E diel, 22 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Lajme nga Saranda Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti i Sarandës ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur Tomorin e Beratit me rezultatin 3-0 në stadiumin “Andon Lapa”. Skuadra sarandiote konfirmoi formën e mirë, duke siguruar tri pikë që e ngjitin në vendin e katërt të renditjes.

Takimi, i zhvilluar këtë të diel, më 22 nëntor, u zhbllokua në minutën e 27-të nga Akibu I., i cili kaloi Butrintin në avantazh. Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë vendasit arritën të konkretizonin epërsinë me dy gola të tjerë.

Në minutën e 65-të ishte Kolonja A. që dyfishoi rezultatin, duke i dhënë më shumë siguri skuadrës sarandiote. Goli i tretë erdhi në minutën e 77-të, sërish nga Akibu I., i cili kompletoi dopietën personale dhe vulosi fitoren 3-0 të Butrintit.

Takimi pati edhe momente tensioni, me disa kartonë të verdhë për të dyja skuadrat. Tomori mbeti me një lojtar më pak në minutën e 68-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Bashës, i cili kishte marrë më parë një karton të verdhë.

Me këtë fitore, Butrinti ngjitet në kuotën e 15 pikëve pas 8 ndeshjeve të zhvilluara, duke u pozicionuar në vendin e katërt të renditjes. Sarandiotët kanë regjistruar deri tani 5 fitore dhe 3 humbje.

Në krye të klasifikimit qëndrojnë Bylis B dhe AF Luftëtari me nga 19 pikë, ndërsa Maliqi renditet i treti me 16 pikë.

Rezultati ndaj Tomorit i jep Butrintit një shtysë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit, duke e mbajtur skuadrën sarandiote pranë grupit të ekipeve kryesuese. Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial