Gripi i shpendëve, fillon asgjesimi i pulave

Lajme Saranda News

 

Autoritetet në Holandë do asgjësojnë 29 mijë pula ferme në veri të shtetit, Koudum, pas identifikimit të një varianti të rrallë të gripit të shpendëve, ka thënë të hënën Qeveria.

Me vendim të Qeverisë, ndalesa në transport prej kësaj zone, dhe zonave përreth, do të zgjasë për shtatë ditë, raportojnë mediat e huaja.

Ky është rasti i tretë i raportimit të një virusi të tillë ditëve të fundit dhe i gjashti brenda një muaji.

Rreth gjashtë milionë shpendë janë asgjësuar në Holandë prej identifikimit të variantit të ri të gripit të shpendëve në tetor të vitit të kaluar, ka thënë Autoriteti holandez për Siguri Ushqimore.

Gjithashtu edhe Franca është përballur me numër në rritje të rasteve, pas shpërthimit të rëndë të këtij lloji të gripit, më herët gjatë këtij viti.

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon