Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksion rrugor Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Rrilës. Burime për Report TV bëjnë me dije dy automjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e 4 të rinjve, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ” Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M. Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor”-thuhet në njoftimin e policisë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, përplasja mes dy automjeteve ka qenë shumë e fortë. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

 

VIDEO https://youtu.be/sF7f_8T_WDs

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial