Demokratët e Sarandës hedhin në votim vendimin e Grupit Parlamentar

PD Sarande ka zhvilluar nje mbledhje të Kryesisë së saj gjatë mbremejes se sotme, e cila  sapo ka përfunduar.
Burime te Saranda Web nga kjo mbledhje informojne se pervec masave per protesten e 21 shkurtit, ne kete mbledhje eshte diskutuar dhe votuar vendimi i Grupit Parlamentar te PD per djegien e mandateve.
Sado paradoksale mund te tingelloje kjo sesi mund te diskutojne dhe votojne strukturat lokale per vendimet e Grupit Parlamentar, demokratet e Sarandes me votë unanime kanë miratuar vendimin e grupit parlamentar të PD për djegien e mandateve të PD, vendim i cili do t’i përcillet për vendimmarrje finale nesër Këshillit Kombëtar të PD.

Top