Sunday, September 27, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Pamjet që i thyen zemrën polakut që zgjodhi për të jetuar në...

Pamjet që i thyen zemrën polakut që zgjodhi për të jetuar në Delvinë – VIDEO

Pamjet që i thyen zemrën polakut që zgjodhi për të jetuar në Delvinë.  Prej një viti e gjysmë jeton në Delvinë. Shqipërinë e quan të bukur dhe peizazhet e saj mahnitëse, por ka diçka që thotë se nuk arrin ta kuptojë: mbeturinat e hedhura në natyrë.

 

 

Një shtetas polak që ka zgjedhur Delvinën për të jetuar ka publikuar pamje të mbeturinave të hedhura në zonat malore, duke shprehur zhgënjimin për atë që sheh çdo ditë.

“Ajo Shqipëri është e bukur, peizazhet janë thjesht mahnitëse, por nuk mund ta kuptoj pse njerëzit bëjnë gjëra të tilla dhe shkatërrojnë natyrën aq pa menduar. Si polak që jetoj në Delvinë prej një viti e gjysmë, çdo ditë shoh ato male me mbeturina të hedhura kudo – kjo është thjesht e tmerrshme”, shkruan ai në mesazhin e dërguar në Saranda Web.

 

Një reagim i ardhur nga një i huaj që ka zgjedhur të jetojë mes nesh, por edhe një apel që na përket të gjithëve: natyra që admirojnë vizitorët nuk mund të vazhdojë të trajtohet si vend për hedhjen e mbeturinave.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial