saranda Archives - Saranda News

“Do na iki Trump-i” – Deputetja argumenton pse portet duhet të bëhen pronë e investitorëve strategjikë
“Do na iki Trump-i” – Deputetja argumenton pse portet duhet të bëhen pronë e investitorëve strategjikë

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga mazhoranca ka hapur një debat të fortë mbi mënyrën se si do të zhvillohen portet turistike në Shqipëri.

Propozimi synon t’u japë investitorëve strategjikë mundësinë për të ndërtuar dhe shfrytëzuar porte turistike pa iu nënshtruar procedurave të konkurrimit apo koncesionit, siç parashikon aktualisht ligji. Nisma mban firmën e deputetes së Partisë Socialiste, Zamira Sinaj, e cila propozon ndërhyrje në legjislacionin ekzistues për të krijuar një mekanizëm paralel për realizimin e porteve turistike, kur ato janë pjesë e një projekti të miratuar si investim strategjik.

Në thelb, ndryshimi synon të përmbysë modelin aktual. Sipas kuadrit ligjor në fuqi, ndërtimi dhe operimi i porteve turistike realizohet përmes procedurës së koncesionit: investitori ndërton me kapital privat, por pas një periudhe të caktuar, infrastruktura i rikthehet shtetit. Me formulën e re, subjektet që kanë marrë statusin “Investitor Strategjik” nga Komiteti i Investimeve Strategjike, nëse porti është pjesë e investimit të tyre, përjashtohen nga detyrimi për procedurë gare.

Në praktikë, kjo do të thotë se një ndërtues resorti turistik mund të marrë automatikisht të drejtën për të ndërtuar dhe operuar edhe portin përkatës. Ndryshe nga modeli i koncesionit, ku prona rikthehet në shtet, porti turistik në këtë rast do të mbetet në mënyrë të përhershme në pronësi të privatit.

Duke argumentuar nevojën për këtë ndërhyrje, Sinaj solli si shembull investimin e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në ishullin e Sazanit. Sipas saj, procedurat aktuale burokratike janë të gjata dhe rrezikojnë të dekurajojnë investitorët strategjikë.

“Investimi në ishullin e Sazanit, investitorët rrezikojnë të tërhiqen nëse ligji nuk kalon,” u shpreh deputetja, duke shtuar se Shqipëria duhet të reagojë shpejt për të mos humbur investime të mëdha ndërkombëtare.

Por kjo nismë është përballur me kundërshtim të fortë nga opozita, e cila ngre dyshime për transparencën dhe qëllimin e saj. Sipas deputetëve opozitarë, ekziston rreziku që ligji të jetë i orientuar drejt interesave të paracaktuara private.

“Nuk e kuptoj pse do e kaloni me shpejtësi, por kam përshtypjen se janë gati emrat që do të marrin portet e Shqipërisë,” u shprehën ata gjatë debatit në Kuvend.

Nga ana tjetër, Sinaj mbrojti propozimin si një zgjidhje praktike për të shmangur zvarritjet administrative.

“Propozimi është i thjeshtë: kur kemi një investim strategjik dhe porti është pjesë e këtij investimi, këtë procedurë ta bëjë vetë investitori pa kaluar në procedura të reja,” deklaroi ajo.

Debati shkon përtej një ndryshimi teknik ligjor dhe prek thelbin e politikave ekonomike. Investitorët strategjikë gëzojnë tashmë një sërë lehtësish, përfshirë përjashtime nga disa taksa, procedura të përshpejtuara dhe mbështetje shtetërore me infrastrukturë ndihmëse si rrugë, energji dhe kanalizime. Në disa raste, atyre u është dhënë edhe shfrytëzimi i pronave shtetërore me vlerë simbolike për periudha të gjata.

Një rast i njohur në Sarandë është Porti i Limionit, i cili fillimisht u dha me qira për 20 vite për vetëm 2,000 dollarë në vit dhe më pas përmes një Partneriteti Publik-Privat për 35 vite. Modeli i ri i propozuar në Kuvend shkon edhe më tej, duke krijuar mundësinë që portet turistike të mos kenë më afat rikthimi në pronësi shtetërore, por të mbeten përgjithmonë në administrim privat.

Opozita ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi kohën e këtij ndryshimi, duke qenë se ligji për investimet strategjike pritet të përfundojë në dhjetor 2026. Por Sinaj paralajmëroi se mazhoranca po përgatit një tjetër shtyrje të afatit.

“Jemi duke përgatitur një draft për të shtyrë ligjin e investimeve strategjike për herë të shtatë,” u shpreh ajo.

Socialistët, ndërkohë, i hodhën poshtë akuzat për një ligj “me porosi”, duke argumentuar se qëllimi kryesor është krijimi i sigurisë juridike për investitorët strategjikë dhe harmonizimi i procedurave mes ligjit për portet turistike dhe atij për investimet strategjike.

Mes interesave ekonomike, debatit politik dhe shqetësimeve për transparencën, kjo nismë pritet të mbetet në qendër të vëmendjes publike, ndërsa Shqipëria përballet me dilemat mes tërheqjes së investimeve të huaja dhe ruajtjes së kontrollit mbi asetet strategjike.

The post “Do na iki Trump-i” – Deputetja argumenton pse portet duhet të bëhen pronë e investitorëve strategjikë appeared first on Saranda News.

Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh. Ofrohet akomodim
Supermarket Arta në Ksamil kërkon të punësojë:

– Kasiere

– Sistemues/e Raftesh

Ofrohet akomodim

Për kushtet e punës dhe aplikime kontaktoni 068 406 0404

Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen, kushtet dhe marrëdhënien e punës është punëdhënësi.

The post Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh. Ofrohet akomodim appeared first on Saranda News.

Pushtimi italian i Sarandës, 7 prill 1939 – VIDEO
Pushtimi italian i Sarandës – 7 Prill 1939

7 prill i vitit 1939 mbetet një nga ditët më të rënda në historinë e Shqipërisë, kur forcat ushtarake të Italisë fashiste zbarkuan në brigjet shqiptare dhe vendosën pushtimin e vendit.

Në jug, Saranda ishte një nga pikat ku kjo ndërhyrje u ndje drejtpërdrejt, duke u kthyer në një nga skenat e para të përballjes mes pushtuesve dhe banorëve vendas.

Ngjarjet e asaj dite janë përjetuar dhe rrëfyer nga dëshmitarë okularë, ndër më të rëndësishmit kujtimet e Lame Xhama, i cili e përshkruan 7 prillin si “e premtja e zezë”. Ai kujton se propaganda italiane kishte kohë që vepronte në qytet përmes konsullatës dhe lidhjeve tregtare, duke përhapur idenë se Italia do të sillte shpëtimin e Shqipërisë. Megjithatë, realiteti i 7 prillit tregoi të kundërtën.

Sipas tij, rreth orës katër ose pesë të mëngjesit, limani i Sarandës u mbush me anije luftarake italiane, të cilat qëndronin në det të ngarkuara me ushtarë dhe armatime. Prania e tyre krijoi menjëherë panik. Banorët, të frikësuar nga bombardimet, filluan të largoheshin drejt fshatrave përreth, duke kaluar Qafën e Gjashtës dhe duke marrë me vete fëmijët dhe sendet më të nevojshme. Edhe vetë Lame Xhama, si kujdestar në Konvikti “Çamëria”, mori nxënësit dhe u largua drejt Vremeros për t’i mbrojtur.

Pak më vonë, nga deti nisën të dëgjoheshin gjëmime topash, krisma armësh dhe vërshëllima predhash. Italianët qëllonin për të përhapur panik dhe për të treguar forcën e tyre, por kjo nuk i trembi të gjithë. Një grup i vogël sarandjotësh u armatos dhe vendosi të përballet me pushtuesit në momentin e zbarkimit.

Në këtë përplasje të parë u shqua qëndresa e djemve vendas, të cilët i pritën italianët me armë. Lufta ishte e shkurtër dhe e pabarabartë. Nga pala shqiptare u plagos rëndë Mitro Dhimërtika nga Nivica, i cili më vonë ndërroi jetë dhe u shpall dëshmor, duke mbetur simbol i asaj dite. Me të luftuan edhe emra të tjerë si Naqe Gurma dhe Ibrahim Mustafai.

Këtyre rrëfimeve u shtohen edhe kujtimet e Piro Mosi, një tjetër dëshmitar okular, i cili në atë kohë ishte vetëm 11 vjeç. Ai kujton se ditët para pushtimit kishin një atmosferë të fortë patriotike. Në radio transmetoheshin vazhdimisht këngë patriotike, ndërsa më 5 prill, me rastin e lindjes së Princ Lekës, qyteti u mbush me aktivitete dhe manifestime.

Babai i tij, drejtor i postës në Sarandë, kishte mbledhur qytetarët dhe kishte recituar vargjet e njohura “O moj Shqypni”, ndërsa në qytet dhe në shkollë mbaheshin fjalime me tone patriotike që, sipas Mosit, përgatitën shpirtërisht popullsinë për atë që do të ndodhte.

Mosi kujton qartë mëngjesin e 7 prillit, kur nga dritarja e shtëpisë së tij, përballë detit, pa anijet italiane që hynin në gjirin e Sarandës. Ai thotë se i numëruan dhe ishin plot 37 anije, një pamje që paralajmëronte pushtimin e pashmangshëm.

Një detaj tjetër i rëndësishëm nga rrëfimi i tij lidhet me përpjekjen e autoriteteve shqiptare për të ndaluar zbarkimin. Kapiteni i portit, Gjon Nikë Vuksani, u kërkoi italianëve procedurat e zakonshme, por ata refuzuan dhe deklaruan se do të zbarkonin me forcë. Në këtë moment, Vuksani së bashku me vëllain e tij hapën zjarr, duke shënuar aktin e parë të rezistencës së armatosur në Sarandë.

Luftimet vijuan në pika të ndryshme të qytetit. Një xhandar pranë bankës italiane përdori një mitraloz të lehtë dhe, sipas kujtimeve, shkaktoi humbje të konsiderueshme në radhët e italianëve. Ndërkohë, në zona të tjera luftuan edhe oficerë si Nazif Babani dhe Ndrec Lufi. Në këto përplasje u vra edhe ushtari Gani nga Elbasani, ndërsa Mitro Dhimërtika u plagos rëndë në bark dhe, megjithëse u operua, nuk arriti të mbijetojë.

Pas rezistencës, trupat italiane zbarkuan plotësisht dhe nisën të shtrijnë kontrollin në qytet. Tanket u drejtuan edhe në brendësi, ndërsa në Sarandë mbetën gjurmët e përgjakshme të përplasjes. Sipas Mosit, punëtorët e portit u detyruan të pastronin gjakun në rrugë dhe në mol, një pamje që dëshmonte qartë se pushtimi kishte ardhur me dhunë.

Moli u mbush me ushtarë, armatime dhe materiale të shumta, ndërsa me kalimin e orëve banorët nisën të kthehen në shtëpitë e tyre. Saranda, njësoj si qytetet e tjera bregdetare, ra nën kontrollin e plotë të pushtuesve.

Rrëfimi i tij sjell edhe një pasqyrë të mëvonshme tragjike për shumë nga ata që rezistuan. Disa prej tyre, si Gjon Nika, përfunduan në burgjet e regjimit komunist, ndërsa të tjerë u vranë apo u pushkatuan në vitet që pasuan, duke treguar se sakrifica e tyre nuk mori gjithmonë vlerësimin e merituar.

Pushtimi i Sarandës ishte pjesë e një operacioni të gjerë që përfshiu gjithë Shqipërinë. Megjithatë, qëndresa e vogël, por domethënëse e banorëve të saj, mbeti një nga episodet më të forta të asaj dite.

7 prilli 1939 mbetet një kujtesë historike për humbjen e lirisë, por edhe për guximin e atyre që, edhe përballë një force shumë më të madhe, zgjodhën të mos dorëzohen. Për Sarandën, kjo ditë nuk është vetëm histori, por pjesë e identitetit dhe e kujtesës së saj kolektive. Saranda Web

The post Pushtimi italian i Sarandës, 7 prill 1939 – VIDEO appeared first on Saranda News.

Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë staf duke filluar nga data 15 maj.

Pozicionet e lira janë:

– Ndihmës kuzhinier/zgarist

– Kamarier/e (me njohuri të gjuhës angleze)

– Pjatalarëse

– Hostess (me njohuri të gjuhës angleze)

Orari i punës është 15:00 – 24:00. Akomodimi nuk ofrohet.

Kontakt / WhatsApp: +355 68 845 9454

Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen, kushtet dhe marrëdhënien e punës është punëdhënësi.

The post Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj appeared first on Saranda News.

Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e dhe Kamarier/e
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë:

– Kuzhinier/e

– Kamarier/e

Të interesuarit të kontaktojnë 069 773 3755 ose të paraqiten në Restorant Piceri Casa Nostra

Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen, kushtet dhe marrëdhënien e punës është punëdhënësi.

The post Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e appeared first on Saranda News.

ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin:

Punonjës/e për përgatitje dhe shërbim.

Kandidatët duhet të jenë energjikë, të komunikueshëm dhe të gatshëm për të punuar në një ambient dinamik.

Eksperienca e mëparshme nuk është e detyrueshme, pasi stafi do të ofrojë trajnimin e nevojshëm për fillestarët.

Kontaktoni në WhatsApp 069 554 2584 ose vizito në një nga dy pikat e Ice Roll – Sarandë & Ksamil për më shumë info.

Bëhu pjesë e ekipit Ice Roll!

Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen, kushtet dhe marrëdhënien e punës është punëdhënësi.

The post ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin appeared first on Saranda News.

Sarandë: Vajza e mitur sulmohet nga qentë endacakë në shëtitore, qytetarët kërkojnë masa urgjente
Sarandë: Vajza e mitur sulmohet nga qentë endacakë në shëtitore, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shëtitoren e Sarandës, ku një vajzë e mitur është sulmuar nga një tufë qensh endacakë, duke shkaktuar panik dhe traumë të fortë tek fëmija dhe familjarët e saj.

Ngjarja është bërë publike në grupin e komunitetit Saranda Web për Qytetarët, ku menjëherë kanë shpërthyer reagime të shumta nga banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet.

Sipas dëshmive të qytetarëve, incidenti ka ndodhur në zonën e shëtitores pranë shkallëve afër rërës, një zonë e frekuentuar nga familjarë dhe pushues. Një prind i shqetësuar rrëfen: “Pesë qen iu sulën vajzës time dhe e traumatizuan. Nuk po e qetësoj dot. Pashë tmerr me sytë e mi. Çdo nënë do ta ndiente këtë dhimbje në palcë. Ju lutem institucioneve të marrin masa para ndonjë fatkeqësie.”

Një tjetër qytetar dëshmon se rreth orës 20:00 dy qen iu sulën një vajze të vogël, rreth 4 vjeç, duke krijuar një situatë alarmante. “Disa burra ndërhynë duke i larguar qentë, ndërsa fëmija filloi të qante me të madhe. Ishte një skenë e rëndë që vështirë të harrohet,” shprehet ai.

Reagimet e qytetarëve tregojnë se ky nuk është një rast i izoluar. Sipas tyre, raste të ngjashme janë shënuar edhe ditët e fundit në zona të tjera të qytetit, përfshirë rrugën e portit dhe zonën pranë një lokali buzë detit, ku qentë kanë krijuar panik mes familjarëve dhe fëmijëve. “Kemi frikë të dalim për shëtitje me fëmijët. Situata është serioze dhe kërkon masa urgjente,” shprehet një tjetër qytetar.

