Basha mbledh Kryesinë: Protestoni, mos rrini në kafe

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Fokusi i kësaj mbledhjeje ishte aksioni i opozitës dhe protesta e radhës më 13 prill. Kryedemokrati iu kërkoi ish-deputetëve të intensifikojnë takimet me qytetarët ndërsa u vendos për protestë edhe për të enjten.

  “Mos rrini në kafe por zbrisni në terren dhe takoni qytetarët. Të enjten duhet të jeni në ballë të protestës”, ka thënë Basha.

Sipas Bashës, protestat nuk duhet të përqendrohen vetëm në kryeqytet por edhe në rrethe.

“Duhet të angazhohemi në zonat e caktuara. Funksionimi i grupeve të gatshme. Duhet të ketë protesta në rrethe, sipas problematikave që kanë qytetarët. Aktivët e çdo dege te mblidhen përgjatë javës. Protesta të përhershme kur ka parlament.”, mësohet se ka thënë Basha.

Dekokratët e Sarandës organizuan 2 javë më parë në qendër të qytetit të parën protestë pas shumë vitesh opozitë, por pjesmarrja në këtë protestë ishte shumë e ulët. 

Top