Saturday, November 7, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni...

Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë

Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë. Arrestohet 30-vjeçari që i transportonte

Një 30-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pranë Konispolit, pasi dyshohet se po transportonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku kundrejt pagesës. Sipas njoftimit të Policisë, pagesa për transportimin ishte 2 500 euro për person.

I arrestuari, me inicialet V. D., u ndalua gjatë operacionit të koduar “Tranzit”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Policia bëri të ditur se ndërhyrja u krye pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve për goditjen e veprimtarisë së dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë

Sipas të njëjtit njoftim, 11 emigrantët sapo kishin hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë. Dyshohet se ata synonin të kalonin më pas në mënyrë të paligjshme drejt Italisë.

Furgoni që dyshohet se përdorej për transportimin e tyre është sekuestruar. Ndërkohë, për 11 shtetasit nga Irani dhe Iraku ka nisur procedimi penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial