Operacioni policor, arrestohen 7 persona me 300 kg kanabis

Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike. Mesditën e sotme raportohet se është zbuluar një sasi e madhe marijuane në tentativë për ta trafikuar drejt Greqisë.

Rreth 300 kg kanabis e paketuar u zbulua në një kasolle të braktisur në fshatin Dritë fare pranë kufirit me Greqinë.

Para zbulimit të sasisë së kanabisit të braktisur janë kapur 7 persona nga fshati Picar në Gjirokastër të cilët mendohet se do të transportonin sasinë e kanabisit drejt Greqisë.

Në javët e fundit janë goditur disa raste të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Greqi 

Top