Çapja: Nëse zbuloni vrasjen e avokatit do gjeni thesare – VIDEO

Lajme Saranda News

 

Në dëshminë e tij në GJKKO,Ardian Çapja ka përfshirë dhe një politikan të lartë me emrin “Taulant” duke thënë se dilte në përgjimet për ngjarjen kriminale të 3 shkurtit 2016, ku iu vra vëllai Agroni e 2 të tjerë, teksa 10 persona mbetën të plagosur. Çapja tregon se përgjimet ku dilte ky politikan u asgjësuan (kjo për shkak të ligjit të aso kohe ku nëse një politikan dilte në përgjigje procesi bllokohej). Çapja vijon edhe më tej duke thënë se “Taulanti”, mbiemrin të cilit refuzon ta thotë pasi shprehet se i rrezikohet familja”, e ka marrë në telefon ku i ka ofruar ndihmë, por ai e ka refuzuar pasi nuk kishte nevojë.

 

 

 

“Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 (ku iu vra vëllai Agron Çapja) unë nuk kam dal më nga shpia.  Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja”, ka thënë në deklaratën e tij Çapja.

 

Përballë trupit gjykues ku akuzohet për vrasjen Gentian dhe Nezir Beqirajt në 15 Gusht 2012, Çapja e ka mohuar që të ketë gisht me këtë ngjarje duke thënë se ka qenë në Maqedoni dhe se kjo mund të vërtetohet sipas tij fare mirë nga tabulatet telefonike. Çapja hedh akuza në drejtim të prokurorit Ridvan Sukaj duke thënë se ka manipuluar dosjen.

“Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbulojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orientimi i hetimeve. Unë s’kam lidhje me vrasjen e 2012 (Gentian dhe Nezir Beqiraj) sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. (…)Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet drejtësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardh ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant”, ka vijuar Çapja.

Çapja është shprehur i bindur se për të zbardhur ngjarjen kriminale të masakrës së 3 shkurtit 2016, mjafton për të zbardhur ekzekutimin e avokatit të tij, Ravik Gurra. Kjo sipas Çapjas është pika kyçe e hetimeve e ku do të zbulohen “thesare”, siç ai i ka quajtur.

“Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Kam dëgjuar në media që ju prokurori Dibra keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra, ke tre telefona, ke dosjen time, gjej kush ka vrarë avokatin bëj drejtësi.  Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën”, ka thënë ai.

Përplasjet në Elbasan
26 Dhjetor 2005 vritet Sokol Çapja
28 Maj 2006 vritet Ardian Ibrahimi
15 Gusht 2012 vritet Gentian Beqiraj
15 Gusht 2012 vritet Nezir Beqiraj
14 Mars 2015 vritet Fadil Mema
03 Shkurt 2016 vritet Eno Badelli
03 Shkurt 2016 vritet Ardit Sinakolli
03 Shkurt 2016 vritet Agron Çapja
22 Mars 2019 vritet avokati i fisit Çapja, Ravik Gurra

 

VIDEO https://youtu.be/Tl5UnYki5fI

 

Please follow and like us:
fb-share-icon