Saturday, April 27, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 43-vjeçari

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin Lezhë-Milot. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Ishull-Lezhë, ndërsa viktimë mbeti Vladimir Muhja.

 

 

Ky u fundit po lëvizte me biçikletë në anë të rrugës dhe aksidentalisht hasi përcjellësin e energjisë elektrike të një ndriçuesi i cili dyshohet të ketë qenë i zhveshur, duke i marrë jetën 43-vjeçarit.

Viktima Vladimir Muhja banonte në fshatin Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve. Ai punonte pranë një biznese përgjatë aksin Lezhë-Milot dhe në momentin e ngjarjes po kthehej nga puna për në banesën e tij në Ishull-Lezhë.

Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa në lidhje me rastin nisen menjëherë hetimet.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial