E hënë, 23 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa...

Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision. Nga kjo e hënë, 23 nëntor, qytetarët dhe bizneset mund të dërgojnë para nga një bankë në tjetrën brenda Shqipërisë në maksimumi 10 sekonda. Banka e Shqipërisë ka vënë në punë sistemin e pagesave të menjëhershme IPSA, i cili mundëson transferta në lekë dhe në euro, 24 orë në ditë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

Deri tani, një transfertë e menjëhershme mund të kryhej brenda së njëjtës bankë. Për një pagesë mes dy bankave, pritja mund të zgjaste nga disa orë deri në një ditë pune, në varësi të orës kur dërgohej. Me sistemin e ri, paratë mbërrijnë në llogarinë e marrësit brenda pak sekondash dhe mund të përdoren menjëherë.

Klienti zgjedh opsionin e transfertës së menjëhershme në aplikacionin e bankës. Nëse, për shembull, i dërgon para një familjari të dielën në mbrëmje, ai mund t’i përdorë sapo shuma t’i kalojë në llogari.

Transfertat e menjëhershme deri në 40 mijë lekë, të kryera përmes aplikacionit të bankës, janë pa komision. Kur aplikohet komision, tarifa nuk mund të jetë më e lartë se ajo e një transferte të zakonshme në të njëjtën monedhë dhe me të njëjtat kushte.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se kursimet për qytetarët dhe bizneset parashikohen të kalojnë 400 milionë euro, duke iu referuar një studimi të Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore.

Sistemi mbështetet në platformën TIPS Clone, të zhvilluar dhe administruar nga Banka e Italisë. Projekti në Shqipëri u realizua nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe Bankën Qendrore Evropiane, me mbështetjen e Bankës Botërore. Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial