Dokumentar Archives - Saranda News

Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO
Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan

Në thellësi të tokës së Epirit, rreth 35 km larg nga Saranda, fshihet një nga enigmat më të mëdha të historisë së lashtë shqiptare. Një qytet i heshtur prej shekujsh, i mbuluar nga bimësia dhe harresa, por që vijon të flasë përmes mureve, gurëve dhe legjendave. Është qyteti antik i Malçanit, në bashkinë Finiq – një vend që gjithnjë e më shumë po lidhet me emrin e lashtë Helikranon.

Për dekada me radhë, ky vendbanim është përmendur thjesht si “qyteti antik i Malçanit”. Por nën këtë emër të përgjithshëm, fshihet mundësia reale që këtu të ketë ekzistuar qyteti antik Helikranon, i njohur nga burimet e lashtësisë, por ende i paidentifikuar përfundimisht në terren.

Një qytet i përmendur nga lashtësia, por ende pa emër zyrtar

Sipas arkeologut Halil Shabani, prej vitesh ekzistojnë mendime dhe hipoteza serioze nga arkeologë dhe historianë se qyteti antik i Malçanit mund të jetë pikërisht Helikranoni i përmendur në tekstet antike.

Ky qytet, sipas burimeve historike, përshkruhet si një vendbanim në tokat e brendshme të Epirit, por me rol aktiv në zhvillimet ushtarake dhe politike të kohës. Helikranoni përmendet si pjesë e një rrjeti qytetesh që reaguan në momente kritike, duke iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë të Foinikes, në periudhën e sulmeve të mbretëreshës Teuta dhe lëvizjeve të ushtrive ilire dhe etole.

Fakti që ky qytet përmendet në kontekste kaq të rëndësishme historike, e bën Malçanin një pikë kyçe për të kuptuar më mirë strukturën politike dhe ushtarake të Epirit në shekullin III para Krishtit.

Jo një kala, por një qytet i mirëfilltë

Ndryshe nga perceptimi popullor që e njeh vendin si “kala”, specialistët janë të një mendimi se kemi të bëjmë me një qytet antik të organizuar, të ndërtuar sipas një plani urbanistik të qartë dhe pa akropol – një tipologji që e afron atë me qytete të tjera antike të jugut.

Muret rrethuese janë mbresëlënëse: deri në 3.5 metra trashësi, të shoqëruara nga 16 kulla mbrojtëse, të shpërndara në gjithë gjatësinë e murit. Ky sistem mbrojtës dëshmon për rëndësinë strategjike të qytetit dhe nevojën për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme.

Muri rrethues shtrihet në rreth 1000 metra gjatësi, duke përfshirë një sipërfaqe prej afro 110 mijë metrash katrorë – përmasa që e vendosin këtë qytet ndër më të rëndësishmit e zonës për periudhën helenistike.

Një urbanistikë e zgjuar në terren malor

Një nga elementët më interesantë të qytetit antik Helikranon është organizimi urban. Banesat janë ndërtuar në dy sisteme taracimi, të përshtatura me relievin e thyer malor. Kjo tregon jo vetëm njohuri teknike, por edhe një nivel të avancuar planifikimi për kohën.

Gërmimet e para arkeologjike janë kryer nga arkeologu Dhimitër Çondi, duke hedhur themelet shkencore për studimin e këtij qyteti, i cili ende mbetet pjesërisht i paeksploruar.

Legjenda që jetojnë mes gurëve

Për banorët e Malçanit, ky vend nuk është thjesht një sit arkeologjik. Ai njihet si “kalaja në malin e Shën Ilisë”, “kalaja e mbretit” apo edhe “kalaja e mbretit Pirro”, duke e lidhur simbolikisht me figurën e njohur të Epirit.

Një nga gojëdhënat më intriguese flet për sistemin e furnizimit me ujë, i cili mendohet se vinte nga një burim 3–4 kilometra larg, përmes tubacioneve prej qeramike. Pikërisht ky detaj teknik, sipas rrëfimeve popullore, çoi edhe në rënien e qytetit: pushtuesit, pas një rrethimi të gjatë, përdorën një kalë të etur për të zbuluar linjën e ujit. Me ndërprerjen e furnizimit, qyteti u detyrua të dorëzohej.

E vërtetë apo mit, kjo histori pasqyron dramën e një qyteti të fortifikuar, që ra jo nga forca e armëve, por nga mungesa e ujit – elementi jetik i çdo civilizimi.

Një pasuri që pret të flasë

Sot, qyteti antik Helikranon – ose ajo që njihet ende si qyteti antik i Malçanit – mbetet një pasuri e jashtëzakonshme historike dhe kulturore, e cila pret më shumë vëmendje shkencore, studime të thelluara dhe mbrojtje institucionale.

Nëse hipoteza e identifikimit me Helikranonin vërtetohet, atëherë historia e Epirit do të fitojë një faqe të re, ndërsa jugu i Shqipërisë një tjetër dëshmi të fuqishme të qytetërimit të tij të lashtë.

Një qytet i heshtur, por jo i harruar. Një emër i lashtë që kërkon të rikthehet në dritë. Helikranoni.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

The post Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO appeared first on Saranda News.

Përkujtohet 50-vjetori i krijimit të Bazës Ushtarake Detare Sarandë – REPORTAZH
Përkujtohet 50-vjetori i krijimit të Bazës Ushtarake Detare Sarandë

Është përkujtuar në Sarandë 50-vjetori i krijimit të Bazës Ushtarake Detare Sarandë. Në këtë ceremoni merrnin pjesë komandanti i Forcës Detare shqiptare Kundëradmiral Adnan Agastra, kryetari i bashkisë Sarandë Oltion ÇaÇi, ushtarakë dhe ish ushtarakë që kanë shërbyer në këtë baze dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e hapjes komandanti i Forcës Detare shqiptare Kundëradmiral Adnan Agastra ka falenderuar pjesëmarrsit dhe organizatorët e kësaj ceremonie.

Kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çaçi është shprehur se ndihem i vlerësuar që më jepet kjo mundësi për të falenderuar të gjithë brezat që kanë shërbyer në këtë bazë.

Behar Xhani, kryetar i Degës së Shoqatës “Detaria Shqiptare” për Sarandës, ka bërë një historik të krijimit të Bazës Ushtarake Detare Sarandë, i cili ndër të tjera ka thënë se uturima e anijeve të Flotës Detare shpeshherë ka prishur gjumin e banorëve të Sarandës, porndjenja e krenarisë dhe sigurisë ishte më e fortë

Komandanti i Forcës Detare shqiptare Kundëradmiral Adnan Agastra dhe kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çapi kanë zbuluar pllakatën e vendosur me rastin e 50-vjetori i krijimit të Bazës Ushtarake Detare të Sarandës dhe që nga sot do të quhet Sheshi MARINARI.

Ish-ushtarakët e Bazës Ushtarake Detare të Sarandës sjellin mbresat dhe kujtimet e tyre

Xhevahir Dardha thotë se kjo ditë na kujton përgjegjësitë dhe sakrificat e ushtarakëve të kësaj baze.

Xhevahir Dardha

Asllan Godo ka qenë komandati i fundit i Bazës Ushtarake Detare të Sarandës, përpara shkatërrimit të saj dhe anijeve ushtarake në 1997. Ai kujton pikërisht ato ditë.

Asllan Godo

Palvina Shtylla ka qenë e vetmja civile e Bazës Ushtarake Detare të Sarandës dhe kujton momentet kur silëruesit e bazës dilnin në det.

Palvina Shtylla

Emnor Shtylla kujton se për ndërtimin e bazës kanë kontribuar gjithë qytetarët e Sarandës dhe ushtarakët e bazës ishin pjesë e jetës së qytetit dhe ndien keqardhje për shkatërrimin e saj.

Emnor Shtylla

Valentina Mullai ka jetuar në bazën Ushtarake Detare që prej moshës 19 vjeçare dhe jetoi 37 vjet në bazë.

Valentina Mullai

Behar Xhani, kryetar i Degës së Shoqatës “Detaria Shqiptare” për Sarandës, thotë se ndiejmë keqardhje për fundin e flotës së Bazës Ushtarake Detare të Sarandës.

Behar Xhani

NA NDIQNI NË…

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

The post Përkujtohet 50-vjetori i krijimit të Bazës Ushtarake Detare Sarandë – REPORTAZH appeared first on Saranda News.

PALAVLIA – Fshati Palavli Delvine – VIDEO
PALAVLIA – Fshati Palavli, i vendosur në afërsi të qytetit të braktisur të Kamenicës në Delvinë, është një oaz i qetë në mes të natyrës së bukur dhe historisë së mëhershme. Kjo qytezë e braktisur ka një histori të pasur dhe një trashëgimi kulturore që ende shfaqet në strukturat e tij arkitektonike dhe në traditat e banorëve të Palavlisë.

Palavlia është një fshat tipik, me shtëpi të vogla me gurë dhe rrugë të ngushta me kalldrëme që ngjajnë me një labirint tradicional. Banorët e fshatit përbëhen nga një komunitet i ngushtë prej 4 fisesh, i cili ende ruan traditat dhe zakonet e tyre të trashëguara gjeneratë pas gjeneratë. Një nga veçoritë më të rëndësishme të Palavlisë është natyra e pasur dhe peizazhi i mrekullueshëm që e rrethon.

Fshati është i vendosur në një kodër malore, duke ofruar pamje të mahnitshme të maleve dhe fushave të gjelbra. Rrethimi natyror bën që Palavlia të jetë një destinacion i preferuar për ata që duan të shijojnë një pushim të qetë dhe të largohen nga zhurmat e qytetit. Megjithatë, një pjesë e rëndësishme e historisë së Palavlisë është edhe qyteti i braktisur i Kamenicës, që ndodhet në afërsi, por edhe beteja e vitit 1847 kundër osmanëve. Kamenica ka një pasuri të fshehur në rrënojat dhe ngjarjet në të kaluar. Disa eksplorues lokalë kanë nisur projekte për të mundësuar shndërrimin e Kamenicës në një destinacion turistik.

Banorët e Palavlisë janë vazhdimisht të përfshirë në përpjekjet për të mbajtur gjallë trashëgiminë e tyre kulturore dhe natyrore. Ata organizojnë ngjarje tradicionale, festa, dhe aktivitete kulturore që shërbejnë si një mjet për të ruajtur identitetin e tyre unik dhe për të prezantuar vlerat e tyre për vizitorët.

Nëse keni fatin të vizitoni Palavlinë, do të përjetoni një miksim të mrekullueshëm të historisë, kulturës dhe natyrës. Fshati Palavli ndodhet rreth 4 km larg rrethrrotullimit të Bajkaj, në rrugën Kardhiq – Delvinë.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

The post PALAVLIA – Fshati Palavli Delvine – VIDEO appeared first on Saranda News.

KËSHTJELLA E PANJOHUR E PIRROS SË EPIRIT NË SHËN ILIA, MALÇAN, THEOLOGO – VIDEO
Ky vendbanim i lashtë shtrihej në jug-perëndim të fshatit të sotëm të Malçanit, në kodrën e Shën Ilias, në lartësinë 650 m mbi nivelin e detit. Kodra, në të dy faqet e saj, në jug-perëndim dhe jug-lindje, ishte dhe i përshtatshëm dhe mjaft i bollshëm për banesat dhe ndërtesat publike. Tarracat mbi të cilat ndodheshin ndërtesat, përforcoheshin me mure ashtu si në qytetet e tjera të Kaonisë. Planimetria e vendbanimit është e thjeshtë, në formë trekëndshi me perimetër 1000 m. dhe sipërfaqe 110.400 m² nga të cilat ishin të banueshme 2/3 e saj.

VIDEO

Muret mbojtëse me gjerësi 3,50 m përbëheshin nga dy faqe dhe ishin ndërtuar me teknikën isodomike katërkëndore. Në total përmbanin 16 kulla, të gjitha në anën lindore, në formë katërkëndore, me 6,50 m secila brinjë.
Kishte tri hyrje të ruajtura nga 2–3 kulla secila.

Hyrja 2 në anën veri-lindore dhe në vendin më të ulët të vendbanimit, është më e madhja, më e mirëmbajtura dhe siguronte komunikimin me vendin përreth, me vendbanimet fqinje. Hyrja 1 ndodhet në anën veriore dhe hyrja 3 në atë lindore. Vendbanimi kishte dy sheshe me gjerësi 100 metra secila dhe në 20 metra largësi nga njëra-tjetra. Jeta në vendbanim ishte më e vrullshme gjatë shekujve III – II para J. Krishtit. Furnizimi me ujë bëhej nëpërmjet një ujësjellësi që e sillte ujin nga burimet mbi fshatin Malçan. Gojëdhëna që kanë mbërritur deri në ditët e sotme thonë se ajo ka shërbyer si vendbanim veror për Mbretin Piro të Epirit

The post KËSHTJELLA E PANJOHUR E PIRROS SË EPIRIT NË SHËN ILIA, MALÇAN, THEOLOGO – VIDEO appeared first on Saranda News.

Pushtimi italian i Sarandës, 7 prill 1939 – VIDEO
Video e çasteve të zbarkimit të forcave pushtuese italiane.

KUJTIME TË LAME XHAMA
E kam përcjellë me dhimbje përjetimin e datës 7 prill të vitit 1939. Kam qenë vetë i pranishëm në Sarandë në atë ditë që quhet e “premtja e zezë”, kam parë me sytë e mi se ç’ka ndodhur në ditën e pushtimit fashist dhe në periudhën e mëvonshme kur u “ligjërua” qeverisja e zaptuesve në qytet e më gjerë.
Në atë periudhë, “të mirat” e pushtimit fashist ishin të dëgjuara prej kohësh edhe në Sarandë. Konsullata italiane e ngritur prej vitesh në qytet bënte një propagandë gati të hapur se Shqipërisë shpëtimi do t’i vijë vetëm nga Italia. Për këtë nuk mungonte së ndihmuari edhe ndonjë përfaqësues i parisë, që u mbante ison, sepse kishte përfituar goxha nga përkrahja italiane, sidomos në tregti përmes marrëdhënieve të dyshimta me shtetin fqinj përtej Adriatikut.

Po le të kthehemi te 7 prilli. Atë vit unë isha ende mësues në Sarandë. Them ende, sepse ca muaj më vonë do të transferohesha në Konispol për qëndrimin tim të hapur antifashist edhe para pushtimit të vendit, por sidomos pas pushtimit.
Ishte ditë e premte. Rreth orës katër a pesë të mëngjesit limani i Sarandës u mbush me lloj – lloj anijesh luftarake, të mëdha e të vogla, plot me ushtarë dhe të ngarkuara rëndë me armatime e materiale të tjera në ndihmë të luftës. Me sa më kujtohet, ishin 17 anije që qëndronin larg bregut. Fashistët e dinin se propaganda e bërë që shqiptarët do t’i prisnin me lule, nuk ishte e vërtetë dhe ata i trembeshin shumë rezistencës me luftë nga patriotët vendës, që nuk pranonin kurrë ta këmbenin lirinë dhe vargonjtë e pushtimit me premtimet boshe për një jetë më të mirë e të begatë nën sundimin e Duçes e të Musolinit.
Që në mëngjes herët një pjesë e madhe e banorëve të qytetit, me fëmijë, gra e pleq dhe me disa nga plaçkat e ushqimet më të domosdoshme, u larguan në panik, kaluan Qafën e Gjashtës dhe shkuan e u strehuan në fshatrat fqinje.

