Në biznesin e Dhimitër Kokonozit duke është vendosur tritol por granatë dore. Ky ka qenë përfundimi i policisë së Librazhdit, për shpërthimin në bar bilardon e Kokonozit mbrëmjen e 22 nëntorit rreth orës 02:30.

Rei Karriqi dhe Arjan Pano ka 23 dhe 42 vje­ç të dy banues në lagjen nr 2 në Përrenjas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vënë një granatë dore në biznesin e Kokonozit.

Ende nuk dihet nëse Kokonozi ka pasur më herët konflikt me ta që mund t’i ketë shtyrë për të vendosur granate në biznesin e tij.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial