Bum denoncimesh për prokurorët dhe gjyqtarët e Sarandës në DSIK

Qytetarët e Sarandës, duke marrë shkas nga procesi i vetingut,  kanë ndërmarrë një valë denoncimesh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të Sarandës.
Sic mëson Saranda Web, kanë qenë dhjetra rastet kur qytetarët të motuvuar nga pakënaqësitë që kanë patur ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së rrethit Sarandë, kanë dërguar denoncimet e tyre në Drejtorinë e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar, duke besuar se denoncimet e tyre do merren parasysh gjatë procesit të Vetingut.
Një arsye tjetër pse qytetarët i dërgojnë denoncimet e tyre në DSIK është edhe fakti se ata besojnë se do të ruhet edhe fshehtësia e denoncimeve të tyre.
Saranda Web ka mësuar se denoncimet bëhen kryesisht me email në sekretaria@nsa.gov.al por edhe me telefonata në +355 4 2254922

Top