🔴 Shalës, banorët ankohen për rrugën e dëmtuar: Bashkia Konispol prej vitesh bën vetëm premtime
Një banore e lagjes Kurunë, në fshatin Shalës, i është drejtuar Saranda Web për gjendjen e rënduar të rrugës, duke kërkuar ndërhyrjen e Bashkisë Konispol.
📩 Mesazhi i banores:
“Përshëndetje Saranda Web!
Jam një banore e fshatit Shalës, lagjja Kurunë. Kanë kaluar shumë vite që nga hera e fundit kur Bashkia Konispol ka ndërhyrë në rrugët e lagjes sonë.

Tani kanë filluar shirat e parë dhe rruga është në gjendje shumë të rëndë. Imagjinoni çfarë do të ndodhë kur të fillojë dimri!
Jemi ankuar disa herë në bashki dhe përgjigjja ka qenë gjithmonë ‘Po, patjetër, çfarë keni ju!’, por deri tani nuk kemi parë asgjë.
Ah, më falni! Para disa vitesh sollën një makinë me zhavorr, por sapo nisën shirat, nuk mbeti asgjë prej tij.
Po ju dërgoj edhe fotografi që ta shikoni më mirë gjendjen e rrugës.
Shpresojmë që Bashkia Konispol të ndërgjegjësohet dhe, me ndihmën tuaj, të na betonohen rreth 1.000 metra rrugë.
Përshëndetje të përzemërta!”
Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net








