Policia në Indi ka fajësuar minjtë se kanë ngrënë 200 kilogramë kanabis të sekuestruar nga trafikanët e drogës, e cila mbahej në stacionet e policisë.

“Minjtë janë kafshë të vogla dhe ata nuk kanë frikë nga policia. Është e vështirë të mbrosh drogën prej tyre,” tha një gjykatë në shtetin Uttar Pradesh.

Gjykata i kishte kërkuar policisë që të siguronte deponimin si provë në rastet e shitjes së drogës.

Gjykatësi përmendi tre raste në të cilat marujana u asgjësua nga brejtësit.

Po ashtu, edhe për një rast tjetër që përfshin 386 kg drogë, policia paraqiti një raport duke thënë se “një pjesë” e kanabisit ishte “ngrënë nga minjtë”.

Ai tha se policia nuk kishte ekspertizë për t’u marrë me këtë çështje pasi minjtë ishin “shumë të vegjël”.

Në vitin 2018, tetë oficerë policie argjentinase u pushuan nga puna pasi fajësuan minjtë për zhdukjen e gjysmë ton kanabis nga një magazinë policie. Por ekspertët kundërshtuan pretendimin, duke thënë se kafshët nuk kishin gjasa të ngatërronin ilaçin me ushqimin.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial