vangjel agora Archives - Saranda News

Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”

Mbrëmjen e sotme, në ambientet e hotelit “Lindi” në Sarandë, u zhvillua promovimi i librit më të ri të artistit të njohur sarandjot Vangjel Agora, me titull “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”. Ky botim vjen si një homazh i veçantë për historinë e artit skenik në Sarandë dhe veçanërisht për veprimtarinë artistike të gjimnazit “Hasan Tahsini”, një vatër ku për dekada me radhë u kultivua talenti dhe dashuria për skenën.

I lindur dhe rritur pranë bregut të kaltër të Jonit, Vangjel Agora rrëfen se ideja për këtë libër ka nisur shumë vite më parë, gjatë një udhëtimi të gjatë artistik që zgjati rreth katër dekada në Estradën Profesioniste të Sarandës, ku ai shërbeu si aktor, regjisor dhe drejtues. Gjatë kësaj periudhe ai mblodhi kujtime, dokumente, fotografi dhe dëshmi të shumta që sot përbëjnë bazën e këtij botimi të rëndësishëm për historinë kulturore të qytetit.

Libri sjell një panoramë të detajuar të zhvillimit të lëvizjes artistike në gjimnazin “Hasan Tahsini”, duke dokumentuar aktivitetet teatrale, dramat, interpretimet dhe figurat që i dhanë jetë skenës së qytetit. Sipas autorit, veprimtaritë artistike të kësaj shkolle jo vetëm pasuruan jetën kulturore të Sarandës, por u shndërruan edhe në një bazë të rëndësishme për ringritjen dhe zhvillimin e institucioneve kulturore në vitet që pasuan.

Nga kjo shkollë kanë dalë rreth shtatëmbëdhjetë talente që më pas u bënë emra të njohur të skenës shqiptare, mes tyre Josif Papagjoni, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Albano Bogdo, Zef Mosi, Ervina Kotolloshi, Armela Demaj dhe shumë të tjerë. Libri rikthen atmosferën e atyre viteve duke dokumentuar rrugëtimin e tyre të hershëm dhe ndikimin që pati gjimnazi në formimin e tyre artistik.

Gjatë përgatitjes së veprës, autori është mbështetur në një dokumentacion të pasur që përfshin burime arkivore, fletë-volante, materiale nga muzeu i gjimnazit “Hasan Tahsini”, si dhe dëshmi të shumta nga ish-nxënës dhe mësues që kanë qenë pjesë e historisë së artit skenik në këtë shkollë. Sipas Agorës, çdo faqe e librit është një pjesë e rrjetës së kujtimeve që formojnë “tapetin e trashëgimisë kulturore të qytetit tonë”.

Aktiviteti për promovimin e librit të Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”

Aktiviteti i promovimit u hap dhe u drejtua nga Xhorxhi Vasili, i cili me përkushtimin e tij ka krijuar edhe muzeun e gjimnazit “Hasan Tahsini”. Gjatë mbrëmjes u shfaq gjithashtu një insert filmik kushtuar artistëve që hodhën hapat e parë në skenën e kësaj shkolle, ndër ta edhe Vangjel Agora, Luiza Xhuvani dhe Laert Vasili, duke rikthyer emocione dhe kujtime nga një periudhë e rëndësishme e jetës artistike të qytetit.

Në këtë veprimtari përshëndetën dhe ndanë kujtimet e tyre disa prej miqve dhe bashkëpunëtorëve të autorit. Morën fjalën Shkëlqim Hajno, shoqja e shkollës Vera Sterjo, si dhe Ermir Hoxha dhe Mira Birjami, të cilët vlerësuan punën dhe përkushtimin e Agorës për të dokumentuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë kulturore të Sarandës. Aktiviteti u përshëndet gjithashtu edhe nga prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi.

Në përmbyllje të kësaj mbrëmjeje kulturore, fjalën e mori vetë autori Vangjel Agora, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit dhe ndau reflektime mbi rrugëtimin që e çoi drejt këtij botimi. Ai theksoi se libri është një përpjekje për të ruajtur kujtesën e një tradite artistike që ka ndikuar në formimin e shumë figurave të skenës shqiptare, duke u bërë njëkohësisht një thirrje për brezat e rinj që të vlerësojnë artin, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit.

Autori shprehu gjithashtu falënderim të veçantë për mikun e tij, Dr. Vasil Llajo, i cili ka marrë përsipër botimin e kësaj vepre. Sipas Agorës, procesi i përgatitjes së librit ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm, por i domosdoshëm për ruajtjen e kujtesës kolektive të Sarandës.

Promovimi u mbyll në një atmosferë miqësore dhe plot emocion, duke rikthyer në kujtesë kohët kur skena e gjimnazit “Hasan Tahsini” u bë një strehë e vërtetë për shkëndijën e artit skenik në Sarandë.  Saranda Web

The post Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO appeared first on Saranda News.

Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë. Nga Vangjel Agora

Në një reagim publik drejtuar institucioneve arsimore dhe vendore në Sarandë, aktori dhe regjisori Vangjel Agora bën thirrje për rikthimin e aktiviteteve teatrore në shkollat e mesme, duke theksuar rëndësinë e tyre në formimin emocional dhe shoqëror të të rinjve.

“Të nderuar përfaqësues të Zyrës Arsimore dhe drejtues të Shkollës së Mesme ‘Hasan Tahsini’,” – shkruan Agora, duke e nisur mesazhin e tij me një apel të drejtpërdrejtë institucional.

Sipas tij, në një kohë kur fenomenet e bullizmit, agresivitetit dhe izolimit social po shfaqen gjithnjë e më herët tek të rinjtë, shkolla duhet të shkojë përtej dijes akademike.

“Në një kohë kur fenomenet e bullizmit, agresivitetit dhe izolimit social po shfaqen gjithnjë e më herët tek të rinjtë, shkolla ka nevojë të forcojë jo vetëm dijen, por edhe formimin emocional dhe shoqëror të nxënësve,” – thekson Vangjel Agora.

Agora propozon rikthimin e rregullt të aktiviteteve teatrore dhe organizimin e olimpiadave teatrale ndërmjet shkollave të mesme, si një traditë që dikur ka qenë pjesë e gjallë e jetës kulturore të gjimnazit “Hasan Tahsini” në Sarandë.

“Teatri në shkollë nuk synon vetëm të krijojë aktorë, por të formojë të rinj më empatikë, më komunikues dhe më të sigurt në vetvete,” – shprehet ai.

Në reagimin e tij, ai kujton se shumë artistë të njohur shqiptarë i kanë hedhur hapat e parë pikërisht në skenat e olimpiadave teatrale të shkollave, ndër ta Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Zef Mosi, Kostaq Nika, Mike Kalemi, Najada Elmazi dhe Niko Deraj.

Duke u mbështetur në përvojën e tij shumëvjeçare si aktor dhe regjisor, Agora argumenton se teatri është një mjet i fuqishëm edukimi.

“Përvoja ime shumëvjeçare si aktor dhe regjisor në punën me të rinj tregon se loja skenike ndihmon në uljen e tensioneve, rrit bashkëpunimin dhe përmirëson klimën në komunitetin shkollor,” – nënvizon ai.

Sipas tij, skena është një laborator i gjallë i qytetarisë, ku nxënësit mësojnë të dëgjojnë, të dialogojnë dhe të respektojnë mendimin ndryshe.

“Rikthimi i këtyre aktiviteteve në ‘Hasan Tahsini’ do të ishte një hap konkret drejt një shkolle më humane, më krijuese dhe më pranë nevojave reale të nxënësve,” – thekson Agora.

Në përmbyllje të thirrjes së tij, ai lë një mesazh të qartë për institucionet vendore dhe arsimore:

“Më shumë teatër sot, do të thotë më shumë dialog nesër. Le ta rikthejmë skenën si hapësirë edukimi, bashkëpunimi dhe qytetarie.”

The post Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë appeared first on Saranda News.

Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”
Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”

Në prag të botimit të veprës së tij më të re, artisti i njohur sarandjot Vangjel Agora sjell para publikut librin “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”, një homazh i fuqishëm për historinë e artit skenik në Sarandë dhe sidomos për veprimtarinë e gjimnazit të njohur “Hasan Tahsini”.

I lindur dhe rritur pranë bregut të kaltër të Jonit, Agora rrëfen se ideja e këtij libri ka nisur dekada më parë, gjatë një udhëtimi artistik që zgjati rreth 40 vite në Estradën Profesioniste të Sarandës, ku ai shërbeu si aktor, regjisor dhe drejtues. Aty u mblodhën kujtime, dokumente, fotografi dhe emocione të cilat sot formojnë bazën e këtij botimi të rëndësishëm.

Një libër për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit

Vepra sjell një panoramë të detajuar të zhvillimit të lëvizjes artistike në shkollën e mesme “Hasan Tahsini”, duke dokumentuar ngjarje, drama, interpretime dhe figura që i dhanë jetë kulturës së qytetit. Agora shkruan se veprimtaritë artistike të kësaj shkolle jo vetëm pasuruan jetën kulturore të Sarandës, por u bënë edhe një bazë e fuqishme për ringritjen e institucioneve kulturore në vitet që pasuan.

Nga kjo shkollë kanë dalë rreth 17 talente, të cilët më pas u bënë emra të njohur të skenës shqiptare, mes tyre: Josif Papagjoni, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Albano Bogdo, Zef Mosi, Ervina Kotolloshi, Armela Demaj dhe të tjerë. Libri rikthen atmosferën e asaj kohe duke dokumentuar gjithë rrugëtimin e tyre të hershëm.

Një punë e mbështetur në dokumente, muze dhe kujtime të brezave

Gjatë përgatitjes së librit, Agora ka shfrytëzuar një dokumentacion të pasur: burime arkivore, fletë-volante, materiale të muzeut të shkollës, gazetën lokale, si dhe dhjetëra biseda me ish-nxënës e mësues që kanë kontribuar në historinë e artit skenik në gjimnazin “Hasan Tahsini”.

Ai thekson se çdo faqe është një fije e rrjetës së kujtimeve që formojnë “tapetin e trashëgimisë kulturore të qytetit tonë”.

Përveçse një libër kujtimesh dhe faktesh historike, vepra përmban edhe një mesazh të qartë për brezat e sotëm: të vlerësojnë artin, kulturën, trashëgiminë dhe të ndërtojnë një të ardhme të ndritur pa e harruar kurrë të shkuarën.

Në një kohë të dominuar nga teknologjia dhe lëvizshmëria e shpejtë kulturore, Agora u drejtohet të rinjve me thirrjen për të mbijetuar dhe orientuar veten duke çmuar rrënjët, origjinën dhe vlerat e qytetit.

Vangjel Agora  shpreh falenderim të veçantë për mikun e tij, Dr. Vasil Llajo, i cili ka marrë përsipër botimin e veprës. Ai pranon se procesi ka qenë i lodhshëm, por thelbësor për ruajtjen e kujtesës kolektive të Sarandës.

Vangjel Agora e mbyll prezantimin e tij me një ftesë të sinqertë:

Të gjithë dashamirët e artit dhe historisë kulturore të qytetit do të kenë mundësinë ta përjetojnë këtë libër sapo të dalë nga botimi.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

The post Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” appeared first on Saranda News.

Kujtesë për një qytet që po harrohet – Nga Vangjel Agora
Kujtesë për një qytet që po harrohet

Nga Vangjel Agora

Duke marrë shkas nga një shkrim i Erion Sina, aktori dhe regjisori Vangjel Agora, ish-punonjës i artit për dekada, sjell edhe një herë shqetësimin e tij për institucionet kulturore të humbura të qytetit të Sarandës.

Pasuria e humbur e qytetit

Në kujtesën e tij dhe të shumë qytetarëve, Saranda kishte dikur një listë të pasur institucionesh kulturore e sportive, të cilat sot janë zhdukur ose shndërruar:

Teatri i kukullave

Shtëpia e kulturës

Këndi i lojërave për fëmijë

Poligoni i qitjes

Sera e madhe e luleve

Ish-galeria e artit

Muzeu i sportit

Kinemaja

Shtëpia e pionierëve

Biblioteka

Muzeu historik

Konsultoret e fëmijëve

Poliklinikat e lagjeve

“Dikur këto ishin pasuria e të gjithëve. Sot? Sot janë vetëm kujtime, sepse qyteti ynë ka zbuluar se kultura, arti dhe sporti nuk sjellin fitim”, shkruan Agora, duke theksuar se në vend të tyre, pushteti ka zgjedhur të favorizojë ndërtimet dhe privatizimet.

Teatri i qytetit – nga vatër arti në “kufomë të hapur”

Agora ndalet me dhimbje te Teatri i qytetit, i cili ka shërbyer për dekada si qendër e argëtimit, edukimit dhe rritjes së brezave të artistëve. Sot, prej 5 vitesh, godina është e mbyllur, e degraduar dhe e lënë në harresë.

“Ndërsa bota ndërton teatro të rinj, Saranda ka zgjedhur të japë shembullin unik të një qyteti me rritje turistike por pa teatër – një eksperiment botëror: ‘Si të rritësh turizmin pa kulturë’.”

“Bashkia ka punë më të rëndësishme – të ndajë tendera për pllaka shëtitoreje, fasada hotelesh dhe sipërfaqe plazhesh për privatët. Qeveria mburret me statistika pushuesish, por nuk pyet çfarë ofrohet për shpirtin e qytetarëve. Për institucionet kulturore nuk ka plan, as fond, as vizion.” – thekson Agora.

Si aktor dhe regjisor me 45 vite mbi skenë, Agora rrëfen dhimbjen e tij jo për veten, por për brezat e rinj:

“Të rinjtë nuk kanë ku të provojnë emocionin e parë të teatrit, fëmijët nuk dinë ç’është kukulla në skenë, qytetarët janë dënuar të konsumojnë vetëm ‘argëtimin fast-food’ të lokaleve. Një qytet pa teatër, pa kinema, pa bibliotekë e muze, nuk është qytet – është thjesht një grumbull betoni buzë detit.”

Në fund, Agora lëshon një apel:

“A duhet të kthehen këto institucione në destinacionin e tyre? Pyetje naive! Po të kishte dashje, do të ishin kthyer. Por është më fitimprurëse të shitet trualli i tyre sesa të ringjallet shpirti i qytetit. E megjithatë, duhet të vazhdojmë të kërkojmë, të trokasim, të bërtasim – sepse harresa është faji më i madh. Dhe ndoshta një ditë, Saranda do të kuptojë se një qytet pa kulturë është një qytet i vdekur, sado të mbushet me turistë të gjallë.”

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

The post Kujtesë për një qytet që po harrohet – Nga Vangjel Agora appeared first on Saranda News.

Prezantohet dokumentari “Mbresa nga stendat e një muzeu” – VIDEO
Është prezantuar sonte dokumentari “Mbresa nga stendat e një muzeu” – Shkolla Hasan Tahsini Sarandë, një dokumentar nga Xhorxhi Vasili dhe Vangjel Agora.

Gjatë fjalës së tij Vangjel Agora ka thënë se qëllimi i këtij dokumentari është të sensibilizojë vizitimin e këtij muzeu dhe pasurimi i këtij muzeu. Vangjel Agora ka apeluar edhe ndaj institucioneve të shkollës, Drejtorisë Arsimore dhe Bashkisë Sarandë ta marrin në dorëzim këtë muze.

Xhorxhi Vasili në përshëndetjen e tij ka falenderuar të gjithë ata njerëz që mundësuan ndërtimin e këtij muzeu në ambjentet e gjimnazit Hasan Tahsini në Sarandë.

The post Prezantohet dokumentari “Mbresa nga stendat e një muzeu” – VIDEO appeared first on Saranda News.