“Blerje materiale për ndriçim rrugor” ose “Shpella e Ali Babës” në Bashkinë e Finiqit

Një ndër blerjet më të shpeshta nga ana e Bashkisë Finiq, pas blerjes së karburantit, është Blerja e materialeve për ndriçim rrugor. Deri tani nga ana e taksave të qytetarëve të kësaj bashkie janë shpenzuar afërsisht rreth 295 milionë lekë të vjetra, pa tvsh
Në të gjitha këto tendera bie në sy se fitues shpallet e njëjta kompani dhe me një diferencë të papërfillshme nga fondi limit.
Por Bashkia Finiq nuk ndalet me kaq. Gjatë kësaj jave në APP është shpallur një tender i ri me vlerën e 133 milionë lekë të vjetra, edhe kjo për Blerje materiale për ndriçim rrugor.

Top