Bashkia Sarandë 20 milionë lekë për blerje çadra dhe shezhlonge

Në momentin kur qytetarët e Sarandës, por edhe pushuesit e përvitshëm, prisnin që plazhet e Centralit dhe Plazhi i Ri të liheshin si plazhe publike dhe jo plazhe bashkiake, Bashkia Sarandë ka njoftuar se do të lidhë një kontratë në shumën e më shumë se 20 milionë lekë të vjetra për blerje çadra dhe shezhlonge.
Tenderi i blerjeve të cadrave dhe shezhlonge është bërë një modë e përvitshme nga ana e Bashkisë Sarandë, por shuma e akorduar këtë vit është disa herë më e lartë në krahasim me vitin e kaluar, ku për të njëjtën procedurë u akordua një fond prej 3 milionë lekë të vjetra.

Top