Wednesday, December 28, 2022
spot_img

“Më ka humbur gruaja”, burri ngre alarmin në Pοlici

Një 22 vjeçare nga Vora është larguar nga shtëpia, duke humbur kontaktet me familjarët e saj.

Ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe është larguar nga banesa e prindërve të saj.

Burri 32 vjeçar thotë se gruaja është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Ai ka kërkuar ndihmën e bluve për gjetjen e saj.

Ndërkohë Policia po punon për gjetjen e saj. “Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj”, njofton Policia.

Duke shpresuar që e reja të jetë mirë, urojmë që të gjendet sa më shpejt dhe të rikthehet pranë familjarëve të saj.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

REKLAMA NË SARANDA NEWS

spot_img

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial