Mblidhet në ilegalitet “Komiteti i Turizmit”

Deputeti Alket Hyseni nepermjet nje publikimi ne fb e tij ka njoftuar se mesditen e djeshme na u paska mbledhur ne Sarande i ashtequajturi “Komiteti i Turizmit”

Alket Hyseni shkruan se “Bashkëbisedim me operatorët turistikë të zonës, me pushtetin lokal, si dhe institucionet shtetërore që kanë lidhje me turizmin.
Së bashku me Damianin dhe Andrean, mikpritëm mbledhjen e Komitetit të Turizmit, nën organizimin e Prefektit të Vlorës dhe kujdesin e Ministrit Blendi Klosi“.

Mbetet mister arsyeja perse kjo mbledhje, qe per nga rendesia dhe pjesmarrja nuk duket e parendesishme,  eshte mbajtur e fshehte ndaj medias, ndryshe nga heret e tjera kur deputeti Hyseni, si mikprites i ketij takimi, kujdesej per prezencen e medias edhe kur bente vizita neper shtepi per shperndarjen e librave falas apo neper biznese kur ato celnin sezonin e punes.
Kane patur frike nga ndonje reagim i pakendshem i pjesmarresve ne mbledhje per mosmbajtjen e premtimeve te pervitshme?!

Top