I kërkuan lekë për të mbajtur vendin e punës si pastruese: “më hoqën, nuk kisha t’iu jepja”

Lajme Saranda News

 

Njerëzit në këtë vend janë të lebetίtur nga frίka e ndëshkίmιπt nëse guxojnë të tregojnë sa të vαrfër janë. Kanë frίkë të flasin sepse në fakt në Shqipëri për të siguruar një vend si pastruese duhet të japësh ryshfet.

Një zonjë nga Rrësheni na tregon se e ka hυmbur vendin e punës, jo se nuk ka pastruar mirë por se në vend të saj duhet të hynte një tjetër.

Gruaja qe i zuri vendin që mund të ishte e afërme e njerëzve me pushtet apo se iu kishte dhënë lekë njerëzve me pushtet.

“Punoj me ditë në privat, këtu nuk ka punë se mua më kanë hequr prej pune, kam qenë pastruese tek shkolla, më kanë hequr dhe kanë futur tjetër se unë nuk kisha lekë t’iu jepja edhe pastruese kërkonin lekë,” shprehet për emisionin “Vetting” pastruesja nga Rrësheni.

Është e dhίmshme të konstatosh që një i pαpunë në Shqipëri trajtohet me 2 mijë a me 3 mijë lekë ndihmë sociale. Asnjëri prej tyre nuk e ka të sigurt pagesën e asistencës sociale.

Për ta marrë asistencën sociale çdo muaj duhet të plotësojë disa dokumente që e vërtetojnë që ai nuk ka televizor me ngjyra apo një dum dum që transporton pleh nga stalla në arë…

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon