EMRAT/ Identifikohet çifti që u masakrua nga ish-bashëshorti i gruas që vrau dhe veten

Lajme Saranda News

 

Një krim horror ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Mediat e huaja raportojnë se në një shtëpi janë gjetur të vrarë burrë e grua, në një lagje jo shumë larg via Roma, në Spinea.

Karabinierët i zbuluan viktimat pasi i kishte telefonuar vajza e gruas, e shqetësuar, pasi që pasdite nuk dëgjonte më të ëmën në celularë. Policia ndërhyri rreth orës 22:00 dhe deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte e qartë se çfarë kishte ndodhur saktësisht. Dy viktimat ishin bashkëjetues.

Në shtëpi karabinierët gjetën një armë zjarri dhe një thikë në vendin e tragjedisë dhe dyshohet se është përfshirë një person i tretë. Të dy viktimat, janë identifikuar si Mynevere Karabollaj , 37 vjeçe ( mbiemri i vajzërisë Vera Myrtaj ) dhe Flonino Merkuri 23 vjeç, i vrarë me thikë, të dy janë shqiptarë.

“Vrasësi gjendet i vdekur në kompaninë Mira” . Vrasësi i dyshuar mund të jetë ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj.

TELEFONATA

Pasdite, vajza e gruas kishte folur me nënën e saj, e cila ishte ende gjallë. Pas kësaj, ajo nuk dëgjoi më për të dhe, me kalimin e kohës, duke u përpjekur ta telefononte dhe nuk mori asnjë përgjigje, ajo filloi të shqetësohej derisa vendosi të jepte alarmin.

Në mbrëmje vonë në rrugë, përgjatë via Leopardi, miqtë dhe familjarët, mes të cilëve kishte nga ata që flisnin shqip, të zhytur në skena dëshpërimi dhe zemërimi për një tragjedi.

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon