Denoncime - Saranda News

Pas denoncimit në Saranda Web, merr zgjidhje problemi i 80-vjeçarit nga Delvina: Hipotekohet pallati
Pas denoncimit në Saranda Web, merr zgjidhje problemi i 80-vjeçarit nga Delvina: Hipotekohet pallati

Një problem shumëvjeçar me hipotekimin e një pallati në Delvinë ka marrë zgjidhje pas denoncimit publik të një 80-vjeçari në Saranda Web. Godina, për të cilën i moshuari kishte ngritur akuza të rënda lidhur me pengesat në procesin e regjistrimit të pronës, tashmë është hipotekuar.

Rasti u bë publik gjatë protestës së banorëve të Delvinës përpara Bashkisë Sarandë, ku 80-vjeçari, përveç shqetësimeve për transportin në linjën Delvinë–Sarandë, denoncoi edhe problemin e hipotekimit të godinës.

Në deklaratën e tij për Saranda Web, i moshuari ngriti pretendime të rënda, duke akuzuar drejtues të institucioneve vendore se i kishin kërkuar dy hyrje të pallatit në këmbim të përfundimit të procedurave të hipotekimit.

I ndodhur në një gjendje të rënduar emocionale, ai shprehu dëshpërimin për zvarritjen e çështjes, duke paralajmëruar edhe veprime ekstreme nëse problemi nuk do të merrte zgjidhje.

Denoncimi i publikuar nga Saranda Web solli reagimin e drejtoreshës së Kadastrës, Lerena Goxhobelli, e cila përmes një videomesazhi theksoi se pretendimet për korrupsion duhet të adresohen pranë institucioneve kompetente, në mënyrë që të hetohen dhe verifikohen.

Tashmë, pas publikimit të denoncimit dhe reagimeve që pasuan, procesi i hipotekimit të pallatit ka përfunduar, duke i dhënë zgjidhje shqetësimit të ngritur publikisht nga 80-vjeçari.

Nuk e imagjinoja kurrë se kalvari vuajtjeve të mia për hipotekimin e pronës time do të ishte kaq i shpejtë dhe kaq i thjeshtë, ka thënë ai sot për Saranda Web

Ky rast dëshmon rëndësinë e denoncimit publik dhe të vëmendjes mediatike ndaj problemeve të qytetarëve, veçanërisht kur ata përballen me zvarritje të gjata administrative.

Saranda Web do të vijojë t’u japë zë shqetësimeve të qytetarëve dhe të ndjekë rastet e denoncuara deri në sqarimin apo zgjidhjen e tyre.

Shikoni denoncimin e mëparshëm të 80-vjeçarit: https://youtu.be/YACczfcDeP8

The post Pas denoncimit në Saranda Web, merr zgjidhje problemi i 80-vjeçarit nga Delvina: Hipotekohet pallati appeared first on Saranda News.

Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”

Mes zërave të protestuesve që u mblodhën pasditen e sotme në Sarandë, një nënë solli një rrëfim që vështirë të dëgjohet pa u tronditur. Alida Metaj foli për jetën e saj dhe të birit 24-vjeçar me epilepsi dhe autizëm, për varfërinë, vetminë dhe betejën e përditshme për t’i siguruar fëmijës së saj një jetë dinjitoze. Vetëm 210 mijë lekë të vjetra në muaj. Kaq është ndihma që Alida thotë se merr nga shteti për djalin e saj. Me këto para, një nënë që jeton me qira duhet të përballojë nevojat e një fëmije me autizëm, ndërsa kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.

Por pjesa më e dhimbshme e rrëfimit të saj është ajo që detyrohet të bëjë për të siguruar bukën e gojës. Alida tregon se duhet të shkojë në punë dhe, në mungesë të dikujt që të kujdeset për të birin, detyrohet ta lërë atë të vetëm, të mbyllur me çelës brenda shtëpisë.

Një realitet i rëndë për një nënë që, ndërsa përpiqet të sigurojë të ardhurat për të jetuar, duhet të përballojë edhe ankthin për fëmijën që ka lënë pas derës së mbyllur.

E megjithatë, mes gjithë dhimbjes dhe vështirësive, Alida flet me krenari për djalin e saj. Ajo e quan një mrekulli, dhuratën më të çmuar të jetës së saj. Nuk ankohet për të birin, por për kushtet në të cilat janë detyruar të jetojnë dhe për mungesën e mundësive që edhe ata të përjetojnë sadopak lumturi.

Në rrëfimin e saj, Alida denoncon mungesën e interesimit nga institucionet për familjet që rrisin fëmijë me autizëm. Sipas saj, këta prindër përballen pothuajse të vetëm me vështirësi ekonomike, sociale dhe emocionale, pa mbështetjen që u nevojitet.

Dhimbja e saj shndërrohet edhe në një akuzë ndaj indiferencës njerëzore. Alida e cilëson shoqërinë si «të paskrupullt», duke shprehur zhgënjimin për mungesën e solidaritetit dhe të ndjeshmërisë ndaj njerëzve që përballen çdo ditë me situata të tilla.

Pas rrëfimit të saj qëndron historia e një nëne që nuk kërkon luks, por mundësinë për të punuar pa pasur frikë për fëmijën, për të paguar qiranë, për t’i siguruar të birit kujdesin e nevojshëm dhe për t’i dhuruar atij sadopak gëzim.

Alida është krenare për djalin e saj. Por ajo që e dhemb është se, ndërsa përpiqet t’i japë gjithçka që mundet, jeta nuk i ka lënë shumë mundësi për t’i dhuruar atë që çdo nënë dëshiron për fëmijën e vet: një fëmijëri të lumtur.

Rrëfimi i Alida Metaj në protestën në Sarandë ngre një pyetje të dhimbshme: Sa nëna të tjera jetojnë çdo ditë mes detyrimit për të siguruar bukën e gojës dhe frikës se çfarë mund t’u ndodhë fëmijëve të tyre ndërsa ato janë në punë? Saranda Web

The post Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë” appeared first on Saranda News.

Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Tetë vjet pa drita në Çukë, apeli i Feim Musai: “Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur”

Prej tetë vjetësh, Feim Musai, 68 vjeç, nga fshati Çukë në periferi të Sarandës, jeton pa energji elektrike. Mes problemeve shëndetësore dhe vështirësive të jetës, kërkesa e tij është e thjeshtë: ndriçim në dhomën ku banon dhe mundësia për të përdorur një frigorifer ku të ruajë ilaçet e ushqimin. Streha e tij nisi si një barakë me llamarina, të cilën e ndërtoi në bahçen e të atit. Më pas, me ndihmën e të afërmve dhe miqve, arriti të ndërtonte me blloqe betoni një dhomë dhe një banjë, me sipërfaqe të përgjithshme prej 16 metrash katrorë. Por ndihma për të pasur një strehë nuk mjaftoi që ajo të kishte edhe energji elektrike.

Në rrëfimin për Saranda Web, Musai thotë se është drejtuar vazhdimisht pranë institucioneve për të kërkuar lidhjen e energjisë. Sipas tij, procedurat për dokumentacionin e ndërtesës janë kthyer në pengesën që e mban ende pa drita.

“Në ALUIZNI më thonë i ka bllokuar aplikimet shteti, te elektriku e njëjta gjë, te drejtori i Hipotekës e njëjta gjë: shiko kutitë me dosje sa kemi atje”, rrëfen 68-vjeçari, duke përshkruar përgjigjet që thotë se ka marrë gjatë përpjekjeve të tij.

Sipas Musait, për lidhjen e energjisë i kërkohet që ndërtesa të jetë në proces legalizimi. Por ai shprehet se, kur kërkon të ndjekë këtë procedurë, i thuhet se aplikimet janë bllokuar. Kështu, kërkesa e tij mbetet mes zyrave, ndërsa në banesë vazhdon të mungojë një shërbim bazë.

“Unë nuk kërkoj asgjë më shumë se të kem energji elektrike për ndriçim dhe për frigoriferin, të ruaj ilaçet dhe një lugë gjellë”, shprehet ai. Për Feimin, frigoriferi lidhet me nevojat e përditshme të shëndetit dhe ushqimit, ndërsa një llambë do t’i jepte fund mbrëmjeve në errësirë.

Lodhjen nga përpjekjet për të gjetur zgjidhje e përmbledh në pak fjalë: “Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur. Kam vajtur te të gjithë drejtuesit e institucioneve, vetëm te Perëndia nuk kam mundur të vete”.

Pas tetë vjetësh pa energji elektrike, Feim Musai u drejton një apel institucioneve përgjegjëse që të shqyrtojnë rastin e tij dhe të gjejnë një zgjidhje për lidhjen e banesës. Në atë hapësirë prej vetëm 16 metrash katrorë, ai kërkon të ketë dritë dhe të mund të ruajë ilaçet e pak ushqim, pa u kthyer sërish nga zyrat me të njëjtën pritje. Saranda Web

The post Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur appeared first on Saranda News.

3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit

Terminali i ri i autobusave në Sarandë, i inauguruar vetëm tre muaj më parë, përballet me një problem shqetësues. Ujërat e shiut depërtojnë nga pjesa e sipërme e ndërtesës dhe rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve dhe sigurinë e qytetarëve. Pamjet e filmuara nga Saranda Web tregojnë se gjatë reshjeve, uji kalon përmes hapësirave ku janë vendosur ndriçuesit elektrikë në tavanin e terminalit. Një situatë e tillë është veçanërisht shqetësuese për një objekt publik të ndërtuar së fundmi.

Përveç depërtimit të ujërave, shqetësimi më i madh lidhet me sigurinë elektrike. Kontakti i ujit me instalimet elektrike mund të shkaktojë qark të shkurtër, dëmtim të pajisjeve dhe, në rrethana të caktuara, rrezik për goditje nga rryma elektrike.

Terminali i autobusave në Sarandë është një hapësirë që përdoret nga udhëtarët, drejtuesit e autobusëve dhe punonjësit e transportit. Për këtë arsye, një problem i tillë nuk mund të konsiderohet thjesht një defekt estetik apo një shqetësim i zakonshëm gjatë reshjeve. Fakti që bëhet fjalë për një investim të inauguruar vetëm tre muaj më parë ngre pikëpyetje mbi mënyrën e realizimit të punimeve, izolimin e ndërtesës dhe kontrollet teknike të kryera përpara vënies së objektit në funksion.

Mbetet e paqartë nëse problemi lidhet me hidroizolimin, sistemin e largimit të ujërave të shiut apo me ndonjë defekt tjetër në ndërtim. Përcaktimi i shkakut kërkon një verifikim teknik nga specialistët përgjegjës. Ndërkohë, është e nevojshme që të kontrollohen instalimet elektrike dhe të merren masat e sigurisë për të shmangur çdo incident të mundshëm. Prania e ujit pranë pajisjeve të ndriçimit kërkon vëmendje të veçantë, pavarësisht nëse deri tani është konstatuar apo jo ndonjë defekt elektrik.

Pamjet e publikuara nga Saranda Web ngrenë një pyetje të drejtpërdrejtë: Si është e mundur që në një terminal të inauguruar vetëm tre muaj më parë, ujërat e shiut të depërtojnë përmes ndriçuesve elektrikë?

Përtej kostos së investimit, çështja kryesore mbetet siguria e qytetarëve dhe përgjegjësia për cilësinë e punimeve në një objekt publik që duhet t’u shërbejë udhëtarëve në kushte të sigurta.

The post 3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit appeared first on Saranda News.

Një vit pas përmbytjeve, rruga dhe ndriçimi drejt Manastirit të Kostarit ende pa ndërhyrje
Një vit pas përmbytjeve, rruga dhe ndriçimi drejt Manastirit të Kostarit ende pa ndërhyrje.

Edhe pse ka kaluar një vit nga përmbytjet në jug të vendit, rruga dhe ndriçimi drejt Manastirit të Kostarit vijojnë të mbeten të dëmtuara. Deri më sot, nuk është bërë asnjë investim për rehabilitimin e këtij segmenti dhe rikthimin e ndriçimit në funksion.

Pamjet nga zona tregojnë gjurmët që kanë lënë reshjet dhe rrëshqitjet e dherave. Gurë dhe materiale të shkëputura nga shpatet janë ende të pranishme përgjatë rrugës, ndërsa pjesë të terrenit anësor duken të gërryera.

Dëmtime të dukshme ka edhe në sistemin e ndriçimit. Disa shtylla janë rrëzuar përtokë, ndërsa të tjera janë përthyer dhe kanë mbetur mes gurëve, shkurreve dhe barit të thatë. Në shtyllat që qëndrojnë ende në këmbë shihen edhe kabllo të varura. Gjendja e tyre dëshmon se pasojat e përmbytjeve nuk janë riparuar, megjithëse ka kaluar një periudhë e gjatë nga dëmtimi.

Rruga shërben për kalimin drejt Manastirit të Kostarit. Dëmtimet përgjatë saj dhe mungesa e ndriçimit e vështirësojnë aksesin, veçanërisht për ata që e përshkojnë segmentin pas errësirës. Afrimi i sezonit të reshjeve e bën më të nevojshme ndërhyrjen në pjesët e dëmtuara. Shpatet ku ka pasur rrëshqitje dhe materialet e mbetura përgjatë rrugës kërkojnë vlerësim në terren për të përcaktuar punimet që duhen kryer.

Pastrimi i segmentit, rehabilitimi i dëmtimeve dhe riparimi i sistemit të ndriçimit mbeten nevoja të pazgjidhura. Një vit pas përmbytjeve, rruga drejt manastirit vijon të presë investimin që do ta rikthente në kushte të përshtatshme për kalim. Saranda Web

The post Një vit pas përmbytjeve, rruga dhe ndriçimi drejt Manastirit të Kostarit ende pa ndërhyrje appeared first on Saranda News.

“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel

Një biznesmen në Ksamil ka denoncuar në Saranda Web dëmtimin e xhamave të hotelit të tij, ngjarje që sipas tij është shkaktuar nga një turist i huaj që ndodhej prej disa ditësh në zonë.

Sipas denoncimit, dëmi i shkaktuar në ambientet e hotelit përllogaritet në rreth 600 euro. Biznesmeni pretendon se turisti ishte parë prej ditësh në rrugët e Ksamilit duke shfaqur sjellje të pazakonta, duke bërtitur dhe, në disa raste, duke u zhveshur në publik.

Pas dëmtimit të pronës, pronari thotë se ka njoftuar Policinë dhe se turisti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë. Megjithatë, sipas tij, personi është lënë më pas i lirë.

Biznesmeni shprehet i shqetësuar se situata mund të përsëritet dhe kërkon që institucionet të marrin masa për të shmangur incidente të tjera.

“Unë e pësova dëmin prej rreth 600 eurosh, por duhen marrë masa që të mos e pësojnë edhe të tjerë”, shprehet ai në denoncimin e tij për Saranda Web.

The post “E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel appeared first on Saranda News.

Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit
Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit

Rreth 30 nxënës nga Shalësi, Xarra, Çifliku dhe Mursia po protestojnë këtë të martë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, duke kërkuar zgjidhjen e problemit të transportit shkollor. Nxënësit kanë vendosur të mos hyjnë në mësim, pasi prej rreth tre javësh autobusi që i transportonte drejt gjimnazit nuk po kryen më shërbimin.

Sipas nxënësve, në momentin kur u regjistruan në gjimnazin “Lefter Talo” u ishte garantuar transporti. Autobusi funksionoi gjatë tre ditëve të para të shkollës, por më pas shërbimi u ndërpre.

Prej atëherë, nxënësit nga katër fshatrat janë detyruar të gjejnë vetë mënyra të ndryshme për të mbërritur në Livadhja dhe për t’u kthyer në banesat e tyre.

Situata është bërë edhe më shqetësuese për maturantët, të cilët përveç ngarkesës së vitit të fundit të gjimnazit, përballen çdo ditë me pasigurinë se si do të shkojnë në shkollë.

Nxënësit thonë se transporti në këtë itinerar është kryer prej vitesh pa pagesë dhe kërkojnë të dinë përse këtë vit shërbimi është ndërprerë. Sipas tyre, pas ndërprerjes së autobusit, si alternativë u është ofruar transporti me pagesë.

Problematika është ngritur edhe nga drejtoria e gjimnazit “Lefter Talo”. Sipas nxënësve, drejtoria i është drejtuar disa herë bashkisë për zgjidhjen e situatës, por deri më tani autobusi nuk është rikthyer.

Pas tre javësh pa zgjidhje, nxënësit kanë zgjedhur të protestojnë këtë të martë përpara shkollës.

“Kemi tre javë që sorollatemi rrugëve vetëm për të shkuar në shkollë. Duam transportin siç e kishim në fillim. Situata është serioze”, shprehen nxënësit.

Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë dhe të rikthejnë transportin, në mënyrë që rreth 30 nxënësit nga Shalësi, Xarra, Çifliku dhe Mursia të mund të ndjekin normalisht procesin mësimor.

Deri në zgjidhjen e problemit, nxënësit deklarojnë se protesta do të vijojë dhe se nuk do të futen në mësim. Saranda Web

The post Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit appeared first on Saranda News.

Pamjet që i thyen zemrën polakut që zgjodhi për të jetuar në Delvinë – VIDEO
Pamjet që i thyen zemrën polakut që zgjodhi për të jetuar në Delvinë.  Prej një viti e gjysmë jeton në Delvinë. Shqipërinë e quan të bukur dhe peizazhet e saj mahnitëse, por ka diçka që thotë se nuk arrin ta kuptojë: mbeturinat e hedhura në natyrë.

Një shtetas polak që ka zgjedhur Delvinën për të jetuar ka publikuar pamje të mbeturinave të hedhura në zonat malore, duke shprehur zhgënjimin për atë që sheh çdo ditë.

“Ajo Shqipëri është e bukur, peizazhet janë thjesht mahnitëse, por nuk mund ta kuptoj pse njerëzit bëjnë gjëra të tilla dhe shkatërrojnë natyrën aq pa menduar. Si polak që jetoj në Delvinë prej një viti e gjysmë, çdo ditë shoh ato male me mbeturina të hedhura kudo – kjo është thjesht e tmerrshme”, shkruan ai në mesazhin e dërguar në Saranda Web.

Një reagim i ardhur nga një i huaj që ka zgjedhur të jetojë mes nesh, por edhe një apel që na përket të gjithëve: natyra që admirojnë vizitorët nuk mund të vazhdojë të trajtohet si vend për hedhjen e mbeturinave.

The post Pamjet që i thyen zemrën polakut që zgjodhi për të jetuar në Delvinë – VIDEO appeared first on Saranda News.

Drejtoresha e Kadastrës: Qytetari nga Delvina ka denoncuar ata që kanë qenë. Vazhdoni të denonconi
Drejtoresha e Kadastrës: Qytetari nga Delvina ka denoncuar ata që kanë qenë. Vazhdoni të denonconi

Pas denoncimit publik të një qytetari nga Delvina lidhur me procesin e hipotekimit të një godine, ka reaguar përmes një videomesazhi drejtoresha e Kadastrës, Lerena Goxhobelli.

Duke iu referuar rastit të bërë publik, Goxhobelli theksoi se denoncimet për raste të dyshuara korrupsioni duhet të bëhen pranë institucioneve kompetente, në mënyrë që pretendimet të hetohen dhe të verifikohen.

“Delvinjoti ka denoncuar për ata që kanë qenë, vazhdoni të denonconi”, u shpreh ajo.

Drejtoresha e Kadastrës theksoi se çdo akuzë duhet t’i nënshtrohet hetimit dhe se përgjegjësit duhet të ndëshkohen në rastet kur faktet dhe provat vërtetojnë fajësinë.

“Dua të theksoj se korrupsioni luftohet duke e denoncuar aty ku duhet dhe se çdo akuzë duhet hetuar dhe përgjegjësit duhen ndëshkuar kur faktet e provojnë fajësinë. E vërteta përcaktohet nga faktet dhe provat dhe jo nga deklaratat publike”, tha Goxhobelli në videomesazhin e saj.

Reagimi vjen pas denoncimit të bërë në Saranda Web nga një 80-vjeçar nga Delvina, i cili ngriti pretendime lidhur me hipotekimin e një godine. Pretendimet e qytetarit mbeten akuza të tij dhe kërkojnë verifikim nga institucionet kompetente. Saranda Web

The post Drejtoresha e Kadastrës: Qytetari nga Delvina ka denoncuar ata që kanë qenë. Vazhdoni të denonconi appeared first on Saranda News.

Më kërkojnë 2 hyrje për hipotekimin e godinës, 1 kryetari i Bashkisë, 1 drejtori i Hipotekës
Qytetari denoncon: Më kërkojnë 2 hyrje për hipotekimin e godinës, 1 kryetari i Bashkisë, 1 drejtori i Hipotekës.

Gjatë protestës së banorëve të Delvinës përpara Bashkisë Sarandë, një 80-vjeçar, krahas kundërshtimit për çështjen e linjës Delvinë–Sarandë, ka bërë në Saranda Web një denoncim të rëndë lidhur me hipotekimin e një godine në Delvinë.

Qytetari pretendon se i janë kërkuar dy hyrje të godinës, duke pretenduar se “një e kërkon kryetari i Bashkisë dhe një drejtori i Hipotekës”.

Në gjendje të rënduar emocionale, ai deklaroi se, nëse çështja e tij nuk merr zgjidhje, do të ndërmarrë një akt ekstrem përpara Kryeministrisë, duke u lyer me benzinë. Saranda Web

The post Më kërkojnë 2 hyrje për hipotekimin e godinës, 1 kryetari i Bashkisë, 1 drejtori i Hipotekës appeared first on Saranda News.