Saranda News - Lajme dhe Info nga Saranda SarandaNews

Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm

Këshilli Bashkiak Konispol ka shtyrë për mbledhjen e muajit të ardhshëm vendimmarrjen për ndryshimin e tarifave të ujit dhe kanalizimeve. Këshilltarët kanë kërkuar nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Sarandë më shumë argumente për pagesat e propozuara. Sipas kërkesës së ujësjellësit, familjet do të paguajnë 65 lekë për çdo metër kub ujë të konsumuar. Përveç ujit, propozohet edhe një pagesë fikse prej 200 lekësh në muaj. Kjo pagesë fikse aktualisht nuk aplikohet në njësinë Konispol.

Sot, familjet paguajnë me dy çmime të ndryshme: një pjesë 50 lekë për metër kub dhe pjesa tjetër 66,67 lekë. Propozimi i çon të dyja kategoritë në 65 lekë. Por shtimi i pagesës fikse bën që, për një konsum prej 10 metrash kub në muaj, fatura të rritet për të dyja grupet.

Familja që sot paguan 50 lekë për metër kub ka një pagesë prej 500 lekësh për ujin. Me propozimin e ri, do të paguante 650 lekë për ujin dhe 200 lekë pagesë fikse: gjithsej 850 lekë, ose 350 lekë më shumë në muaj. Familja që sot paguan 66,67 lekë për metër kub paguan rreth 667 lekë për të njëjtën sasi uji. Me çmimin e ri dhe pagesën fikse, shuma do të bëhej 850 lekë, ose rreth 183 lekë më shumë në muaj. Pra, edhe pse kësaj familjeje i ulet pak çmimi i ujit, pagesa totale i rritet.

Në kërkesën e ujësjellësit përfshihet edhe një tarifë prej 25 lekësh për metër kub për largimin e ujërave të ndotura. Kjo propozohet megjithëse banorët përdorin gropa septike dhe vetë relacioni i shoqërisë thotë se UK Konispol nuk ka në përdorim asnjë sistem të ujërave të përdorura.

Nëse kjo tarifë do t’i aplikohej një familjeje për 10 metra kub, ajo do të paguante edhe 250 lekë të tjera në muaj. Në këtë rast, pagesa për ujin, tarifën fikse dhe kanalizimet do të arrinte në 1.100 lekë, nga 500 ose rreth 667 lekë që paguan sot.

Megjithatë, dokumenti nuk e bën të qartë nëse tarifa e kanalizimeve do t’u vendoset të gjithë abonentëve apo vetëm një pjese të tyre. Nuk sqarohet as çfarë shërbimi do të marrin banorët kundrejt kësaj pagese, kur ujërat e ndotura i mbledhin në gropa septike.

Rritje propozohet edhe për bizneset dhe institucionet: çmimi i ujit nga 83,34 në 140 lekë për metër kub, një pagesë fikse prej 300 lekësh në muaj dhe tarifë kanalizimesh prej 45 lekësh për metër kub.

Këshilli Bashkiak Konispol do ta rikthejë çështjen në mbledhjen e muajit të ardhshëm, pasi ka kërkuar më shumë argumente nga ujësjellësi. Të gjitha shumat e përmendura në shembuj janë pa TVSH. Saranda Web

The post Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm appeared first on Saranda News.

Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë

Tarifat e furnizimit me ujë të pijshëm dhe të kanalizimeve në Sarandë e Ksamil mund të ndryshojnë. Çështja është përfshirë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak Sarandë, që do të zhvillohet të premten, më 30 tetor, ndërkohë që një pjesë e madhe e banorëve vazhdojnë të përballen me furnizim të kufizuar me ujë.

Pika e shtatë e rendit të ditës parashikon dhënien e mendimit të Këshillit Bashkiak për ndryshimin e nivelit të tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe për largimin, kanalizimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura. Megjithatë, në njoftimin e mbledhjes nuk jepen hollësi mbi tarifat që propozohen të ndryshohen, nivelin e tyre aktual apo vlerat që mund të aplikohen në të ardhmen.

Ende nuk dihet se çfarë kërkesash konkrete janë paraqitur për shqyrtim në Këshillin Bashkiak dhe nëse bëhet fjalë për rritje apo ulje të tarifave. Po ashtu, nuk ka informacion publik mbi argumentet ekonomike që mund të mbështesin ndryshimet e propozuara dhe ndikimin që ato do të kenë në faturat mujore të familjeve dhe bizneseve.

Nga ana tjetër, as këshilltarët e opozitës nuk kanë bërë deri tani ndonjë deklaratë publike për qëndrimin që do të mbajnë gjatë shqyrtimit të kësaj pike, pavarësisht se bëhet fjalë për një shërbim bazë që prek drejtpërdrejt qytetarët dhe aktivitetin ekonomik të zonës.

Diskutimi për tarifat vjen në një kohë kur furnizimi me ujë të pijshëm mbetet një nga problemet më të mëdha për Sarandën, Ksamilin dhe zonat përreth. Në shumë pjesë të qytetit, por edhe në Gjashtë, Metoq dhe lagjet periferike, furnizimi me ujë vijon të jetë i kufizuar në vetëm 2 deri në 5 orë në ditë.

Situata rëndohet veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur rritja e ndjeshme e popullsisë dhe e konsumit e bën furnizimin edhe më të pamjaftueshëm. Në zona të ndryshme të Sarandës dhe Ksamilit, familjet dhe subjektet akomoduese detyrohen të sigurojnë ujë përmes autoboteve, duke përballuar shpenzime shtesë për një shërbim që duhet të garantohet nga rrjeti publik.

Një ndryshim i mundshëm i tarifave, veçanërisht nëse parashikon rritje, kërkon edhe shpjegime të qarta për investimet që janë kryer dhe do të kryhen, dhe kryesorja: kur do të kenë qytetarët ujë 24 orë në çezmat e tyre. Saranda Web

The post Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë appeared first on Saranda News.

Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulëzim Tabaku dhe Idriz Çela

Lulëzim Tabaku qëlloi për vdekje 66-vjeçarin në lokalin e tij në Gjashtë. Idriz Çela, i dyshuar për përfshirje në konfliktin që parapriu vrasjen, është kapur në Korfuz, ku sipas policisë përdorte identitet të rremë.

Dy persona të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të 7 majit 2026 në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Rexhep Ismaili, janë arrestuar në Greqi. Në pranga kanë rënë Lulëzim Tabaku, 37 vjeç, dhe Idriz Çela, 40 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimet janë realizuar gjatë një tjetër faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit operacional me autoritetet greke.

Lulëzim Tabaku akuzohet si autor i vrasjes së 66-vjeçarit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, ai ka qëlluar me pistoletë ndaj Rexhep Ismailit në ambientet e lokalit të këtij të fundit, pas një konflikti me sende të forta mes disa personave.

Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj Tabakut masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.

Në lidhje me konfliktin që i parapriu vrasjes është arrestuar edhe Idriz Çela. Ai është kapur në ishullin e Korfuzit, ku, sipas policisë, përdorte identitet të rremë për qëndrimin e tij.

Për Çelën, Gjykata e Sarandës ka caktuar gjithashtu masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Sipas hetimeve, 40-vjeçari dyshohet se ka qenë mes personave të përfshirë në përplasjen me sende të forta përpara të shtënave fatale.

Të dy janë arrestuar provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën dhe autoritetet homologe greke, po punon për përfundimin e procedurave të ekstradimit.

Ndërkohë, operacioni për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e të kërkuarve të tjerë vijon. Policia e Shtetit njofton se po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. Saranda Web

The post Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit appeared first on Saranda News.

Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin

Pronat në Volloder, të cilat muajin e kaluar u bënë shkak për bllokimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Sarandë, rikthehen sërish në rendin e ditës. Projektvendimi për transferimin e pesë pasurive në pronësi të bashkisë, që shkaktoi largimin e këshilltarëve të djathtë nga salla, është vendosur këtë herë si pika e parë e mbledhjes së parashikuar për të premten, më 30 tetor.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 dhe do të nisë me shqyrtimin e ndryshimit të vendimit nr. 151, datë 23 dhjetor 2025, që lidhet me transferimin në pronësi të Bashkisë Sarandë të pasurive me numër 395, 409, 432, 430 dhe 441, në zonën e Volloderit.

I njëjti projektvendim ishte përfshirë si pikë e tetë në mbledhjen e muajit të kaluar, por nuk arriti të shqyrtohej deri në fund për shkak të kundërshtimeve të këshilltarëve të djathtë. Ata kërkuan sqarime për vendndodhjen e pronave dhe dokumentacionin mbi të cilin mbështetej kërkesa për transferimin e tyre.

Gjatë diskutimeve, këshilltari Gjergji Imeri kërkoi nga përfaqësuesit e administratës bashkiake të tregonin konkretisht se ku ndodheshin pasuritë, duke ngritur shqetësimin se këshilltarëve nuk u ishin vënë në dispozicion dokumentet e nevojshme për shqyrtimin e projektvendimit.

Debati u tensionua më tej pas ndërhyrjes së këshilltarit Përparim Ahmeti, i cili deklaroi se në zonën e Volloderit kishin nisur piketimet dhe rrethimet. Ai kërkoi shpjegime për këto veprime dhe, në mungesë të sqarimeve, njoftoi largimin nga mbledhja.

Pas tij, këshilltari Vesel Koçiu u bëri thirrje edhe këshilltarëve të tjerë të djathtë të largoheshin nga salla. Braktisja e mbledhjes bëri që Këshilli Bashkiak të mbetej pa kuorumin e nevojshëm për vijimin e punimeve, duke sjellë ndërprerjen e saj.

Një muaj më vonë, projektvendimi për pronat në Volloder rikthehet për shqyrtim, por këtë herë administrata bashkiake e ka vendosur në krye të rendit të ditës. Nga njoftimi i mbledhjes nuk rezulton nëse ndërkohë janë dhënë sqarimet dhe dokumentacioni i kërkuar nga këshilltarët gjatë debatit të mëparshëm.

Përtej përplasjes mes këshilltarëve të djathtë dhe administratës bashkiake, mbetet për t’u sqaruar se çfarë ndryshimi kërkohet në vendimin e dhjetorit 2025, ku ndodhen saktësisht pasuritë dhe për çfarë do të përdoren pas kalimit në pronësi të Bashkisë Sarandë.

Mbledhja e 30 tetorit do të tregojë nëse projektvendimi do të marrë miratimin e Këshillit Bashkiak apo nëse kërkesat për transparencë mbi pronat në Volloder do të sjellin një tjetër debat mes këshilltarëve.

Debati i mbledhjes së kaluar, përfshirë kundërshtimet dhe largimin e këshilltarëve të djathtë, është transmetuar nga Saranda Web.

Shikoni videon e debatit në Këshillin Bashkiak Sarandë

Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje

The post Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin appeared first on Saranda News.

Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali

Restaurimi i ligatinave, monitorimi i biodiversitetit dhe përfshirja e komuniteteve në menaxhimin e zonave të mbrojtura ishin në qendër të një vizite studimore në Slloveni dhe Itali. Përvojat e prezantuara ofrojnë ide të vlefshme edhe për zonën e Butrintit, ku mbrojtja e natyrës ndërthuret me trashëgiminë kulturore dhe turizmin.

Nga 19 deri më 22 tetor 2026, EcoAlbania organizoi një vizitë studimore në zonat e mbrojtura të Adriatikut Verior, me pjesëmarrjen e 16 përfaqësuesve nga Shqipëria. Grupi përfshinte organizata të shoqërisë civile, aktivistë, punonjës të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe institucioneve publike, përfshirë IKMT-në. Pjesë e vizitës ishte edhe një përfaqësues i Saranda Web.

Përmes vizitave në terren dhe diskutimeve me specialistë, pjesëmarrësit u njohën me mënyra të ndryshme të ruajtjes së habitateve, organizimit të vizitorëve dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, ekspertëve dhe komuniteteve lokale. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit PAMANCA – “Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi – Avokim për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Škocjanski Zatok, si u shpëtua një ligatinë

Një nga historitë më domethënëse ishte ajo e Rezervatit Natyror Škocjanski Zatok, pranë Koperit në Slloveni. Ligatina, me sipërfaqe rreth 122 hektarë, përfaqëson një habitat të rëndësishëm për shpendët dhe specie të tjera.

Përballë degradimit dhe planeve për zhvillim industrial e tregtar, organizata DOPPS–BirdLife Slovenia nisi në vitin 1993 një fushatë mbrojtjeje, e cila përfshiu një peticion me rreth 7 mijë firma. Zona u shpall rezervat natyror në vitin 1998 dhe një vit më pas menaxhimi iu besua kësaj organizate.

Ndërhyrjet për restaurimin e habitateve, përfshirë projekte të mbështetura nga programi evropian LIFE, e shndërruan zonën në një hapësirë ku ndërthuren ruajtja e biodiversitetit, monitorimi shkencor, edukimi mjedisor dhe vizitat e organizuara.

Për Parkun Kombëtar të Butrintit, kjo përvojë sjell në vëmendje rëndësinë e ligatinave si pjesë e pandashme e peizazhit dhe e vlerave natyrore. Ajo tregon gjithashtu se pjesëmarrja qytetare dhe angazhimi i organizatave mjedisore mund të ndihmojnë në mbrojtjen e territoreve, ndërsa menaxhimi afatgjatë kërkon burime dhe ekspertizë të vazhdueshme.

Miramare, vendimmarrje e mbështetur në të dhëna

Në Zonën Detare të Mbrojtur Miramare, pranë Triestes në Itali, pjesëmarrësit u njohën me rolin e shkencës dhe monitorimit në ruajtjen e ekosistemeve.

E nisur si nismë për mbrojtjen e mjedisit detar në vitin 1973 dhe e shpallur zyrtarisht rezervat detar shtetëror në vitin 1986, Miramare menaxhohet nga WWF Italia.

Takimet me drejtuesit dhe specialistët trajtuan aktivitetet kërkimore, vlerësimin e gjendjes së biodiversitetit dhe bashkëpunimin me institucionet publike e universitetet. Vëmendje iu kushtua edhe edukimit mjedisor, si një mënyrë për t’i ndihmuar vizitorët të kuptojnë vlerat dhe ndjeshmërinë e zonës.

Edhe për Butrintin, parimi i menaxhimit të mbështetur në të dhëna ka rëndësi: njohja e gjendjes së habitateve dhe ndjekja e ndryshimeve në kohë ndihmojnë në përcaktimin e masave të ruajtjes. Përvoja e Miramares ofron një pikë referimi për bashkëpunimin mes administratës, studiuesve dhe organizatave mjedisore.

Isola della Cona, ruajtja e habitateve dhe turizmi i natyrës

Më 21 tetor, grupi vizitoi Isola della Cona, pjesë e Rezervatit Natyror të Grykëderdhjes së lumit Isonzo, në rajonin Friuli-Venezia Giulia të Italisë.

Ligatinat, kallamishtet, livadhet e lagështa dhe sipërfaqet ujore të kësaj zone krijojnë habitate për shumë specie, veçanërisht për shpendët shtegtarë dhe rezidentë. Restaurimi ekologjik dhe menaxhimi aktiv kanë kontribuar në ruajtjen e tyre dhe në zhvillimin e zonës si destinacion për vëzhgimin e shpendëve dhe edukimin mjedisor.

Modeli ndërthur rolin e autoriteteve publike, mbështetjen shkencore të Stacionit Biologjik Isola della Cona dhe përfshirjen e kooperativës Rogos në shërbimet dhe aktivitetet për vizitorët.

