Finiqi Archives - Saranda News

Procedohet penalisht mësuesi në Finiq për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë mësimit
Procedohet penalisht mësuesi në Finiq, dyshohet për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë orës së mësimit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin G. N., 58 vjeç, banues në fshatin Velahovë dhe mësues në një shkollë 9-vjeçare në Finiq, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës gjatë orës së mësimit.

Ngjarja është denoncuar edhe në media, ndërsa një video e publikuar pretendohet se tregon momentin e përplasjes brenda ambienteve të shkollës. Sipas pretendimeve të disa nxënësve, situata ka ndodhur gjatë zhvillimit të mësimit, pasi një nxënës i kishte pëshpëritur diçka një shoku të tij, ndërsa reagimi i mësuesit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër.

Pamjet e publikuara kanë shkaktuar reagime dhe shqetësim, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe institucioneve përgjegjëse.

Ndërkohë, ka edhe informacione të tjera, sipas të cilave pretendohet se mësuesi mund të ketë qenë subjekt i sjelljeve problematike apo bullizimit nga një grup nxënësish. Gjithashtu, përmendet edhe një komunikim me përmbajtje të papërshtatshme që dyshohet se është bërë nga nxënësi ndaj mësuesit, çka mund të ketë ndikuar në përshkallëzimin e situatës.

Autoritetet po vijojnë veprimet për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë përgjegjësitë dhe dinamikën e plotë të incidentit. Saranda Web

The post Procedohet penalisht mësuesi në Finiq për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë mësimit appeared first on Saranda News.

Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet
Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet

Pas reshjeve të dimrit, rruga Mesopotam–Kostar kishte pësuar shembje dhe rrëshqitje në disa segmente, duke e bërë të vështirë kalimin, sidomos për automjetet e vogla. Për këtë arsye, shumë besimtarë dhe vizitorë nuk mund të arrinin deri te Manastiri i Shën Mërisë në Kostar, një vend i njohur pelegrinazhi në zonë.

Banorët e fshatit ndërmorën vetë nismën për të ndërhyrë në pikat më problematike të rrugës dhe sot kanë përfunduar punimet për sistemimin e saj. Falë kësaj pune të përbashkët, rruga Mesopotam–Kostar është tashmë e rregulluar dhe e kalueshme për të gjitha mjetet.

Manastiri i Shën Mërisë në Kostar mbetet një nga vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit në zonë dhe tashmë vizitorët mund ta vizitojnë pa vështirësi.

The post Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet appeared first on Saranda News.

Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në zonën e Finiqit, duke shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur më datë 10 mars 2026, rreth orës 23:30, në fshatin Vrugu i Ri, në Bashkinë Finiq. Sipas informacionit paraprak, në banesën në pronësi të shtetasit P. M., 52 vjeç, ka rënë zjarr, i cili ka shkaktuar djegien e pjesshme të banesës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rënies së zjarrit. Saranda Web

The post Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike appeared first on Saranda News.

Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit
Deputeti Vasil Llajo zhvillon takim në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit

Deputeti i qarkut Vlorë Vasil Llajo zhvilloi një takim pune në ASHK, ku morën pjesë edhe Prefekti i Qarkut Vlorë Evis Allushi, Nën-prefekti Kristaq Kiço si dhe Drejtori i ASHK Sarandë Klajdi Çeliku.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi funksionimin e shërbimeve të kadastrës, procesin e aplikimeve si dhe problematikat që hasen në bashkitë e zonës së Sarandës. Vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve që lidhen me Bashkinë Finiq, ku qytetarët shpesh përballen me vonesa dhe vështirësi në procedurat administrative që lidhen me pronat.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe nevoja për përmirësimin e koordinimit institucional mes institucioneve vendore dhe atyre qendrore, me qëllim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe më të shpejta për qytetarët.

Sipas pjesëmarrësve në takim, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe identifikimi i problematikave konkrete në terren do të shërbejnë si një hap i rëndësishëm drejt gjetjes së zgjidhjeve praktike për përmirësimin e shërbimeve të kadastrës në zonën e Sarandës dhe më gjerë. Saranda Web

The post Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit appeared first on Saranda News.

Euro bie, ushqimet më shtrenjtë se në Greqi, qytetarët detyrohen të blejnë në Janinë
Euro bie, ushqimet më shtrenjtë se në Greqi, qytetarët detyrohen të blejnë në Janinë. Çmimet e ushqimeve po rriten me një ritëm që po i mbyt familjet shqiptare. Në raftet e supermarketeve, çdo javë etiketa të reja, çdo javë disa lekë më shumë. Dhe kjo po ndodh në një moment kur, teorikisht, duhej të ndodhte e kundërta.

Shkurti po regjistron një nga nivelet më të ulëta të këmbimit për euron dhe dollarin. Që nga viti 2022, monedha evropiane është zhvlerësuar me afro 25%, dhe me të njëjtin ritëm ka rënë edhe dollari amerikan. Në një treg ku një pjesë e madhe e ushqimeve vjen nga importi, kjo duhet të përkthehej në çmime më të ulëta për konsumatorin shqiptar. Por realiteti në arkë tregon një histori krejt tjetër.

Ekspertët paralajmërojnë se kostot e jetesës në Shqipëri janë tashmë më të larta se në disa vende të rajonit. Ka raste kur të njëjtat produkte, nga të njëjtat kompani, shiten 20–30% më lirë sapo kalon kufirin. Bëhet fjalë për produkte identike, jo për alternativa të ngjashme.

Por situata bëhet edhe më alarmante kur krahasimi bëhet me Greqinë.

Sot, pothuajse të gjitha ushqimet në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se edhe në tregjet greke. Në zonën e Sarandës kjo është kthyer në realitet të përditshëm: shumë banorë po zgjedhin të kalojnë kufirin për të bërë pazar në Janinë apo Igoumenicë. Jo për luks, por për produkte bazë – vaj, qumësht, mish, detergjentë, fruta dhe perime, madje edhe ujë – që rezultojnë më të lira se në qytetin e tyre.

Është paradoksale që qytetarët shqiptarë të detyrohen të blejnë më lirë në një vend të Bashkimit Evropian sesa në tregun vendas, ndërkohë që valuta është zhvlerësuar ndjeshëm dhe teorikisht duhet të favorizojë importin.

Një pjesë e arsyes lidhet me sezonalitetin dhe mungesën e prodhimit vendas në këtë periudhë të vitit. Por kjo nuk shpjegon diferencat drastike të çmimeve. Kur produktet blihen më lirë jashtë dhe shiten ndjeshëm më shtrenjtë në Shqipëri, atëherë kemi të bëjmë me një diferencë që kërkon hetim serioz.

Inspektorët duhet të analizojnë faturat e importit: sa blihet produkti, sa kushton transporti, sa janë taksat dhe sa shtohet në raft. Pa këtë transparencë, qytetarët mbeten përballë një tregu që duket i pakontrolluar.

Shembulli i naftës është po aq domethënës. Me një dollar të zhvlerësuar rreth 20%, çmimi në lekë duhet të reflektonte këtë rënie. Por ulja reale nuk ndihet në xhepin e konsumatorit. E njëjta logjikë po shihet edhe tek ushqimet.

Nëse euro dhe dollari bien, por çmimet rriten, atëherë problemi nuk është tek kursi i këmbimit. Problemi është tek mënyra si funksionon tregu dhe tek mungesa e kontrollit efektiv.

Dhe kur qytetarët e Sarandës nisen drejt Janinës apo Igoumenicës për të mbushur makinën me produkte më të lira, kjo nuk është thjesht zgjedhje ekonomike. Është një alarm i hapur për ekonominë vendase dhe për standardin e jetesës në Shqipëri.

The post Euro bie, ushqimet më shtrenjtë se në Greqi, qytetarët detyrohen të blejnë në Janinë appeared first on Saranda News.

Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli
Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli

Pas dy ditësh ankthi dhe kërkimesh të pandërprera, mesditën e sotme është gjetur i pajetë 91-vjeçari Spiro Guveli, banor i fshatit Dhivër.

I moshuari kishte humbur kontaktet me familjarët dhe fqinjët që prej datës 9 shkurt. Në fshat ai njihej si një njeri i qetë, që rrallë largohej nga shtëpia. Pikërisht mungesa e tij e pazakontë ngriti alarmin tek banorët, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Menjëherë pas sinjalizimit, nisi operacioni i kërkim-shpëtimit nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Finiq, me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe banorëve të zonës. Pas dy ditësh kërkimesh intensive, trupi i pajetë i të moshuarit u gjet në përroin e fshatit.

Në vendngjarje u kryen veprimet procedurale nga eksperti i policisë, ndërsa më pas shërbimi zjarrfikës bëri transportimin e trupit deri në rrugë, për t’u dërguar me ambulancë drejt vijimit të procedurave të mëtejshme.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se vdekja mund të ketë qenë natyrale, ndërsa fakti që 91-vjeçari kishte qëndruar për dy ditë jashtë mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Largimi i Spiro Guvelit ka trishtuar banorët e Dhivrit, ku ai kishte kaluar gjithë jetën e tij. Një tjetër histori vetmie që mbyllet në heshtje, duke lënë pas dhimbje dhe kujtime.

The post Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli appeared first on Saranda News.

Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO
Banorët e fshatit SMT (Çlirim): “Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq”

Banorët e fshatit SMT (Çlirim) në territorin e Bashkia Finiq ngrenë alarmin për mungesën totale të investimeve në infrastrukturë ndër vite, duke e cilësuar situatën si një braktisje të plotë nga pushteti vendor.

Sipas banorëve, në këtë fshat nuk është ndërhyrë asnjëherë për përmirësimin e rrugëve, kanalizimeve apo ndriçimit publik. Gjendja e infrastrukturës është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa hyrja kryesore e fshatit ndodhet në kushte tejet të rënda dhe vështirëson lëvizjen e përditshme të banorëve.

Një tjetër shqetësim serioz lidhet me pasojat shëndetësore, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Banorët shprehen se lagështira dhe mungesa e kanalizimeve kanë ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e tyre, duke krijuar kushte jetese të papranueshme.

Problematika bëhet edhe më e rëndë gjatë reshjeve të shiut, kur zona përmbytet dhe hyrja në fshat bëhet e pamundur. “Kur bie shi, nuk shkojmë dot në shtëpi”, shprehen banorët, të cilët theksojnë se prej vitesh kanë humbur shpresën për ndërhyrje nga Bashkia Finiq.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të marrin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, duke theksuar se fshati SMT nuk mund të vazhdojë të trajtohet si një zonë e harruar.

The post Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO appeared first on Saranda News.

Shëndetësia me lekë “nga xhepi”: Saranda dhe Delvina mes mungesës së mjekëve dhe spitaleve funksionale
Shëndetësia me lekë “nga xhepi”: Saranda dhe Delvina mes mungesës së mjekëve dhe spitaleve funksionale

Në zonën e Sarandës dhe Delvinës, shëndetësia publike ka kohë që ka pushuar së funksionuari si një e drejtë dhe është shndërruar në një shërbim që blihet. Jo me karta shëndeti, jo me sigurime, por me para “nga xhepi”. Për qytetarët, rruga drejt shërbimit shëndetësor fillon gjithmonë me një pyetje të vetme: sa do të kushtojë?

Spitali i Sarandës, që në letër duhet të mbulojë një zonë të gjerë dhe një popullsi që shumëfishohet gjatë sezonit turistik, realisht ofron gjithnjë e më pak. Mungesa e mjekëve specialistë, analizave aboratorike, shërbimet e kufizuara diagnostikuese dhe pamundësia për të trajtuar raste që dalin jashtë “minimumit jetik” e kanë kthyer këtë institucion në një stacion tranzit. Çdo rast që kërkon trajtim serioz, ndërhyrje apo ekzaminim të specializuar dërgohet automatikisht jashtë qytetit.

Pacientët orientohen drejt spitaleve në Vlorë, Fier, Spitalin e Traumës, QSUT ose drejt spitaleve në Greqi. Kjo nuk është më përjashtim, por rregull. Bashkë me të sëmurin udhëtojnë edhe familjarët, shpenzimet, lodhja, frika dhe pasiguria. Ambulanca, rruga, pritja, netët jashtë shtëpisë dhe faturat e pashmangshme janë pjesë e paketës së kujdesit shëndetësor që u ofrohet qytetarëve.

Edhe për shërbime që duhej të ishin bazë, qytetarët e Sarandës detyrohen t’i drejtohen sektorit privat. Analiza, ekzaminime, vizita specialistike, gjithçka paguhet. Për pensionistët, për familjet me të ardhura modeste, kjo do të thotë zgjedhje mes shëndetit dhe mbijetesës. Shumë raste nuk trajtohen në kohë jo sepse mungon vullneti, por sepse mungojnë paratë.

Situata në Delvinë është edhe më e zymtë. Spitali i këtij qyteti ka humbur prej kohësh funksionin e tij real dhe është reduktuar në një infermjeri. Banorët e Delvinës nuk kanë as iluzionin e shërbimit lokal. Edhe rastet më elementare i detyrojnë të nisen drejt Sarandës apo më tej, duke e bërë shëndetin një sfidë financiare.

Në këtë realitet, shteti është praktikisht i padukshëm. Shëndetësia publike është e pranishme vetëm në tabela, ndërsa në praktikë qytetarët paguajnë gjithçka vetë. Kush ka para, shkon në privat. Kush nuk ka, pret. Kush nuk mund të presë, rrezikon jetën. Kjo është panorama reale e shëndetësisë “falas” në Sarandë dhe Delvinë.

Shëndetësia me lekë “nga xhepi” nuk është më një perceptim, por një fakt i përditshëm. Një sistem që funksionon vetëm për ata që mund ta përballojnë dhe që i braktis të tjerët. Për Sarandën dhe Delvinën, kjo nuk është thjesht dështim, por një padrejtësi e hapur që po normalizohet në heshtje. Dhe sa më gjatë të vazhdojë kjo gjendje, aq më e shtrenjtë bëhet jo vetëm kostoja financiare, por edhe ajo njerëzore.

The post Shëndetësia me lekë “nga xhepi”: Saranda dhe Delvina mes mungesës së mjekëve dhe spitaleve funksionale appeared first on Saranda News.

Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari
Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari

Një banore nga zona e Vrionit ka denoncuar në Saranda Web arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e OSHEE, pas ankesave të vazhdueshme për mungesën e energjisë elektrike, problem që pasditen e sotme e kanë patur edhe fshatrat e Delvinës dhe Finiqit.

Sipas denoncimit, banorja ka kontaktuar ditën e sotme OSHEE në Tiranë për të ngritur shqetësimin e saj lidhur me ndërprerjet e shpeshta të energjisë. Nga OSHEE qendrore, ajo është udhëzuar që të kontaktojë strukturën rajonale në Gjirokastër, duke i dhënë një numër telefoni për ta përcjellë ankesën.

Por ajo që ka ndodhur më pas është konsideruar nga banorja si fyese dhe e papranueshme.

Sipas saj, personi që i është përgjigjur në numrin e OSHEE rajonale i ka thënë në mënyrë tallëse:

“Do keni drita kur të vijë behari”, dhe më pas i ka mbyllur telefonin, pa dhënë asnjë shpjegim apo zgjidhje për situatën.

Banorja shprehet se kjo sjellje është një shenjë e qartë arrogancës dhe mungesës së respektit ndaj qytetarëve, të cilët jo vetëm paguajnë rregullisht faturat, por përballen çdo ditë me ndërprerje të energjisë, dëme në pajisje elektrike dhe vështirësi në jetën e përditshme.

Raste të tilla ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si trajtohen qytetarët nga institucionet publike dhe mbi standardin e shërbimit që ofrohet në zonat jashtë qendrave kryesore.

The post Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari appeared first on Saranda News.

Kësti i dytë i dëmshpërblimeve nga zjarret e verës: 400 milionë lekë për Finiqin, 360 milionë për Delvinën
Kësti i dytë i dëmshpërblimeve për zjarret e verës 2025: 400 milionë lekë për Finiqin dhe 360 milionë për Delvinën

Ka nisur shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga zjarret e verës 2025, me një fond prej 400 milionë lekësh të akorduar për Bashkinë Finiq dhe 360 milionë lekësh për Bashkinë Delvinë. Ky është kësti i dytë i mbështetjes financiare për familjet dhe subjektet e prekura, pas atij të dhënë rreth një muaj më parë, ku në Delvinë u kompensuan kryesisht banesat dhe stallat e djegura.

Procesi i dëmshpërblimit ka nisur pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të dëmeve të shkaktuara gjatë periudhës 5 Qershor – 15 Shtator 2025. Fondet po transferohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive përkatëse, ndërsa pagesat për përfituesit po kryhen drejtpërdrejt në llogaritë bankare të qytetarëve, bazuar në listat e miratuara nga pushteti vendor. Sipas autoriteteve, qytetarët nuk kanë nevojë të ndjekin procedura shtesë për të përfituar dëmshpërblimin.

Zjarret e kësaj vere lanë pas një bilanc të rëndë dëmesh në disa zona të vendit, ku më të prekura rezultuan bashkitë e jugut të Shqipërisë, veçanërisht Delvinë, Finiq dhe Konispol. Në Delvinë janë regjistruar 16 banesa të djegura, 2 kisha dhe pesë automjete të shkatërruara, ndërsa flakët përfshinë rreth 1,250 hektarë shkurre dhe 1,250 hektarë kullota, duke shkatërruar afro 69,965 rrënjë ullinj. Dëme të mëdha janë raportuar edhe në sektorin e blegtorisë, me humbjen e 30 deleve, 3 mushkave, 45 hektarëve pyje dhe 622 kosherëve bletësh.

Në Bashkinë Finiq, situata paraqitet po aq e rëndë, me 17 banesa të shkatërruara, një kishë dhe një stallë bagëtish të djegur, si dhe dëmtimin e rreth 35 mijë rrënjëve ullinj, 4 mijë vreshtave dhe drurëve frutorë. Po ashtu, janë regjistruar humbje të konsiderueshme në blegtori, me 9 gjedhe dhe 330 kosherë bletësh të humbura si pasojë e flakëve.

Edhe Bashkia Konispol është goditur nga zjarret, me rreth 80 hektarë shkurre dhe 20 hektarë kullota të djegura, 1,100 rrënjë ullinj dhe 100 drurë frutorë të dëmtuar, si dhe humbje në blegtori me 10 dele dhe 10 kosherë bletësh.

Autoritetet bëjnë me dije se procesi i dëmshpërblimit do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa bashkitë përkatëse janë ngarkuar me administrimin e fondeve, shpërndarjen e tyre dhe informimin e qytetarëve përfitues. Dëmshpërblimi synon të zbusë pasojat ekonomike dhe sociale të një prej sezoneve më të rënda të zjarreve të viteve të fundit, ndërkohë që banorët e zonave të prekura vijojnë të përballen me pasojat afatgjata të humbjeve në banesa, bujqësi, blegtori dhe mjedis.

The post Kësti i dytë i dëmshpërblimeve nga zjarret e verës: 400 milionë lekë për Finiqin, 360 milionë për Delvinën appeared first on Saranda News.