ASHK Archives - Saranda News

Kadastrat nën hijen e korrupsionit: Hetimet zbulojnë skemat e tjetërsimit të pronave
Kadastrat nën hijen e korrupsionit: Hetimet zbulojnë skemat e tjetërsimit të pronave. Publikuar në Reporter.al

Hetimet për tjetërsimin dhe mbivendosjen e pronave kanë nxjerrë në pah ekspozimin e lartë të Kadastrës ndaj korrupsionit, një problem që ekspertët e lidhin me ligjet kontradiktore, pasigurinë e titujve dhe mungesën e reformave reale për kontrollin dhe llogaridhënien.

Dy ish-drejtorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier u vunë të enjten nën akuzë për regjistrimin e 1143 hektarëve tokë në zonat kadastrale të Semanit të Ri dhe Sheq Marinas, duke përdorur, sipas Prokurorisë së Fierit, vendime të falsifikuara për kthimin e pronave.

Hetimi lidhet me regjistrimin e më shumë se 76 pasurive dhe sekuestrimin e tyre, ndërsa ndaj të proceduarve janë ngritur dyshime për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Prokuroria thotë se verifikimi i dokumenteve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronës do të kishte zbuluar falsifikimin e titujve, ndërsa në një prej rasteve është ndryshuar edhe zëri kadastral i tokës pa aktin administrativ të kërkuar nga ligji.

Rasti më i fundit i shtohet një serie hetimesh që vetëm gjatë pesë viteve të fundit kanë prekur drejtues dhe ish-drejtues të Kadastrës në Vlorë, Sarandë, Durrës, Gjirokastër, Tiranë dhe Dibër, si dhe dhjetëra punonjës të Kadastrës në të gjithë vendin.

Akuzat ndaj tyre lidhen me tjetërsimin ose regjistrimin e paligjshëm të pronave, falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorimin e detyrës, ndërsa hetimet kanë përfshirë edhe specialistë, juristë, ndërmjetës dhe persona të dyshuar si përfitues.

Problematikat që lidhen me një vendim kadastral mund të krijojnë vlera të konsiderueshme ekonomike, ndërsa trashëgimia e dokumenteve, hartave dhe titujve të pronësisë mbetet e ndërlikuar dhe me boshllëqe në verifikim.

Komisioni Europian dhe organizata të tjera ndërkombëtare e klasifikojnë Kadastrën si një prej institucioneve me risk të lartë të korrupsionit dhe problematikën me regjistrimin e pronave si një sektor që kërkon ndërhyrje urgjente përmes planeve të integritetit, vlerësimeve të rrezikut dhe digjitalizimit.

Për ekspertët e politikave publike, ekspozimi i Kadastrës ndaj korrupsionit lidhet njëkohësisht me vlerën e lartë ekonomike të vendimeve mbi pronën, kompleksitetin dhe pasigurinë e dokumentacionit, si dhe me boshllëqet në kuadrin ligjor dhe mungesën e reformave reale për forcimin e kontrollit dhe llogaridhënies institucionale.

“Ky ekspozim vjen sepse një vendim kadastral mund të krijojë vlera shumë të mëdha ekonomike, ndërsa dokumentacioni i pronave shpesh është i ndërlikuar dhe kontrolli administrativ mund të jetë i dobët,” i tha BIRN-it Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Prandaj, shton ai, “duhen verifikime të pavarura për regjistrimet me vlerë të lartë, gjurmueshmëri e plotë digjitale e vendimeve dhe përgjegjësi jo vetëm për zbatuesit, por edhe për drejtuesit që i miratojnë ose i tolerojnë ato”.

Ekspozimi i Kadastrës, sipas Preçit, lidhet edhe me faktin se procesi i pronës kalon nëpër disa hallka profesionale, si juristë, topografë, hartografë, specialistë legalizimesh dhe drejtues, ndërsa mbivendosjet e kufijve, aktet e vjetra, arkivat e paplota dhe konfliktet e pazgjidhura të pronësisë krijojnë hapësira për interpretime dhe ndërhyrje.

Ndërsa Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” e konsideron nivelin e korrupsionit në Kadastër po aq të përhapur sa në institucionet e tjera të administratës publike, por më të ekspozuar ndaj denoncimeve dhe hetimeve për shkak të vlerës së jashtëzakonshme ekonomike të pronës dhe problemeve ligjore që e shoqërojnë atë.

Ai thekson se sa më i paqartë të jetë kuadri ligjor, aq më shumë hapësirë krijohet për favorizim, ndërmjetësim dhe ryshfet, ndërsa konfliktet mbi pronën mund të prodhojnë pasoja shumë më të rënda sociale sesa një dëm i zakonshëm administrativ.

“Korrupsioni në rastet e mbivendosjes dhe përvetësimit të pronave nuk sjell vetëm aktin korruptiv me vete, por mund të sjellë edhe tragjedi, siç ka ndodhur në tranzicion, ku shumë qytetarë kanë marrë akte vetëgjyqësie për shkak të humbjes së pronave padrejtësisht,” i tha Xhemollari BIRN-it.

Kadastra, si model qeverisjeje

Agjencia Shtetërore e Kadastrës u krijua si një institucion në varësi të Kryeministrit me ligjin e vitit 2018, nga bashkimi i disa strukturave shtetërore përgjegjëse për regjistrimin dhe administrimin e pronave, si Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) dhe Agjencia e Legalizimit të Ndërtimeve Informale (ALUIZNI).

Qeveria e prezantoi këtë bashkim si një reformë që do t’i jepte fund sorollatjes së qytetarëve nëpër institucione, do të digjitalizonte të dhënat e pronave, do të zgjidhte problemet e regjistrimit dhe dokumentacionit të pronësisë dhe do të rriste transparencën dhe cilësinë e shërbimeve.

Digjitalizimi i sistemit dhe i shërbimeve në sektor mbetet ende në premtime dhe në letër, ndërsa shihet si një nga format për të reduktuar korrupsionin në sektor.

Megjithatë, për ekspertët e politikave publike, problematikat me funksionimin e kësaj agjencie nuk lidhen thjesht me krijimin e platformave digjitale për ofrimin e shërbimeve, por me modelin e qeverisjes në tërësi, boshllëqet në kuadrin ligjor dhe ligjet kontradiktore që rregullojnë çështjet e pronës.

Për Zef Preçin, digjitalizimi i shërbimeve të pronës nuk është në vetvete një garanci kundër korrupsionit apo abuzimit.

“Nëse futen të dhëna të pasakta ose dokumente të manipuluara, sistemi mund t’i formalizojë ato më shpejt, por jo t’i korrigjojë ato,” thotë ai, duke vënë theksin te nevoja për një kontroll më të fortë dhe auditim të pavarur të regjistrave të pronave me vlerë të lartë.

Sipas Preçit, mbivendosja e pronave dhe mospërputhja mes hartave, titujve dhe regjistrave rrit diskrecionin e zyrtarëve të ASHK-së dhe krijon hapësirë për ryshfet, favorizim e ndërmjetësim informal, duke e bërë verifikimin e saktësisë së të dhënave po aq të rëndësishëm sa vetë digjitalizimi.

Ndaj, shton ai, “zgjidhja nuk është vetëm digjitalizimi, por verifikimi i saktësisë së titujve dhe hartave, auditimi i pavarur për rastet me rrezik të lartë dhe gjurma e plotë elektronike për çdo ndryshim në dosjen e pronës”.

Edhe për Xhemollarin, digjitalizimi shihet si një lehtësim i procesit, por jo si një zgjidhje “automatike” për korrupsionin.

Për këtë arsye, ai argumenton se “reforma duhet të nisë nga rishikimi i kuadrit ligjor të pronës dhe nga mekanizma specifikë antikorrupsion në Kadastër, ndërsa veprat korruptive që lidhen me pronën duhet të trajtohen me një qasje penale më të posaçme, duke marrë parasysh pasojat e veçanta që mund të prodhojnë”.

Ndërsa sipas Preçit, ligjet në fuqi që prekin çështjen e pronës mund të bëhen edhe “mburojë” e skemave kriminale për tjetërsimin e tokave.

Duke iu referuar dosjeve hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për tjetërsimin e pronave në zona të ndryshme të vendit, Preçi argumenton se këto raste duhen parë edhe në funksion të mundësisë së përsëritjes së të njëjtave skema në të gjithë territorin.

“Është çështje kohe dhe vullneti për të hetuar nga organet kompetente dhe sidomos nga SPAK-u, sepse situata të ngjashme gjenden në të gjithë territorin e vendit, deri edhe në ‘Paketën e Maleve’, që në emër të zhvillimit rajonal po ‘emëron’ pronarë pasurish të patundshme sipërmarrës klientë të qeverisë,” thotë Preçi. PUBLIKUAR NË REPORTER.AL

The post Kadastrat nën hijen e korrupsionit: Hetimet zbulojnë skemat e tjetërsimit të pronave appeared first on Saranda News.

Më kërkojnë 2 hyrje për hipotekimin e godinës, 1 kryetari i Bashkisë, 1 drejtori i Hipotekës
Qytetari denoncon: Më kërkojnë 2 hyrje për hipotekimin e godinës, 1 kryetari i Bashkisë, 1 drejtori i Hipotekës.

Gjatë protestës së banorëve të Delvinës përpara Bashkisë Sarandë, një 80-vjeçar, krahas kundërshtimit për çështjen e linjës Delvinë–Sarandë, ka bërë në Saranda Web një denoncim të rëndë lidhur me hipotekimin e një godine në Delvinë.

Qytetari pretendon se i janë kërkuar dy hyrje të godinës, duke pretenduar se “një e kërkon kryetari i Bashkisë dhe një drejtori i Hipotekës”.

Në gjendje të rënduar emocionale, ai deklaroi se, nëse çështja e tij nuk merr zgjidhje, do të ndërmarrë një akt ekstrem përpara Kryeministrisë, duke u lyer me benzinë. Saranda Web

The post Më kërkojnë 2 hyrje për hipotekimin e godinës, 1 kryetari i Bashkisë, 1 drejtori i Hipotekës appeared first on Saranda News.

ASHK: Tani mund të kontrolloni të dhënat e pronës tuaj edhe nga telefoni – DETAJET
Agjencia Shtetërore e Kadastrës: Tani mund të kontrolloni të dhënat e pronës tuaj edhe nga telefoni

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka njoftuar se qytetarët në zonat ku po zhvillohet Regjistrimi Fillestar mund të kontrollojnë online të dhënat e pronave të tyre përmes faqes zyrtare të institucionit.

Sipas njoftimit, përmes një harte interaktive mund të kërkohet prona sipas zonës kadastrale ose emrit të subjektit, ndërsa shfaqen të gjitha të dhënat e mbledhura gjatë matjeve dhe verifikimeve në terren.

Megjithatë, ndonëse ky hap paraqitet si lehtësim për qytetarët, realiteti mbetet më kompleks.

A është realisht i aksesueshëm ky shërbim?

Në shumë zona, sidomos për moshat e treta apo familje që nuk kanë njohuri teknologjike, përdorimi i hartave interaktive dhe platformave online nuk është i thjeshtë. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk di të përdorë telefonat smart apo shërbimet digjitale.

Në praktikë, kjo do të thotë se shumë qytetarë do të vazhdojnë:

Të paraqiten fizikisht pranë pikave të afishimit

Të kërkojnë ndihmë nga të afërm

Ose të paguajnë zyra private që ofrojnë shërbime aplikimi dhe verifikimi online

Kështu, një shërbim që synon lehtësim mund të përkthehet në një kosto shtesë për ata që nuk kanë akses apo aftësi digjitale.

Afati 45-ditor mbetet vendimtar

Dokumentet vijojnë të jenë të afishuara fizikisht për 45 ditë në ambientet e njësive të vetëqeverisjes vendore. Brenda këtij afati, çdo qytetar duhet të verifikojë të dhënat e pronës së tij.

Nëse konstatohen pasaktësi apo gabime, kërkesa me shkrim duhet të paraqitet pranë pikave të afishimit publik ose në drejtorinë vendore të ASHK-së, brenda afatit ligjor.

Pas përfundimit të kësaj faze, regjistri kadastral për zonën përkatëse konsiderohet i mbyllur.

Çfarë është Regjistrimi Fillestar?

Regjistrimi Fillestar është procesi përmes të cilit regjistrohen për herë të parë të gjitha pronat në një zonë të caktuar, duke krijuar regjistrin zyrtar kadastral.

Kjo fazë është vendimtare për saktësinë e të dhënave të pronësisë dhe për shmangien e problemeve ligjore në të ardhmen.

Publikimi online i të dhënave është një hap drejt digjitalizimit, por mbetet sfidë për një pjesë të madhe të qytetarëve që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë. Për ta, verifikimi i pronës vijon të jetë një proces që kërkon prezencë fizike ose ndihmë të paguar.

Ndaj, përtej platformës online, informimi i qartë dhe asistenca direkte për qytetarët mbeten po aq të rëndësishme sa vetë sistemi digjital.

The post ASHK: Tani mund të kontrolloni të dhënat e pronës tuaj edhe nga telefoni – DETAJET appeared first on Saranda News.

Nga Entuziazmi te Zhgënjimi – Qytetari: Kam 7 muaj që kam aplikuar për Çertifikatë në ASHK
Nga Entuziazmi te Zhgënjimi – Qytetari: Kam 7 muaj që kam aplikuar për Çertifikatë në ASHK

Vetëm pak ditë më parë, Saranda Web publikoi një rast të një qytetari që ishte entuziazmuar nga qëndrimi korrekt dhe i gatshëm për zgjidhje i drejtorit të ASHK-së. Qytetari në fjalë vlerësoi përkushtimin e tij për t’i trajtuar problemet e pronësisë me përparësi dhe për t’i dhënë fund burokracisë së stërzgjatur. Fatkeqësisht, jo të gjithë qytetarët kanë përjetuar të njëjtën përvojë pozitive.

Një tjetër qytetar na ka dërguar një ankesë ku shpreh zhgënjimin dhe lodhjen nga procesi i gjatë dhe pa rezultat për pajisjen me certifikatën e pronësisë. “Aplikimin e kemi bërë që më 11 mars 2024, por deri më sot nuk kemi marrë certifikatën,” – thekson ai në mesazhin e tij drejtuar redaksisë së Saranda Web.

Zvarritje dhe mungesë transparence

Qytetari tregon se ka bërë përpjekje të shumta për të zgjidhur çështjen. “Kemi shkuar disa herë në Hipotekë dhe nuk na japin asnjë zgjidhje. Jemi interesuar dhjetëra herë në ASHK Sarandë, por çdo herë na thonë që çështja është te Kulla në Tiranë,” – rrëfen ai, duke nënvizuar mungesën e qartësisë dhe bashkëpunimit mes institucioneve.

Ky rast është një shembull i qartë i problemeve të vazhdueshme që qytetarët hasin në dyert e ASHK Sarandë. Vonesat burokratike jo vetëm që shkaktojnë stres të madh për individët, por dëmtojnë gjithashtu besimin te institucionet dhe pengojnë zhvillimin e pronave dhe investimeve.

Nevojitet më shumë transparencë dhe bashkëpunim ndërmjet zyrave vendore dhe qendrore për të shmangur këto pengesa të panevojshme.

Shpresojmë që ky publikim të ndihmojë në sensibilizimin e institucioneve dhe të sigurojë zgjidhje konkrete për qytetarin, duke i hapur rrugën një administrimi më efikas dhe të drejtë të çështjeve të pronësisë.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

The post Nga Entuziazmi te Zhgënjimi – Qytetari: Kam 7 muaj që kam aplikuar për Çertifikatë në ASHK appeared first on Saranda News.

Këshilli Bashkiak Sarandë diskuton Marrëveshjen me ASHK për Legalizimin e ndërtimeve pa leje
Këshilli Bashkiak Sarandë diskuton Marrëveshjen për Legalizimin e ndërtimeve pa leje

Këshilli Bashkiak Sarandë pritet të shqyrtojë dhe miratojë një projekt-vendim për bashkëpunimin midis Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe Bashkisë Sarandë. Kjo marrëveshje synon përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe trajtimin e procedurave administrative të papërfunduara për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat e prioriteteve të zhvillimit urban dhe ato informale të banimit.

Çfarë Përfiton Bashkia nga Kjo Marrëveshje?

Përcaktimi i Prioriteteve dhe Ritmit të Punës

Në bazë të ligjit të ri, bashkisë i jepet e drejta të caktojë se cilat lagje apo zona do të përpunohen më parë dhe në çfarë ritmi. Për shembull, bashkia vendos në mënyrë të pavarur se cila dosje duhet përfunduar brenda një afati të caktuar kohor. Kryetari i Bashkisë do të ketë kompetencën e plotë për të udhëhequr dhe përcaktuar dinamikën e punës së ASHK në territorin përkatës.

Krijimi i Një Zyre “Help Desk” për Qytetarët

Bashkia do të ketë mundësinë të ngrejë një zyrë të posaçme ndihme (help desk) për të mbështetur qytetarët. Në këtë zyrë, qytetarët do të marrin informacion dhe ndihmë për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, do të kuptojnë hapat procedurale dhe do të caktohet data kur grupet e punës do të kryejnë matjet në terren.

Shtimi i Burimeve Njerëzore dhe Mbështetja Financiare

Marrëveshja i jep të drejtë bashkisë që të mbështesë financiarisht zyrat vendore të ASHK për shtimin e stafit. Nëse zyra e legalizimeve ka vetëm 5 punonjës dhe kërkohet shtimi i tyre në 10 për të përshpejtuar procesin, bashkia mund të ofrojë burime financiare për të rekrutuar staf të ri. Kjo masë synon të përshpejtojë përpunimin e dosjeve dhe matjet në terren.

Krijimi i Një Sistemi Digjital të Monitorimit

Një komponent thelbësor i marrëveshjes është krijimi i një sistemi digjital, ku të gjitha dosjet e legalizimit do të regjistrohen dhe monitorohen. Ky sistem do të mundësojë transparencë dhe ndjekje të rregullt të procesit nga të dyja palët: bashkia dhe ASHK. Në këtë mënyrë, synohet të shmanget çdo vonesë apo parregullsi gjatë procedurave.

Kjo marrëveshje pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin urban të Sarandës, duke përshpejtuar legalizimin e ndërtimeve dhe formalizimin e pronësisë në zonat me interes të veçantë për qytetin.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

The post Këshilli Bashkiak Sarandë diskuton Marrëveshjen me ASHK për Legalizimin e ndërtimeve pa leje appeared first on Saranda News.