Kjo përvojë është me interes për diskutimin mbi turizmin e natyrës në Butrint. Organizimi i vizitave, orientimi i publikut dhe aktivitetet edukative mund të ndihmojnë në njohjen e vlerave natyrore të zonës, duke respektuar nevojat e habitateve. Çdo praktikë e tillë kërkon vlerësim dhe përshtatje me kushtet konkrete të Butrintit.

Komunitetet pranë zonave të mbrojtura

Programi përfshiu edhe Marezige, në Istrian sllovene, ku traditat bujqësore, prodhimi vendas dhe turizmi krijojnë lidhje mes peizazhit dhe ekonomisë lokale.

Megjithëse Marezige nuk është zonë e mbrojtur, përfshirja e saj e zgjeroi diskutimin përtej kufijve të rezervateve. Fermerët, prodhuesit dhe bizneset lokale mund të kontribuojnë në ruajtjen e identitetit të territorit dhe të krijojnë mundësi ekonomike të lidhura me të.

Për komunitetet pranë Butrintit, ky këndvështrim nxit diskutimin mbi përfshirjen në shërbimet turistike, promovimin e produkteve vendase dhe aktivitetet e edukimit mjedisor. Lidhja e përfitimeve lokale me ruajtjen e natyrës mund të forcojë bashkëpunimin dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e zonës.

Butrinti në diskutimin për menaxhimin e qëndrueshëm

Vizitat në Slloveni dhe Itali prezantuan modele të ndryshme, por me disa elemente të përbashkëta: angazhim qytetar, restaurim të habitateve, monitorim shkencor, edukim mjedisor dhe përgjegjësi të qarta mes aktorëve të përfshirë.

Për Butrintin, këto përvoja ndihmojnë në zgjerimin e vëmendjes ndaj liqenit, ligatinave dhe peizazhit përreth, krahas trashëgimisë arkeologjike. Ato ofrojnë shembuj për mënyrën se si ruajtja e natyrës mund të shoqërohet me vizita të organizuara dhe përfshirje të komuniteteve.

Modelet nuk mund të transferohen automatikisht. Përshtatja e tyre kërkon shqyrtimin e kuadrit ligjor, kapaciteteve institucionale, financimit dhe nevojave të secilës zonë. Përvoja e vizitës e vendos theksin te një parim i rëndësishëm edhe për Butrintin: zhvillimi i turizmit duhet të planifikohet në përputhje me ruajtjen e habitateve dhe biodiversitetit.

The post Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali appeared first on Saranda News.

Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë nga SPAK për zinxhirin komandues të policisë.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe avokatë kërkojnë që hetimi për veprimet e policisë gjatë protestave të dy javëve të fundit të përfshijë edhe strukturën komanduese. Në një deklaratë për mediat, ata bënë të ditur se javën e kaluar kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK dhe paralajmëruan se dokumentimi i rasteve të tjera mund të pasohet me kallëzime të reja.

Në emër të grupit, Olsi Nika e cilësoi forcën e përdorur ndaj protestuesve si joproporcionale dhe, në raste të caktuara, terrorizuese. Ai theksoi se studentët dhe të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, të kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre dhe t’i kërkojnë llogari qeverisë e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Nikës, kallëzimi synon të nxisë një hetim të plotë mbi përgjegjësitë individuale dhe rolin e strukturave drejtuese në veprimet e policisë. Përfaqësuesit e grupit pretendojnë se dhuna ndaj studentëve ka qenë e koordinuar dhe se ka shërbyer për të frikësuar pjesëmarrësit, për të dekurajuar angazhimin e tyre dhe për të delegjitimuar protestën. Këto pretendime kërkojnë që të shqyrtohen në rrugë institucionale.

Avokatët dhe juristët i bënë thirrje SPAK-ut që çështja të trajtohet pa vonesa dhe hetimi të jetë gjithëpërfshirës. Ata njoftuan se kanë ngritur një grup pune që mbledh, dokumenton dhe arkivon pamjet e ndërhyrjeve policore, me qëllim evidentimin e rasteve dhe ndjekjen e tyre ligjore.

“Mund të ketë edhe kallëzime të tjera”, paralajmëruan përfaqësuesit e grupit, duke e lidhur këtë mundësi me materialet që po shqyrtohen.

Gjatë deklaratës, avokatët pohuan gjithashtu se rreth 200 të mitur janë me masa sigurie. Megjithatë, në informacionin e paraqitur nuk u sqaruan llojet e masave, periudha që mbulon kjo shifër apo dokumentacioni mbi të cilin mbështetet. Saranda Web

The post Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues appeared first on Saranda News.

Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë. Arrestohet 30-vjeçari që i transportonte

Një 30-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pranë Konispolit, pasi dyshohet se po transportonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku kundrejt pagesës. Sipas njoftimit të Policisë, pagesa për transportimin ishte 2 500 euro për person.

I arrestuari, me inicialet V. D., u ndalua gjatë operacionit të koduar “Tranzit”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Policia bëri të ditur se ndërhyrja u krye pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve për goditjen e veprimtarisë së dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Sipas të njëjtit njoftim, 11 emigrantët sapo kishin hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë. Dyshohet se ata synonin të kalonin më pas në mënyrë të paligjshme drejt Italisë.

Furgoni që dyshohet se përdorej për transportimin e tyre është sekuestruar. Ndërkohë, për 11 shtetasit nga Irani dhe Iraku ka nisur procedimi penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Saranda Web

The post Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë appeared first on Saranda News.

Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit

Parku eolik në Markat, një projekt i licencuar fillimisht në vitin 2008, rikthehet për shqyrtim me një plan të ri ndërtimi. Shoqëria “E-Vento s.r.l Albania” kërkon të instalojë nëntë turbina në Njësinë Administrative Markat të Bashkisë Konispol, me kapacitet të përgjithshëm prej 72 megavatësh (MW). Historia e projektit nis më 17 korrik 2008, kur kompania mori licencën për prodhimin e energjisë elektrike nga era. Në konfigurimin fillestar, në zonën Markat-Livadhja parashikohej vendosja e 23 turbinave me fuqi 2 MW secila, me kapacitet të përgjithshëm 46 MW.

Megjithatë, projekti kaloi në disa shtyrje të afateve të realizimit. Dokumentacioni i Entit Rregullator të Energjisë pasqyron ndryshime në vitet 2009, 2010 dhe 2013. Në vitin 2019, kompania kërkoi një tjetër shtyrje, duke iu referuar problematikave të hasura gjatë zhvillimit të investimit.

Edhe në vitin 2021, projekti ishte objekt shqyrtimi nga ERE për çështje që lidheshin me kushtet e licencimit dhe vendndodhjen e turbinave. Në fund të vitit 2023, rregullatori mbylli një procedurë administrative për heqjen e licencës së prodhimit, pasi kompania shlyeu detyrimin e prapambetur për pagesën rregullatore.

Çfarë ndryshon për parkun eolik në Markat?

Kërkesa e paraqitur në vitin 2026 parashikon një konfigurim të ndryshëm nga ai fillestar. Në vend të 23 turbinave me fuqi 2 MW secila, për Markatin propozohen nëntë turbina me fuqi 8 MW secila. Kështu, numri i turbinave të parashikuara për zonën ulet, ndërsa kapaciteti rritet nga 46 MW në 72 MW. Sipas kërkesës, i gjithë kapaciteti i projektit do të përqendrohet në Njësinë Administrative Markat. Kompania kërkon gjithashtu ndryshimin e afateve të ndërtimit dhe të vënies në punë të centralit.

ERE nis shqyrtimin, ndryshimet ende të pamiratuara

Në mbledhjen e 20 tetorit 2026, Enti Rregullator i Energjisë vendosi të nisë procedurën për modifikimin e licencës së kompanisë. Nisja e procedurës nuk përbën miratim të planit të ri dhe as njoftim për fillimin e punimeve. Kërkesa për parkun eolik në Markat do të kalojë në shqyrtimin e rregullatorit. Saranda Web

The post Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit appeared first on Saranda News.

Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë

Sot, më 25 tetor, do të zhvillohen ndeshjet e radhës të Kategorisë së Dytë, Grupi B, ku dy skuadrat Butrinti i Sarandës dhe Delvina, do të zbresin në fushë për të kërkuar rezultate pozitive.

Butrinti do të luajë në transfertë ndaj Devollit, në një përballje që nis në orën 13:30, në stadiumin “Devolli”. Skuadra sarandjote vjen në këtë takim si një nga pretendentet e grupit, duke mbajtur vendin e dytë në renditje me 9 pikë pas katër ndeshjeve, me tri fitore dhe një humbje.

Në krye të renditjes ndodhet Bylis B me 12 pikë, ndërsa AF Luftëtari dhe Tomori ndjekin me nga 7 pikë. Një fitore ndaj Devollit do t’i mundësonte Butrintit të ruante ritmin në garën për vendin e parë.

Nga ana tjetër, Devolli renditet në vendin e pestë me 4 pikë dhe do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv.

Një transfertë e vështirë pret edhe Delvinën, e cila do të përballet me Apoloninë në Fier, po në orën 13:30. Delvinjotët renditen aktualisht në vendin e shtatë me 3 pikë nga tri ndeshje, me një fitore dhe dy humbje.

Për Delvinën, kjo përballje është një mundësi për të përmirësuar pozitat në klasifikim dhe për të fituar më shumë besim në vazhdimësinë e kampionatit.

Në takimet e tjera të programuara për sot, Albpetroli pret Memaliajn, AF Luftëtari përballet me Këlcyrën, ndërsa Maliqi luan ndaj Tomorit.

Të gjitha ndeshjet janë parashikuar të nisin në orën 13:30.

Saranda Web do të ndjekë ecurinë e dy skuadrave të jugut, Butrintit dhe Delvinës, duke informuar sportdashësit për rezultatet e përballjeve.

The post Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë appeared first on Saranda News.

Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit
Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit. Pezullohet një efektiv i “Shqiponjave”

Policia e Shtetit ka pranuar një rast të tejkalimit të detyrës dhe përdorimit joproporcional të forcës nga një efektiv gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për rrethanat në të cilat 28-vjeçari E. V. pësoi dëmtim në sy.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektori A. K., punonjës i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, është pezulluar nga detyra pas publikimit në media të pamjeve ku shfaqet duke shkelur parimin e proporcionalitetit. Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin administrativ.

Masa ndaj efektivit vjen pasi rasti u bë publik, duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin e ushtruar nga drejtuesit gjatë ndërhyrjeve në terren. Në të njëjtin njoftim, Policia thekson se përpara protestës ishte kërkuar vetëpërmbajtje nga punonjësit dhe respektim i proporcionalitetit në përdorimin e forcës.

Për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit, Policia njofton se kanë nisur veprimet hetimore nga Standardet Profesionale, ndërsa po hetojnë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria. Njoftimi nuk sqaron se si është shkaktuar dëmtimi dhe as nëse efektivi i pezulluar ka lidhje me këtë ngjarje.

Në versionin e saj për protestën, Policia deklaron se punonjësit u sulmuan për disa orë me gurë, sende metalike, shkopinj, mjete piroteknike dhe bomba Molotov. Sipas institucionit, pesë efektivë mbetën të plagosur.

Megjithatë, këto pretendime nuk sqarojnë veprimet e punonjësve që kanë përdorur forcë ndaj qytetarëve. Pranimi i një rasti të shkeljes së proporcionalitetit kërkon zbardhjen e plotë të ndërhyrjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Policia ka shprehur keqardhje për lëndimin e të riut dhe ka premtuar hetim të paanshëm. Por në njoftimin e saj ende mungojnë përgjigjet kryesore: çfarë e shkaktoi dëmtimin në sy të 28-vjeçarit, kush ishte i përfshirë dhe në çfarë rrethanash ndodhi ngjarja. Saranda Web

The post Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit appeared first on Saranda News.