Shumë prej komentuesve theksojnë se, ndonëse janë dashamirës të kafshëve, siguria e njerëzve duhet të jetë prioritet. Ata kërkojnë që bashkia të ndërhyjë për menaxhimin dhe strehimin e qenve endacakë në qendra të posaçme, veçanërisht në prag të sezonit turistik, kur qyteti pret mijëra vizitorë.

Nëna e vajzës së sulmuar ka reaguar gjithashtu, duke falenderuar publikisht qytetarët që ndërhynë për të shpëtuar fëmijën: “Nga tmerri që përjetova nuk munda as të falenderoj në moment. Jam shumë mirënjohëse për këdo që u hodh dhe shpëtoi vajzën time, e cila ende nuk është qetësuar.”

Ndërkohë, qytetarët kërkojnë që autoritetet lokale të marrin masa konkrete dhe të menjëhershme për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla, duke theksuar se prania e qenve agresivë në zona të populluara përbën rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e banorëve dhe vizitorëve.

Saranda, një nga destinacionet kryesore turistike në jug të vendit, përballet prej kohësh me problematikën e qenve endacakë, por ngjarje të tilla rikthejnë në vëmendje urgjencën e zgjidhjes së këtij fenomeni përpara se të ndodhë ndonjë tragjedi. Saranda Web

The post Sarandë: Vajza e mitur sulmohet nga qentë endacakë në shëtitore, qytetarët kërkojnë masa urgjente appeared first on Saranda News.

Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
Markata DON PESHK në lagjen nr. 4, Sarandë, zgjeron stafin dhe kërkon të punësojë:

Ndihmës Kuzhinier/e

Ndihmës Kamarier/e

Për pagën dhe kushtet e punës, kontaktoni në 069 769 4456

Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është punëdhënësi.

The post Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e appeared first on Saranda News.

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
MY FAMILY Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë staf për kuzhinë.

– Pjatalarës/e (orari 16:00–24:00)

– Ndihmës kuzhinier/e (orari 07:00–15:00)

Kontakt: 069 94 71 093

Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen, kushtet dhe marrëdhënien e punës është punëdhënësi.

The post MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e appeared first on Saranda News.

Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes

Butrinti i Sarandës ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Shkumbinit në Peqin, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-2 dhe duke u ngjitur në vendin e parë në Kategorinë e Dytë, Grupi B.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Shkumbini” nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që Pjesën e Parë treguan kujdes në fazën mbrojtëse gjatë pjesës së parë, e cila u mbyll pa gola, 0-0. Megjithatë, në startin e Pjesës së Dytë, ishte Butrinti që goditi menjëherë, teksa Avduli zhbllokoi rezultatin në minutën e 47-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës nga Saranda.

Pas golit të parë, Butrinti administroi mirë lojën dhe kërkoi të godiste sërish në kundërsulm, ndërsa vendasit tentuan të reagojnë. Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 82-të, kur Mario Mërkuri vulosi fitoren me golin e dytë, duke i dhënë qetësi ekipit të tij në minutat e fundit.

Situata u rëndua edhe më shumë për vendasit në minutën e 84-t, kur Sula u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Shkumbinin me 10 lojtarë. Në këto kushte, administrimi i rezultatit për Butrintin u bë edhe më i lehtë deri në vërshëllimën përfundimtare.

Me këtë fitore, Butrinti konfirmon formën shumë të mirë dhe merr kryesimin e renditjes, duke dhënë një sinjal të fortë për vazhdimin e kampionatit.

Ndeshja është transmetuar drejtpërdrejt nga Saranda Web, duke sjellë për ndjekësit emocionet e këtij suksesi të rëndësishëm për ekipin sarandiot.

The post Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO appeared first on Saranda News.