Ilir Meta ka publikuar videon e një qytetarit, për të cilin thotë se është dhunuar nga policia bashkiake, ditën e sotme gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Sukth të ri në Durrës.

Sipas Metës, Mithat Hazbiu nga Sukthi, është ndaluar në shkelje të ligjit vetëm sepse i kërkoi kryeministrit të mos bënet propagandë me zonat e përmbytura. Meta shton se ai ndodhet i shtruar në urgjencë, ndërsa i bën thirrje prokurorisë që të nisë hetimet.

‘Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura. Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet. Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron!’- shkruan Meta, teksa ka publikuar edhe videon e qytetarit.

‘Sot rreth orës dy te lagja jonë erdhi kryeministri i Shqipërisë. E pritëm me kryetarin e bashkisë…’, dëgjohet të thotë ai në videon e publikuar nga Meta, megjithëse nuk sqaron dhunimin nga policia bashkiake.

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial