Çfarë premtoi Florjana Koka 4 vite më parë?

Kur kanë mbetur edhe pak muaj nga përfundimi i mandatit të kryetarëve të bashkive, Saranda Web po kthehen 4 vjet prapa në kohë për të sjellë premtimet elektorale të kryetarëve të bashkive me qëllim për t`i përballur këto premtime me realitetin e sotëm.
Në këtë shkrim do të sjellim premtimet elektorale të kryetares së Bashkisë Sarandë Florjana Koka.
Sipas Florjana Kokës, “synimi i qeverisjes vendore, në katër vitet e kaluara ishte: Përmirësimi i cilësisë e rritja e standartit dhe mirëqenies së jetesës së qytetarëve, duke rritur aksesin në punësim, shërbime dhe hapësira publike. Rritjen e kohezionit ekonomik, social e territorial të të gjithë komunitetit vendor të Sarandës. Prioritet yni mbetet përmirësimi i infrastrukturës turistike e mjedisore të qytetit e zonës tjetër administrative, për të ofruar një produkt turistik konkurrues, autentik e cilësor, në raport me zhvillimin e kërkesave të tregut aktual. Kapërcimi i situatës degraduese të krijuar në segmentin lidhës të rrugës nacionale Ura e Gajdarit – kryqëzimi i rrugës së Bregdetit, së bashku me ndërtimin e portalit hyrës për në qytet”.

 “Brenda mandatit tim do të përfundojnë një sërë projektesh të një pakete favorizuese investimesh nga Qeveria, në mbështetje të implementimit të Programit të Investimeve Kapitale të zhvillimit të Bregdetit të Jugut, PIK-u. Janë identifikuar 20 projekte zhvillimi. Në bashkëpunim me qeverinë do të realizojmë ndërtimin e Shëtitores, “Shëtitores Blu” dhe i Aerodromit në një periudhë afat-mesme.

Ndërtimi i strukturave ujore, marinave detare, helio-porteve, hidro-planeve etj. Brenda mandatit tim nuk do të ketë më asnjë banesë të papërfshirë në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të ndotura. Do të marrë fund derdhja e ujrave të ndotura në territor në det apo në territor. Do të zgjidhet përfundimisht furnizimi me ujë të pijshëm. Edhe me një investim tjetër për të sjellë sasinë e ujit të nevojshëm nga Tatzati në Sarandë. Angazhohem të zgjidh përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të banorëve, si kërkesa këto elementare të një turizmi cilësor e pretendues. Kanë filluar nga implementimi, që këtë vit dy projekte të rëndësishëm me një vleftë totale 5.5 milion $ e me përfundimin e tyre kjo vlerë do të arrijë në mbi 10 milion €.

Në bashkëpunim e partneritet me Qeverinë do të zhbllokoj situatën për trojevet, duke çliruar e futur në qarkullimin ekonomik kapacitete zhvilluese që vlerësohen në rreth 500 milion €. Do të ndërhyjmë për përmirësimin e rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës arsimore, sportive, kulturore e sociale në qytet e në zonën rurale, e argumentuar kjo me embargon 20-vjeçare të fondeve për objekte arsimore. Me përjashtim të viteve 2014-2015, të projekteve të ndërtimit të ekokampusit shkollor në ish-rezidencën qeveritare, me kapacitet 1000- 1200 nxënës, kopsht, shkollë 9-vjeçare, shkollë të mesme, me një vlerë totale 15 mlionë euro. Do të realizojmë rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të qytetit. Me vlerë 65 milionë lekë, për ta kthyer atë në një qendër multikulturore. Do të zgjerojmë projekte sociale për strehim, duke përdorur të gjitha programet lehtësuese në këtë fushë. Do vëmë në dispozicion dy sheshe për ndërtimin e banesave sociale e do të ndërtohen 50 apartamente sociale. Do të synojmë të përfitojmë nga zbatimi i këtyre programeve mbi 300 familje”, kishte premtuar Florjana Koka 4 vjet më parë.

Burimi:http://shekulli.com.al/florjana-koka-cfare-do-te-bej-per-saranden-ne-4-vite/  dhe https://www.botasot.info/shqiperia/408151/florjana-koka-cfare-do-te-bej-per-saranden-ne-4-vite/

Top