Lajme - Policia Sarande, Lajme nga Saranda News

Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar gjatë natës pranë fshatit Shkallë, pasi u kap duke transportuar me furgon 21 shtetas nga Iraku dhe Irani. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Sarandë, emigrantët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri përmes kufirit tokësor me Greqinë.

Operacioni i koduar “Tranzit 2” përfundoi me arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 35 vjeç, lindur Ukrainë dhe banues në Venecia, Itali. Furgoni me të cilin po transportoheshin shtetasit e huaj u sekuestrua nga policia.

Nga hetimet e deritanishme, policia dyshon se destinacioni përfundimtar i emigrantëve ishte Italia dhe se pagesa për transportimin ishte 2 800 euro për person. Për 21 shtetasit, shuma e përgjithshme e dyshuar arrin në 58 800 euro.

Ky është një tjetër rast i goditur brenda pak ditësh në zonën e Sarandës. Në operacionin e mëparshëm ishte arrestuar një tjetër person për transportimin e emigrantëve kundrejt një pagese prej 2 500 eurosh për person.

Ndërkohë, 21 shtetasit nga Iraku dhe Irani janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, sipas njoftimit të policisë.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në organizimin e transportit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme. Saranda Web

The post Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari appeared first on Saranda News.

Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulëzim Tabaku dhe Idriz Çela

Lulëzim Tabaku qëlloi për vdekje 66-vjeçarin në lokalin e tij në Gjashtë. Idriz Çela, i dyshuar për përfshirje në konfliktin që parapriu vrasjen, është kapur në Korfuz, ku sipas policisë përdorte identitet të rremë.

Dy persona të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të 7 majit 2026 në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Rexhep Ismaili, janë arrestuar në Greqi. Në pranga kanë rënë Lulëzim Tabaku, 37 vjeç, dhe Idriz Çela, 40 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimet janë realizuar gjatë një tjetër faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit operacional me autoritetet greke.

Lulëzim Tabaku akuzohet si autor i vrasjes së 66-vjeçarit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, ai ka qëlluar me pistoletë ndaj Rexhep Ismailit në ambientet e lokalit të këtij të fundit, pas një konflikti me sende të forta mes disa personave.

Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj Tabakut masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.

Në lidhje me konfliktin që i parapriu vrasjes është arrestuar edhe Idriz Çela. Ai është kapur në ishullin e Korfuzit, ku, sipas policisë, përdorte identitet të rremë për qëndrimin e tij.

Për Çelën, Gjykata e Sarandës ka caktuar gjithashtu masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Sipas hetimeve, 40-vjeçari dyshohet se ka qenë mes personave të përfshirë në përplasjen me sende të forta përpara të shtënave fatale.

Të dy janë arrestuar provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën dhe autoritetet homologe greke, po punon për përfundimin e procedurave të ekstradimit.

Ndërkohë, operacioni për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e të kërkuarve të tjerë vijon. Policia e Shtetit njofton se po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. Saranda Web

The post Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit appeared first on Saranda News.

Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë. Arrestohet 30-vjeçari që i transportonte

Një 30-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pranë Konispolit, pasi dyshohet se po transportonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku kundrejt pagesës. Sipas njoftimit të Policisë, pagesa për transportimin ishte 2 500 euro për person.

I arrestuari, me inicialet V. D., u ndalua gjatë operacionit të koduar “Tranzit”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Policia bëri të ditur se ndërhyrja u krye pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve për goditjen e veprimtarisë së dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Sipas të njëjtit njoftim, 11 emigrantët sapo kishin hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë. Dyshohet se ata synonin të kalonin më pas në mënyrë të paligjshme drejt Italisë.

Furgoni që dyshohet se përdorej për transportimin e tyre është sekuestruar. Ndërkohë, për 11 shtetasit nga Irani dhe Iraku ka nisur procedimi penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Saranda Web

The post Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë appeared first on Saranda News.

Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit
Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit. Pezullohet një efektiv i “Shqiponjave”

Policia e Shtetit ka pranuar një rast të tejkalimit të detyrës dhe përdorimit joproporcional të forcës nga një efektiv gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për rrethanat në të cilat 28-vjeçari E. V. pësoi dëmtim në sy.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektori A. K., punonjës i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, është pezulluar nga detyra pas publikimit në media të pamjeve ku shfaqet duke shkelur parimin e proporcionalitetit. Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin administrativ.

Masa ndaj efektivit vjen pasi rasti u bë publik, duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin e ushtruar nga drejtuesit gjatë ndërhyrjeve në terren. Në të njëjtin njoftim, Policia thekson se përpara protestës ishte kërkuar vetëpërmbajtje nga punonjësit dhe respektim i proporcionalitetit në përdorimin e forcës.

Për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit, Policia njofton se kanë nisur veprimet hetimore nga Standardet Profesionale, ndërsa po hetojnë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria. Njoftimi nuk sqaron se si është shkaktuar dëmtimi dhe as nëse efektivi i pezulluar ka lidhje me këtë ngjarje.

Në versionin e saj për protestën, Policia deklaron se punonjësit u sulmuan për disa orë me gurë, sende metalike, shkopinj, mjete piroteknike dhe bomba Molotov. Sipas institucionit, pesë efektivë mbetën të plagosur.

Megjithatë, këto pretendime nuk sqarojnë veprimet e punonjësve që kanë përdorur forcë ndaj qytetarëve. Pranimi i një rasti të shkeljes së proporcionalitetit kërkon zbardhjen e plotë të ndërhyrjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Policia ka shprehur keqardhje për lëndimin e të riut dhe ka premtuar hetim të paanshëm. Por në njoftimin e saj ende mungojnë përgjigjet kryesore: çfarë e shkaktoi dëmtimin në sy të 28-vjeçarit, kush ishte i përfshirë dhe në çfarë rrethanash ndodhi ngjarja. Saranda Web

The post Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit appeared first on Saranda News.

‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetarëve
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetarëve. Publikuar në Reporter.al nga Aleksanda Bogdani

Rreth orës 2:30 të pasdites së shtunë, gjithçka ishte e qetë para Kryeministrisë. Punonjësit e policisë, një pjesë e mirë e të cilëve vajza të vendosura në shkallë apo përgjatë bulevardit, dukeshin po ashtu të qetë. E vetmja zhurmë vinte nga radiot e tyre. “Shpërndajini. Janë dyzet veta… Është ai me blu organizatori,” kumbon në radio urdhri për protestuesit, që gjendeshin në atë moment përpara Ministrisë së Arsimit në rrugën e Durrësit.

Në më pak se 10 minuta, qindra qytetarë që po protestonin para Ministrisë së Arsimit u zhvendosën në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugët paralele, në përpjekje për t’i shpëtuar gazit lotsjellës, për t’u grupuar më pas përpara Kryeministrisë.

Këtu radhët u shtuan. Nga rrugët e shumta që dalin në bulevard, mijëra protestues, kryesisht të rinj e të reja, u dyndën në shesh. Mes protestuesve kishte grupe të organizuara, të veshura me një uniformitet të sajuar, që dolën në krye të marshimit. Pas tyre, disa mijëra qytetarë të tjerë  marshuan në paqe me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Tubimi i së shtunës është pjesë e valës së protestave anti-qeveritare, të cilat nisën më 31 maj paqësisht kundër projektit të një resorti turistik në zonën e mbrojtur në Zvërnec. Në tetor, protestat morën një kthesë të dhunshme me përplasje të përditshme mes policisë dhe protestuesve. Të ushqyera nga skandalet e njëpasnjëshme të qeverisjes, rritja e kostos së jetesës dhe dhjetra pakënaqësi të tjera, protestat kanë bashkuar në rrugë studentë, profesionistë e qytetarë të thjeshtë me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në orën 3:05 të pasdites, qytetarët ishin ende duke marshuar në bulevard. Në krye të protestës, para Kryeministrisë, kishin filluar ndërkohë përplasjet e zakonshme mes disa dhjetëra protestuesve dhe policisë, por kjo nuk dukej se e prekte pjesën tjetër të turmës. Megjithatë, 5-6 minuta më vonë, mijëra protestues paqësorë, që ndodheshin qindra metra larg pikës ku kishte përplasje, u goditën pas shpine me gaz lotsjellës.

Brenda pak minutash, dhjetëra forca policie dhe autoblinda të pajisura me topa uji i ndanë protestuesit në mes, duke rrethuar një pjesë të mirë të tyre që ndodheshin mes urës së madhe mbi Lanë dhe Galerisë së Arteve. Të zënë “në kurth”, protestuesit tentuan të rezistonin duke qëlluar me gurë në të dyja drejtimet, por policia e mbuloi të gjithë bulevardin me gaz lotsjellës. Dhjetra granata të tilla gazi u hodhën në pak minuta, duke krijuar mjegull mbi parkun “Rinia” dhe bulevardin përkrah, ndërsa protestuesit u shpërndanë në drejtim të rrugës “Myslym Shyri”, në Pedonale, në Unazë dhe në rrugët e tjera lidhëse. Shumë shpejt sheshi mbeti i zbrazur, teksa grupe të policisë i ndoqën protestuesit në disa rrugë.

Makinat e policisë duke hedhur ujë me presion në bulevard. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.

Megjithatë, protestuesit u riorganizuan brenda 30 minutash. Një grup prej gati 200-300 personash qëndroi përballë policisë në hyrje të parkut “Rinia”. Mijëra të tjerë u rimblodhën në sheshin “Skënderbej”, përballë një mase policie që ndalonte daljen në bulevard. Këtu protestuesit hodhën gurë dhe molotovë, ndërsa policia u përgjigj me gaz dhe plumba gome.

E lagur kokë e këmbë nga uji i hedhur prej policisë dhe me sy të skuqur nga gazi, një vajzë 28-vjeçare i tha BIRN se rezistenca ishte e vetmja zgjidhje.

“Po ikna sot, s’kena të ardhme. Do ikim krejt nga këtu, po ikëm sot nga Tirana,” tha ajo, ndërsa po mblidhte veten në një zonë pa gaz.

Shumica e protestuesve ndajnë bindje të ngjashme.

“Unë di të them që nuk ka kthim pas,” thotë një burrë që prezantohet si pedagog në Universitetin Politeknik, i cili tregon se në protestë ka dalë për shkak të pakënaqësive të akumuluara. Sipas tij, fakti që njerëzit i rezistojnë bombardimit me gaz dhe rikthehen në protestë është tregues se ajo nuk ndalet. Megjithatë, burri nuk e tregon emrin, sepse, ashtu si një pjesë e mirë e protestuesve, punon në administratë.

“Administrata është më e pakënaqura me kryeministrin”, thotë ai, duke shtuar se të gjitha skandalet që kanë ndodhur e kanë bërë administratën publike të ndjehet keq e më keq, ndaj nuk sheh zgjidhje tjetër përveç vijimit të protestave.

Një protestuese që e shoqëron tregon se ata ishin kthyer bashkë në Shqipëri në vitin 2013, pasi kishin studiuar jashtë, dhe tani ndodheshin në shesh me shpresën që vendi të mund të ndryshohej dhe të mos shtyheshin të iknin sërish. Gruaja, e cila thotë se ka studiuar për piano, vëren se pakënaqësitë janë masive.

“Po të shikosh ka njerëz të shtresave dhe të moshave të ndryshme, fizionomive të ndryshme. Tregon që kjo gjë e ka prekur një pjesë shumë të madhe të popullsisë sesa një grupim,” tha ajo.

Frika e punonjësve të administratës për të mos u identifikuar nuk duket e pabazë. Një ish-punonjëse e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, tregon se u shkarkua nga puna në korrik, pasi kishte marrë pjesë në protestat e qershorit. Ajo thotë se e kishte mësuar arsyen e largimit përmes miqve të saj brenda institucionit dhe thekson se në administratë nuk ka meritokraci, por vetëm “patronazhistë”.

“Unë aktualisht jam hequr nga puna, edhe pse kisha CV-në më të plotë e të kualifikuar në ARRSH pas një vit e gjysmë punë atje. I kam bërë mesazh në privat Kryeministrit për ta vënë në dijeni për situatën, dhe zoti Kryeministër nuk i dha dot zgjidhje. Nuk i jep dot më zgjidhje Shqipërisë ai,” thotë ajo, ndërsa tregon në telefon mesazhin e mbetur pa përgjigje.

Pas 12 ditësh protesta të dhunshme, ajo shton se zemërimi i qytetarëve vetëm sa është rritur.

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të forcave të Policisë. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.

“Ajo që shikoj unë është që populli është akoma më i acaruar, sepse këto reformat që ne deri tani ngrinim tabelat në mënyrë paqësore që të mos miratoheshin në Parlament, ai nuk i dëgjoi fare,” thotë gruaja.

“Populli do jetë, do vazhdojë të jetë në shesh edhe për shumë kohë. Edhe për shumë kohë, paqësisht apo me dhunë”.

Në sheshin “Skënderbej”, mes granatave të gazit lotsjellës që rrëshqasin në pllaka e të tjerave që hidhen mbi kokë, Ardi, një 19-vjeçar që studion Mjekësi në Budapest, tregon se ka ardhur enkas për protestën, me shpresën se vendi mund të ndryshojë. Shoku i tij që e shoqëron në protestë shtrëngon hundët për t’u mbrojtur nga gazi, ndërsa e sheh ndryshimin të lidhur vetëm me ndryshimin e klasës politike.

“Pse ky shtet kontrollohet nga persona që nuk ia duan të mirën këtij vendi? Unë jam 18 vjeç, ai ka qenë shumicën e jetës time në fuqi edhe nuk na ka lënë mundësi përveç një sistemi të ri,” thotë ai, teksa një valë e re gazi mbulon sheshin.

Ndërsa heq maskën kundërgaz dhe syzet, Mishel, një studente e Regjisë së Filmit në Akademinë e Arteve, shprehet se e vetmja arsye pse ajo dhe qindra moshatarë durojnë prej ditësh me radhë gazin lotsjellës dhe dhunën, është shpresa se gjërat do të ndryshojnë.

“Shpresa. Shpresa se ndoshta, Shqipëria jonë e vogël me kaq shumë histori dhe me kaq shumë vlera do t’ia dalë që të bëhet një shtet ku të gjithë shqiptarët janë të lumtur. Shpresa është ajo që na mban çdo ditë këtu,” thotë Mishel.

Për të dhe të rinjtë e tjerë, protestat e fundit janë e vetmja shpresë përballë një mase të madhe pakënaqësish.

“Gjithë studentët shqiptarë vuajnë, sakrifikojnë për të bërë një copë shkollë dhe për të marrë dije. Dija duhet të ishte kudo pa pagesë. Dija duhet të ishte kudo e dhuruar, sepse është ajo që i çon përpara që të gjithë,” vijon Mishel, teksa përshkruan një Shqipëri ku familjet mezi ia dalin në fund të muajit.

Ndërsa mbrëmja bie mbi Tiranë, era e rëndë e gazit lotsjellës mbetet ende pezull mbi rrugët e qytetit. Protesta ndërkohë vijoi për orë të tëra, me përplasje në disa pjesë të tjera të qytetit. Një bilanc i të lënduarve nuk ishte ende publik deri pas orës 20 të mbrëmjes, ndërsa pas rënies së muzgut, policia përsëriti skemën e sulmit në rrugica duke ndaluar dhe goditur qytetarë.

The post ‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetarëve appeared first on Saranda News.

Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda

Një 31-vjeçar i lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Destinacioni”, pasi në taksinë me të cilën udhëtonte u gjetën 126 doza me lëndë të dyshuar kokainë.

Sipas Policisë, shtetasi me inicialet S. S. po udhëtonte nga Tirana drejt Mamurrasit dhe dyshohet se lëndën narkotike e kishte për shitje.

Pas informacioneve të marra për lëvizjen e tij, efektivët organizuan ndërhyrjen dhe ndaluan taksinë në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, në kryqëzimin e Fushë-Mamurrasit.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 126 doza me lëndë të dyshuar kokainë, me peshë të përgjithshme rreth 109 gramë, përfundon komunikata e Policisë.

The post Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda appeared first on Saranda News.

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore. Publikuar në Reporter.al

Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe nxitje të përshkallëzimit të dhunës policore.

Kryeministri Edi Rama i cilësoi protestuesit e rinj si të lidhur me ekstremizmin dhe shërbime të huaja, ndërsa premtoi shpërblim prej 2500 eurosh për forcat e policisë gjatë një takimi të hënën. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Policia e Shtetit po përballet me akuza për përdorim joproporcional të forcës ndaj protestuesve. Pa paraqitur prova konkrete Kryeministri pretendoi se pas mobilizimit të të rinjve qëndrojnë shërbime të huaja, si Rusia dhe Irani, apo lëvizjen ANTIFA të shpallur si organizatë terroriste nga presidenti Trump.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, pamjet filmike dhe dëshmitë për përdorimin e forcës nga policia, si dhe nga persona civilë të paidentifikuar, kanë ngritur shqetësime për trajtimin e protestuesve, përfshirë edhe persona që nuk shfaqen duke ushtruar dhunë. Por, kryeministri e justifikoi këtë lloj ndërhyrje dhe paralajmëroi se nuk do të kursehet askush që do të jetë në shesh, pavarësisht nëse është duke protestuar paqësisht.

“Çdokush që është në një manifestim të dhunshëm është objekt i policisë së shtetit. Nuk ka aty jo, “unë isha me duar në xhepa. Jo unë isha me duar në sy duke parë atë se si po vret polici”, ti je aty sepse ti je me të. Se në qoftë se ti nuk je me të, ti nuk rri aty”- tha ndër të tjera ai.

Po ashtu ai paralajmëroi për  pasoja financiare dhe administrative për protestuesit, duke deklaruar se familjet e të miturve do të detyrohen të paguajnë dëmet e shkaktuara gjatë protestave dhe se studentët do të humbasin bursat, mbështetjen financiare dhe përfitimet nga arsimi falas. Gjuha e përdorur nga kryeministri para policisë në ditën e 6 të trazirave të dhunshme në kryeqytet u perceptuan gjërësisht si gjuhë force dhe nxitëse për përplasje të mëtejshme, ndërsa vendi po përjeton një nga momentet më të vështira prej dekadash.

Shkrimtari Fatos Lubonja, një ish- i burgosur politik i diktaturës komuniste, i krahasoi deklaratat e kryeministrit me atë të diktatorit famëkeq Enver Hoxha.

“Është një fjalim ku kërcënimit e hapura për çdokënd që guxon të protestojë qoftë edhe paqësisht justifikohen me  manipulime dhe gënjeshtra që kërkojnë ta paraqesin protestën me gjuhën që përdorte Enver Hoxha si vepër të armikut të jashtëm dhe të brendshëm”,- tha Lubonja për BIRN.

“Na kujtoi fjalët e Enver Hoxhës; me gjak e kemi marrë pushtetin me gjak do ta lemë që në rastin e tij mund të kthehen në; me krime e kemi mbajtur pushtetin dhe me krime do ta lemë”- shtoi ai.

Sipas Lubonjës nxitja e policisë me fjalim dhe me shpërblime që të vijojnë shtypjen me dhunë të kësaj proteste tregon qartë se po shkojmë drejt një shteti policor.

Deklaratat e Ramës erdhën në një kohë kur shoqëria civile, pedagogë dhe aktorë ndërkombëtarë po bënin thirrje për uljen e tensioneve dhe ndalimin e dhunës.

Studiuesi i antropologjisë Nebi Bardhoshi paralajmëroi se retorika e kryeministrit rrezikon të thellojë përplasjen shoqërore.

“Kjo rrezikon ta çojë vendin në përplasje, në një humnerë sociale nëse qytetarët nuk i bëjnë barrikadë morale e sociale”- komentoi për BIRN Nebi Bardhoshi, studiues antropolog, i cili e konsideroi gjuhën e Ramës si nxitëse e dhunës që nga fillimi i protestave paqësore.

Duke i profilizuar protestuesit si të sponsorizuar nga armiq të Shqipërisë, sipas tij, krijhen kushtet që shteti të ndërhyjë në mënyrë të dhunshme.

“Tani jemi në kulmim të kësaj gjuhe. Portretizimi i protestuesve ai agjentë, terroristë, të paditur etj. është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të legjitimoj dhunën policore në çdo nivel, deri në brutalitet, siç dhe ka ndodhur tashmë”- theksoi Bardhoshi.

E pyetur nga BIRN për bazën ligjore të paralajmërimeve ndaj protestuesve dhe rrezikun që deklaratat e kryeministrit të përshkallëzojnë dhunën, zyra e shtypit e Kryeministrisë tha se ato duhen lexuar në kontekstin e akteve të dhunshme dhe jo të së drejtës për protestë.

“Deklarata e Kryeministrit Edi Rama duhet lexuar në kontekstin e saj të plotë. Ajo nuk i referohet ushtrimit të së drejtës për protestë, por akteve të dhunës ndaj punonjësve të policisë, qytetarëve dhe pronës publike e private”, tha zyra shtypit në një përgjigje për shkrim, duke shtuar se “ndërhyrja policore nuk lidhet me pjesëmarrjen në protestë, por me garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimeve të dhunshme, gjithmonë në përputhje me ligjin dhe parimin e proporcionalitetit”.

Lidhur me paralajmërimet ndaj prindërve të të rinjve që protestojnë në shesh Kryeministria iu referuar neneve të kodit civil dhe tha se “paralajmërimet e Kryeministrit për pasojat financiare dhe administrative ndaj personave të përfshirë në dhunë nuk nënkuptojnë vendosjen e sanksioneve kolektive apo shmangien e procedurave ligjore”.

The post Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore appeared first on Saranda News.

Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Dhuna ndaj protestuesve në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira përplasjesh

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas pamjeve të dhunës së policisë ndaj protestuesve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke shprehur shqetësimin dhe duke kërkuar respektimin e vendeve të shenjta.

Në reagimin e saj, Kisha thekson se këto mjedise nuk mund të kthehen në hapësira konflikti dhe përplasjesh. “Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato”, thuhet në deklaratë.

Kisha rikujton se Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, ku kryhen shërbesat fetare dhe predikohet kultura e paqes. Reagimi vjen pasi institucioni fetar ka parë pamjet e ngjarjeve të ndodhura në oborrin e saj.

Në përfundim, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përsërit thirrjen për distancim nga dhuna dhe për gjetjen e hapësirës së dialogut.

REAGIMI I PLOTË

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.

Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën edhe njëherë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut. Saranda Web

The post Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta appeared first on Saranda News.

Rama Premton shpërblim 2500 euro për çdo polic që përballet me protestuesit
Rama premton 2500 euro shpërblim për çdo polic në vijën e parë të protestave

Kryeministri Edi Rama ka premtuar një shpërblim prej 2500 eurosh për çdo efektiv të Policisë së Shtetit të angazhuar në vijën e parë gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë. Deklaratën e bëri gjatë një takimi me drejtues të policisë.

Kreu i qeverisë tha se shuma do të jetë e njëjtë për të gjithë efektivët e përfshirë në këtë angazhim. Ai e argumentoi mbështetjen financiare me stresin dhe shpenzimet shtesë që, sipas tij, shoqërojnë shërbimin gjatë protestave.

“Ne do vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv në front”, u shpreh Rama, duke e lidhur shpërblimin me përballjen e forcave të rendit me protestuesit.

Sa i përket Policisë së Sarandës, sipas kriterit të shpallur, efektivët që nuk janë angazhuar në vijën e parë të protestave nuk përfshihen në këtë premtim. Megjithatë, mungesa e përplasjeve në Sarandë nuk përcakton automatikisht përjashtimin e çdo punonjësi të komisariatit.

Për të saktësuar nëse do të ketë përfitues nga Saranda, mbetet të konfirmohet nëse efektivë të këtij komisariati janë dërguar me shërbim në Tiranë. Deklarata e kryeministrit nuk përmbante një listë të strukturave apo të punonjësve përfitues.

Gjatë takimit, Rama paralajmëroi gjithashtu një rritje të konsiderueshme të pagave të policisë nga 1 janari. Ai nuk bëri të ditur përqindjen e rritjes apo shumën konkrete që do t’i shtohet pagës së efektivëve.

The post Rama Premton shpërblim 2500 euro për çdo polic që përballet me protestuesit appeared first on Saranda News.

Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Skënder Hita reagon për sulmin ndaj Komisariatit nr. 3: Dhuna nuk është protestë, policia duhet të respektojë të drejtat e qytetarëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar pas sulmit ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku, sipas tij, mbetën të plagosur 10 punonjës policie. Hita deklaroi se persona të maskuar sulmuan godinën dhe efektivët në shërbim me bomba molotov, lëndë piroteknike, gurë dhe sende të forta. Ai tha se punonjësit e plagosur nuk kishin qenë të përfshirë në veprimet policore gjatë ditëve të mëparshme të protestave dhe se sulmi rrezikoi edhe personat e shoqëruar që ndodheshin brenda komisariatit.

“Sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë”, u shpreh Hita, duke e cilësuar dhunën ndaj punonjësve të policisë të papranueshme dhe të dënueshme me ligj.

Sipas kreut të Policisë, edhe gjatë ditës së sotme janë regjistruar sulme me gurë, lëndë piroteknike, sfera metalike dhe bomba molotov, që kanë shkaktuar plagosjen e punonjësve të tjerë. Ai tha se efektivët po përballen prej gjashtë ditësh me akte të përsëritura dhune.

Hita njoftoi se strukturat policore po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë, dokumentimin e veprimeve dhe referimin e provave pranë organeve të drejtësisë. Personat për të cilët provohet përgjegjësia penale, theksoi ai, do të përballen me pasojat ligjore.

Krahas paralajmërimit për autorët e sulmeve, drejtori i Përgjithshëm theksoi se e drejta për protestë paqësore mbetet e garantuar dhe se ndërhyrjet policore duhet të respektojnë ligjin dhe të drejtat e qytetarëve.

Ai deklaroi se ka udhëzuar strukturat të veprojnë me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me procedurat standarde dhe parimin e proporcionalitetit.

“Vendosmëria për të ndaluar dhunën duhet të shoqërohet në çdo rast me respektimin e ligjit dhe të drejtave të qytetarëve”, u shpreh Hita.

Në përfundim, ai u kërkoi protestuesve paqësorë të distancohen nga aktet e dhunshme, ndërsa theksoi se Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe ka për detyrë të garantojë sigurinë publike.

The post Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit appeared first on Saranda News.