Wednesday, September 9, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Drejtoresha e Kadastrës: Qytetari nga Delvina ka denoncuar ata që kanë qenë....

Drejtoresha e Kadastrës: Qytetari nga Delvina ka denoncuar ata që kanë qenë. Vazhdoni të denonconi

Drejtoresha e Kadastrës: Qytetari nga Delvina ka denoncuar ata që kanë qenë. Vazhdoni të denonconi

Pas denoncimit publik të një qytetari nga Delvina lidhur me procesin e hipotekimit të një godine, ka reaguar përmes një videomesazhi drejtoresha e Kadastrës, Lerena Goxhobelli.

 

 

Duke iu referuar rastit të bërë publik, Goxhobelli theksoi se denoncimet për raste të dyshuara korrupsioni duhet të bëhen pranë institucioneve kompetente, në mënyrë që pretendimet të hetohen dhe të verifikohen.

Delvinjoti ka denoncuar për ata që kanë qenë, vazhdoni të denonconi”, u shpreh ajo.

 

 

Drejtoresha e Kadastrës theksoi se çdo akuzë duhet t’i nënshtrohet hetimit dhe se përgjegjësit duhet të ndëshkohen në rastet kur faktet dhe provat vërtetojnë fajësinë.

 

Dua të theksoj se korrupsioni luftohet duke e denoncuar aty ku duhet dhe se çdo akuzë duhet hetuar dhe përgjegjësit duhen ndëshkuar kur faktet e provojnë fajësinë. E vërteta përcaktohet nga faktet dhe provat dhe jo nga deklaratat publike”, tha Goxhobelli në videomesazhin e saj.

 

Reagimi vjen pas denoncimit të bërë në Saranda Web nga një 80-vjeçar nga Delvina, i cili ngriti pretendime lidhur me hipotekimin e një godine. Pretendimet e qytetarit mbeten akuza të tij dhe kërkojnë verifikim nga institucionet kompetente. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial