Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike

Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në zonën e Finiqit, duke shkaktuar dëme materiale.

 

Ngjarja ka ndodhur më datë 10 mars 2026, rreth orës 23:30, në fshatin Vrugu i Ri, në Bashkinë Finiq. Sipas informacionit paraprak, në banesën në pronësi të shtetasit P. M., 52 vjeç, ka rënë zjarr, i cili ka shkaktuar djegien e pjesshme të banesës.

 

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, si pasojë e një shkëndije elektrike.

 

Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rënies së zjarrit. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial