Vodhën lopët nga stalla, kapen dhe arrestohen 3 hajdutët

Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona për vjedhje në bashkëpunim.
Më datë 28.02.2019, shërbimet e policisë kanë bllokuar një automjet tip Benz, brenda të cilit u gjetën të vjedhura gjedhë në një stallë në fshatin Bistricë.
Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit dhe dy persona të tjerë, konkretisht B.O, R.O, Sh.A të moshave 55, 20 dhe 58 vjeçarë të cilët kanë asistuar për kryerjen e vjedhjes në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Top