Edhe unë, si kujdestar në Konviktin “Çamëria”, mora konviktorët dhe pak ushqime dhe u nisa bashkë me popullin për në fshatin Vremero. Ishte e domosdoshme të mbroheshin konviktorët, që ishin djem të rinj, nxënës të fillores. Nuk e dinim se si do të zhvilloheshin ngjarjet. Dyshonim se pushtuesit do të bombardonin qytetin nga deti, sepse i kishin marrë informatat se nuk do të shkelnin dot në bregun e Sarandës pa kërcitur pushkët.
Pa arritur mirë në fshat, u dëgjuan gjëmime topash, vërshëllima gjylesh, kërcitje mitrolozësh e pushkësh. Italianët pushtues donin të mbillnin panik dhe që nga anijet në det i dërgonin gjylet pa adresë, që fluturonin deri në malet e Delvinës e të Muzinës. Donin të tregonin se ishin të fortë dhe askush nuk duhet të guxonte të matej me ta.
Por gabuan. Zhurma e tyre luftarake nuk i trembi djemtë guximtarë të popullit. Në kohën që fashistët u përpoqën të zbarkonin me barka në bregun e detit, ndodhi ajo që pritej. Ishte vërtet një çetë e vogël sarandjotësh që kishte mundur të armatosej, po heroizmi dhe guximi i tyre qe i madh dhe kuptimplotë. Ata i pritën ushtarët Italianë me plumba. Lufta u ndez e ashpër. Thuhet se nga Italianët pati disa viktima. Por edhe nga tanët u plagos djaloshi nga Nivica, Mitro Dhimërtika, i cili vdiq nga plagët e rënda që mori. Po fashistët ishin mizëri dhe të armatosur deri në dhëmbë dhe kështu rezistenca e mëtejshme e luftëtarëve sarandjotë ishte e pamundur. Saranda u pushtua, si të gjitha qytetet bregdetare të Shqipërisë. Kërkesat për armë që bënë banorët e Sarandës, të Delvinës, të Konispolit, të Bregdetit dhe të fshatrave për rreth, ranë në vesh të shurdhër. U sabotua pritja me një luftë frontale e Italisë fashiste. Kështu ndodhi në Durrës, kështu ndodhi në Vlorë e Shëngjin, kështu ndodhi dhe në Sarandë.

Po ajo përpjekje me armë që u bë në Sarandë, që pati si hero të ditës Mitro Dhimërtikën, la mbresa të pashlyera te banorët në gjithë hapësirën e Jugut dhe shërbeu si një medalje patriotizmi e trimërie, që do të ndizte më vonë zjarrin e luftës së armatosur kundër pushtuesve.
Dy fjalë nderimi edhe për dëshmorin e ditëve të para, Mitro Dhimërtikën. Atë djalosh e kam njohur rastësisht, sepse kisha miqësi me të atin, Vason, me të cilin kemi qenë të internuar në Sazan, në kohën e Luftës së Vlorës më 1920.
Mitroja ishte një djalë i zgjuar, rreth 22 vjeç. Me fytyrë të çiltër e sy flakërues, me fjalën e matur e të burrëruar për moshën, ai të bënte për vete. Qe guximtar, trim dhe e urrente fashizmin. Në biseda me të kuptova se kishte cilësi të rralla të një patrioti. Ky mendim m’u forcua edhe nga bisedat me miqtë e mi niviciotë, si Loni Gjika, Koço Papagjika etj. Pastaj, siç theksova, unë ia njihja dhe të atin. Prandaj nuk qe krejt rastësi që ai u vu në ballë të shokëve më 7 prill 1939 në pritën me armë që iu bë pushtimit fashist në Sarandë. Me të, me sa më kujtohet, kanë qenë edhe Naqe Gurma, Ibrahim Mustafai e të tjerë.
Kur forcat e rezistencës u tërhoqën nga luftimet, Italianët u bënë “të guximshëm”, u afruan me barka te bregu, vunë urat dhe zbarkuan në qytet. Moli u mbush me ushtarë, me pendë e pa pendë, me mjekra e pa mjekra, por të gjithë të armatosur rëndë. Arkat me materiale luftarake, me ushqime e çadra i shihje ngado. Tani frika e njerëzve nga lufta dhe nga ndonjë masakër e fashistëve ishte pakësuar. Kështu që u dërgua lajmi që të ktheheshin të gjithë banorët në qytet, në shtëpitë e tyre. Dhe kështu ndodhi.

The post Pushtimi italian i Sarandës, 7 prill 1939 – VIDEO appeared first on Saranda News.