Saranda News

Këshilli Bashkiak Sarandë rrëzon Paketën Fiskale, mbeten në fuqi tarifat e vjetra – VIDEO
Këshilli Bashkiak Sarandë rrëzon Paketën Fiskale, mbeten në fuqi tarifat e vjetra. Këshilli Bashkiak i Sarandës zhvilloi të enjten, më 26 nëntor, mbledhjen e radhës me tetë pika në rendin e ditës.

-Projektvendim për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike, deri në 6%, për muajin tetor 2026. Projektvendim për dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin tetor 2026.

-Projektvendim për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Sarandë për vitin 2027.

-Projektvendim për nisjen e procedurës dhe miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit të pronave private që preken nga projekti për ndërtimin, asfaltimin dhe rrjetin inxhinierik të rrugës nr. 1 në Lëkurës, Sarandë, loti 1.

-Projektvendim për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak për periudhën janar–dhjetor 2027.

-Projektvendim për korrigjimin e gabimeve materiale.

-Raport mbi ecurinë e sezonit turistik 2026 dhe problematikat e vërejtura.

-Raport mbi shërbimin veterinar dhe tregjet publike të Bashkisë Sarandë.

Diskutimet në mbledhje u përqendruan te pika e tretë, paketa fiskale për vitin 2027. Projektvendimi përcaktonte nivelin e taksave dhe tarifave vendore për vitin e ardhshëm, përfshirë tarifën e shërbimeve publike për familjet dhe bizneset, taksën e fjetjes në hotel dhe tarifat e parkimit.

Përpara votimit pati një pushim, por këshilltarët nuk arritën mirëkuptim për ta votuar së bashku paketën. Dy këshilltarë të Partisë Demokratike u larguan nga mbledhja. Kur projektvendimi u hodh në votim, ai nuk mori shumicën e kërkuar për miratim.

Si rrjedhojë, taksat dhe tarifat vendore të zbatuara në vitin 2026 do të vijojnë të zbatohen edhe në vitin 2027, deri në miratimin e një pakete të re fiskale. Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

The post Këshilli Bashkiak Sarandë rrëzon Paketën Fiskale, mbeten në fuqi tarifat e vjetra – VIDEO appeared first on Saranda News.

25 vjet pranë grave dhe vajzave, Shoqata “Jona” në Sarandë çel fushatën kundër dhunës me bazë gjinore
25 vjet pranë grave dhe vajzave, Shoqata “Jona” në Sarandë çel fushatën kundër dhunës me bazë gjinore. Shoqata “Jona” shënoi më 25 nëntor 25-vjetorin e saj dhe çeli fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Takimi bëri bashkë themelueset e shoqatës, aktivistë, miq, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët kanë qenë pjesë e punës së saj ndër vite.

Prej një çerek shekulli, “Jona” punon për të drejtat e grave dhe vajzave në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq. Angazhimi i saj përfshin fuqizimin ekonomik të grave, pjesëmarrjen e tyre në jetën shoqërore e politike dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Përvjetori ishte një rast për të falënderuar njerëzit që e kanë mbajtur gjallë këtë punë. Nga themelueset që hodhën hapat e parë te aktivistët dhe bashkëpunëtorët që iu bashkuan më pas, secili ka kontribuar që të drejtat dhe shqetësimet e grave e vajzave të marrin më shumë vëmendje në komunitet.

Me çeljen e fushatës, shoqata riafirmoi angazhimin për të drejtat e njeriut dhe për parandalimin e dhunës.

Mesazhi i përvjetorit u drejtohet edhe njerëzve që mund të bëjnë ndryshim në përditshmëri: të dëgjojmë me seriozitet kur dikush flet për dhunën, të mbështesim ata që kërkojnë ndihmë dhe t’u krijojmë grave e vajzave më shumë mundësi për të marrë pjesë në vendimet që prekin jetën e tyre. Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

The post 25 vjet pranë grave dhe vajzave, Shoqata “Jona” në Sarandë çel fushatën kundër dhunës me bazë gjinore appeared first on Saranda News.

Kapen me 66 kilogramë kanabis në Filat, arrestohen 3 shqiptarë. Udhëtonin me 2 automjete
Kapen mbi 66 kilogramë kanabis në Thesproti, arrestohen 3 shqiptarë

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike në rajonin e Thesprotisë, duke sekuestruar 66 kilogramë e 742 gramë kanabis dhe arrestuar tre persona.

Operacioni është zhvilluar mesditën e së mërkurës, 25 nëntor, nga efektivët e Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Igumenicë, në bashkëpunim me Departamentin e Dytë të Policisë Kufitare të Filatit.

Gjatë operacionit, policia ka ndaluar një automjet që drejtohej nga një prej të dyshuarve. Nga kontrolli në brendësi të makinës janë zbuluar 60 pako me kanabis, me një peshë totale prej 66 kilogramësh e 742 gramësh.

Në vijim të operacionit, efektivët kanë ndaluar në një zonë tjetër edhe një automjet të dytë, në të cilin udhëtonin dy persona.

Sipas hetimeve të policisë greke, dy të arrestuarit dyshohet se lëviznin përpara automjetit që transportonte lëndën narkotike, me qëllim që të paralajmëronin drejtuesin e tij për kontrollet e mundshme policore përgjatë rrugës.

Përveç lëndës narkotike, policia ka sekuestruar dy automjetet e përdorura, 1.130 euro dhe katër telefona celularë.

Në operacion janë angazhuar edhe dy qen të specializuar të policisë greke, të quajtur “IKARUS” dhe “JERRY”.

Tre të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë për procedurat e mëtejshme. Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

The post Kapen me 66 kilogramë kanabis në Filat, arrestohen 3 shqiptarë. Udhëtonin me 2 automjete appeared first on Saranda News.

Paketa fiskale 2027 në Bashkinë Sarandë, sa propozohet të paguajnë familjet dhe bizneset
Paketa fiskale 2027 në Bashkinë Sarandë, sa propozohet të paguajnë familjet dhe bizneset

Këshilli Bashkiak i Sarandës pritet të votojë sot, më 26 nëntor, taksat dhe tarifat vendore për vitin 2027. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 12:00 dhe paketa fiskale është pika e tretë e rendit të ditës. Projektvendimi përcakton pagesat për familjet dhe bizneset, si dhe detyrimet për akomodimin turistik, ndërtimet e reja dhe parkimin.

Për familjet në Sarandë dhe Ksamil, tarifa e shërbimeve publike propozohet të jetë 5 000 lekë në vit, ndërsa për ato në Gjashtë, Metoq, Shelegar dhe Çukë, 3 600 lekë në vit. Pagesa parashikohet të ndahet në 12 këste mujore dhe të përfshihet në faturën e ujit.  Projektvendimi parashikon përjashtime nga kjo tarifë për kategori si pensionistët, përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara, sipas kushteve dhe dokumentacionit të përcaktuar në draft.

Tarifa për bizneset varet nga aktiviteti dhe xhiroja

Për bizneset, tarifa vjetore e shërbimeve publike llogaritet sipas llojit të aktivitetit dhe xhiros. Për dyqanet që shesin me pakicë mish, peshk, bulmet, fruta-perime ose produkte ushqimore, për shembull, projektvendimi parashikon tarifa nga 7 500 deri në 40 000 lekë në vit, sipas kategorisë së xhiros. Afati i përgjithshëm i pagesës për bizneset është 20 prilli.

Taksa e fjetjes në hotel dhe tarifa për kroçerat

Për hotelet me 4 dhe 5 yje, drafti parashikon një taksë fjetjeje prej 175 lekësh për person për natë. Për hotelet nën katër yje, motelet, hostelet, bujtinat dhe strukturat e ngjashme, propozohet një taksë prej 70, 90 ose 120 lekësh për person për natë, sipas zonës ku ndodhet struktura.

Projektvendimi përfshin edhe një tarifë prej 50 lekësh për çdo pasagjer të kroçerave që zbret në portin e Sarandës.

Parkimi dhe ndërtimet e reja

Për parkimin me pagesë në rrugë, drafti përcakton 100 lekë në orë në zonën A dhe 50 lekë në orë në zonën B. Në sheshet e administruara nga Bashkia, parkimi deri në tri orë propozohet të kushtojë përkatësisht 150 dhe 100 lekë.

Për ndërtimet e reja për banim, tregti ose shërbime që kryhen nga sipërmarrësit dhe shoqëritë e ndërtimit, taksa e ndikimit në infrastrukturë propozohet në 8% në zonën A, 6% në zonën B dhe 4% në zonën C, mbi bazën e çmimit të shitjes për metër katror. Saranda Web

LEXO TË PLOTË KËTU

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

The post Paketa fiskale 2027 në Bashkinë Sarandë, sa propozohet të paguajnë familjet dhe bizneset appeared first on Saranda News.

Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm
Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm. Mbrojtja Civile paralajmëron rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave, ndërsa u kërkon bashkive marrjen e menjëhershme të masave parandaluese.

Saranda dhe rajoni jugor i vendit pritet të përballen me përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike gjatë së enjtes dhe së premtes, 26 dhe 27 nëntor 2026, me reshje intensive shiu, shtrëngata dhe rrezik për përmbytje të lokalizuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në buletinin e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe parashikimet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ka paralajmëruar se qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë ndër zonat e ekspozuara ndaj reshjeve me intensitet të lartë deri lokalisht shumë të lartë.

Parashikimet meteorologjike për Sarandën tregojnë se reshjet pritet të intensifikohen nga mesdita dhe pasditja e së enjtes, duke vijuar me ndërprerje gjatë natës dhe përgjatë së premtes.

Sipas disa platformave meteorologjike ndërkombëtare të konsultuara nga Saranda Web, sasia e reshjeve gjatë së premtes mund të kalojë 100 litra ujë për metër katror.

Megjithëse modelet meteorologjike ndryshojnë në sasitë dhe oraret e reshjeve, ato përgjithësisht tregojnë një përkeqësim të konsiderueshëm të motit gjatë këtyre dy ditëve.

Paralajmërohet rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave

Sipas paralajmërimit zyrtar të Mbrojtjes Civile, intensiteti i lartë i reshjeve mund të shkaktojë përmbytje të lokalizuara në zonat urbane, veçanërisht në zonat e ulëta dhe në ato ku sistemet e kanalizimeve dhe kullimit të ujërave kanë kapacitete të pamjaftueshme.

Ekziston gjithashtu rreziku i vërshimeve të shpejta të përrenjve malorë dhe rrëshqitjeve të dherave.

Paralajmërimi për qarkun e Vlorës përfshin edhe territorin e bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol dhe Himarë, ku kërkohet monitorim i vazhdueshëm i situatës.

Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet rrugëve që përmbyten gjatë reshjeve, zonave bujqësore të ulëta, përrenjve dhe akseve rrugore të ekspozuara ndaj rrëshqitjeve të dherave.

Mbrojtja Civile kërkon masa urgjente nga bashkitë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka kërkuar prefektëve të koordinojnë me bashkitë dhe strukturat përgjegjëse marrjen pa vonesë të një sërë masash:

Pastrimin e pusetave, kolektorëve dhe kanaleve kulluese.

Monitorimin e lumenjve, përrenjve dhe zonave me problematika të përsëritura nga përmbytjet.

Kontrollin e rrugëve, urave dhe infrastrukturës së rrezikuar.

Rritjen e gatishmërisë së zjarrfikësve dhe strukturave të emergjencave civile.

Kontrollin e pompave, mjeteve dhe pajisjeve për ndërhyrje emergjente.

Paralajmërimin në kohë të qytetarëve.

Kufizimin e qarkullimit dhe evakuimin e banorëve nëse konstatohet rrezik konkret.

Bashkitë duhet të raportojnë pa vonesë pranë prefekturës dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për problematikat, ndërhyrjet dhe pasojat e mundshme të motit të keq.

Moti i paqëndrueshëm pritet të shoqërojë Sarandën edhe gjatë së shtunës, më 28 nëntor, duke ndikuar potencialisht në zhvillimin e aktiviteteve festive në ambiente të hapura.

Gjatë së dielës pritet një dobësim i reshjeve, ndërsa përmirësimi më i ndjeshëm i kushteve atmosferike parashikohet të hënën, më 30 nëntor.

Parashikimi i reshjeve në Sarandë

E enjte, 26 nëntor

Reshje: 12–48 mm

Temperaturat: 14–16°C

E premte, 27 nëntor

Reshje: 81–108 mm

Temperaturat: 13–16°C

Rrezik për përmbytje të lokalizuara.

E shtunë, 28 nëntor

Reshje: 36–52 mm

Temperaturat: 11–14°C

Thirrje qytetarëve për kujdes

Mbrojtja Civile u kërkon qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët e përmbytura, afrimin pranë rrjedhave ujore dhe lëvizjen në zonat ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dherave.

Në rast emergjence, qytetarët mund të telefonojnë në numrin 112.

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

The post Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm appeared first on Saranda News.

Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat
Jetëgjatësia është tek këmbët: Këmbë të forta për një jetë aktive, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat

Kur ngjitja e shkallëve bëhet më e lodhshme ose ngritja nga karrigia kërkon më shumë mund se më parë, ia vlen t’u kushtojmë vëmendje këtyre ndryshimeve. Forca e këmbëve dhe ekuilibri na ndihmojnë të ecim, të kryejmë punët e përditshme dhe të ruajmë pavarësinë me kalimin e viteve. Lëvizja e rregullt dhe ushqyerja e larmishme ndihmojnë në ruajtjen e kësaj aftësie.

Çfarë të hamë për muskuj dhe kocka të forta?

Proteinat ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore, ndërsa kalciumi dhe vitamina D janë të rëndësishme për shëndetin e kockave. Disa prej burimeve të tyre gjenden lehtësisht në ushqimet që përdorim çdo ditë.

Sardelet dhe skumbria sigurojnë proteina dhe vitaminë D. Sardelet e konservuara, kur konsumohen me halat e buta, japin edhe kalcium.

Vezët, kosi dhe produktet e tjera të qumështit shtojnë proteina në vakt. Kosi, qumështi dhe djathi janë gjithashtu burime kalciumi.

Fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat japin proteina bimore dhe fibra. Mund të përdoren në gjellë, supa ose sallata.

Një mëngjes me vezë dhe kos, një drekë me fasule ose një darkë me sardele dhe perime janë mënyra të thjeshta për t’i përfshirë këto ushqime në menunë e javës.

Ecja ndihmon, ushtrimet e forcës plotësojnë rutinën

Ecja me ritëm është një mënyrë praktike për të qëndruar aktiv. Për të ruajtur forcën e këmbëve, në rutinë mund të përfshihen edhe ushtrime si ulja dhe ngritja nga një karrige e qëndrueshme apo lëvizjet me shirita elastikë. Për personat mbi 65 vjeç, rekomandohet që ecja ose një aktivitet tjetër aerobik të shoqërohet me ushtrime force të paktën dy ditë në javë dhe me ushtrime ekuilibri, sipas mundësive fizike.

Kur duhen kontrolluar shqetësimet te këmbët?

Djegia, shpimet ose mpirja që përsëriten në shputa mund të lidhen me nervat dhe ia vlen të diskutohen me mjekun. Vëmendje meriton edhe dhimbja në pulpë që shfaqet rregullisht gjatë ecjes dhe qetësohet pas disa minutash pushim, pasi mund të lidhet me qarkullimin e gjakut në këmbë. Shkaku përcaktohet pas vlerësimit mjekësor.  Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

The post Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat appeared first on Saranda News.

Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së
Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, transportuesit kundërshtojnë rritjen e TVSH-së

Qytetarët që përdorin transportin publik do të përballen me mungesën e shërbimit në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 26 nëntor. Shoqatat e transportit kanë vendosur që autobusët urbanë dhe ndërqytetës në të gjithë vendin të nisin punën në orën 08:00, në vend të orës 05:30.

Vendimi vjen në shenjë proteste ndaj rritjes së propozuar të TVSH-së nga 20% në 21%, në kuadër të paketës fiskale për vitin 2027, e cila pritet të votohet nesër në Kuvend së bashku me projektbuxhetin e shtetit.

Sipas operatorëve të transportit, rritja e TVSH-së do të shtojë kostot e shërbimit dhe do të sjellë shtrenjtimin e biletave të autobusëve, duke rënduar më tej buxhetin e familjeve shqiptare.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban u kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse të tërhiqen nga propozimi për rritjen e TVSH-së, me qëllim ruajtjen e çmimit aktual të biletave.

Ndërprerja e shërbimit deri në orën 08:00 do të prekë qytetarët që udhëtojnë në orët e para të mëngjesit drejt vendeve të punës, shkollave dhe destinacioneve të tjera. Vetëm në Tiranë, transportin publik e përdorin rreth 250 mijë qytetarë.

Përmes një deklarate të përbashkët, shoqatat kanë kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve për shqetësimin që do të krijohet, duke theksuar se qëllimi i kësaj proteste është të shmanget transferimi i barrës shtesë fiskale te qytetarët.

Sipas njoftimit të shoqatave, deri në orën 08:00 të së enjtes nuk do të ofrohet shërbimi i transportit publik në të gjithë vendin. Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

The post Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së appeared first on Saranda News.

Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë
Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë

Fare pranë portit, tregu i fruta-perimeve është ndër pamjet e para të Sarandës për turistët që mbërrijnë me traget. Pas vitesh pa mirëmbajtje, shumica e tregtarëve shesin në trotuar. Të enjten, më 26 nëntor, Këshilli Bashkiak diskuton për tregjet e qytetit.

Për të blerë fruta e perime pranë Portit të Sarandës, shumë qytetarë ndalen në trotuar. Aty, përgjatë rrethimit metalik të tregut, tregtarët kanë vendosur arkat me portokaj, speca dhe zarzavate. Brenda, ata që vazhdojnë të shesin përballen me pak klientë dhe xhiro të ulët.

Kjo është pamja e tregut të fruta-perimeve në Sarandë në prag të mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Tregu vijon të përdoret çdo ditë, ndërsa kushtet e shitjes janë rënduar pas vitesh pa mirëmbajtje.

Kur bie shi, uji depërton përmes çatisë prej llamarine dhe pikon në hapësirën ku tregtarët mbajnë mallin dhe presin blerësit. Në verë, nxehtësia nën llamarina e bën të vështirë edhe një hyrje të shkurtër për të blerë. Për tregtarët që punojnë aty, kjo do të thotë të kalojnë orë të tëra në vapë, me pak klientë.

Shumica i kanë nxjerrë produktet në trotuar, ku kalimtarët mund t’i shohin dhe të ndalen për të blerë. Ata që kanë mbetur brenda e kanë gjithnjë e më të vështirë të bëjnë xhiro. Gjendja e ambienteve dhe mënyra si ekspozohen produktet jashtë ngrenë gjithashtu pikëpyetje për kushtet higjieno-sanitare të tregtimit.

Për turistët që zbresin nga trageti dhe kalojnë pranë tregut, përballja e parë me Sarandën përfshin edhe këtë pamje: arka me perime mbi trotuar, llamarina të amortizuara dhe mbulesa të improvizuara. Për banorët që blejnë aty dhe tregtarët që sigurojnë të ardhurat nga shitja e përditshme, kjo është një gjendje me të cilën përballen prej vitesh.

Të enjten, më 26 nëntor, Këshilli Bashkiak i Sarandës do të diskutojë për tregjet e qytetit. Për tregun e fruta-perimeve pranë portit, mbetet të shihet nëse nga mbledhja do të dalë një plan me afate për riparimin e çatisë dhe përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare.

Për tregtarët, rezultati i një ndërhyrjeje do të dukej në përditshmëri. Një ditë me shi do të mund ta kalonin duke shitur pa u pikuar uji mbi krye. Në verë, blerësit do të kishin mundësi të hynin në treg, aty ku tregtarët i presin. Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

The post Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë appeared first on Saranda News.

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh
Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, policia kërkon dy persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh në botën e krimit

Një shpërthim dëmtoi rëndë një kafene në pronësi të një shqiptari në Nea Ionia të Athinës, në orët e para të së martës, më 24 nëntor. Kamerat e sigurisë të një biznesi pranë regjistruan momentin e shpërthimit. Policia greke po kërkon dy persona që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.

Sipas gazetës greke Proto Thema, shpërthimi ndodhi rreth orës 04:00, në hyrje të kafenesë në rrugën Sinopis. Hetuesit dyshojnë se dy personat që po kërkohen lëviznin me një motoçikletë.

Shpërthimi dëmtoi fasadën dhe ambientet e brendshme të lokalit, si dhe theu xhamat e disa bizneseve përreth. Nuk raportohet për të lënduar. Një banor i zonës tregoi për mediat greke se, nga zhurma e fortë, fillimisht mendoi se kishte rënë tërmet.

Kryetari i Bashkisë së Nea Ionias, Panagiotis Manouris, e cilësoi ngjarjen si një “larje hesapesh në botën e krimit”, duke kujtuar edhe një incident të mëparshëm në zonë. Motivi i shpërthimit mbetet nën hetim.

Policia po shqyrton edhe një incident të vitit 2025, kur në të njëjtin lokal u regjistruan të shtëna me armë zjarri. Sipas raportimeve, kafeneja kishte një pronar tjetër në atë kohë. Saranda Web

Burimi: Saranda Web

Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

The post Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh appeared first on Saranda News.

MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek
Lefter Nika mesazh pas dy vitesh në krye të MEGA: Nisim rrugëtimin parazgjedhor për bashkimin e minoritetit grek

Kryetari i Partisë së Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen (EEMM–MEGA), Lefter Nika, ka përcjellë një mesazh me rastin e përvjetorit të dytë të marrjes së drejtimit të kësaj force politike, duke bërë një bilanc të kësaj periudhe dhe duke paralajmëruar nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet vendore.

Në mesazhin e tij, Nika e përshkruan dyvjeçarin si një periudhë përballjesh dhe sfidash, si brenda strukturave të partisë, ashtu edhe në veprimtarinë e saj politike. Ai thekson se, pavarësisht vështirësive, MEGA ka arritur të fitojë mbështetjen e qytetarëve që besojnë te brezi i ri dhe te drejtimi i saj.

“Së bashku me bashkëpunëtorët e mi të vjetër dhe të rinj, zhvilluam një betejë të vështirë, si në frontin e jashtëm, ashtu edhe në atë të brendshëm. Por ne fituam, dhe kjo falë mbështetjes së njerëzve”, shprehet Nika.

Kreu i MEGA thekson gjithashtu angazhimin e partisë për të qenë pranë qytetarëve dhe për të mbrojtur vlerat dhe identitetin e minoritetit etnik grek.

Një pjesë të rëndësishme të mesazhit të tij Nika ia kushton bashkimit politik të minoritetit grek, duke deklaruar se partia që ai drejton nuk është tërhequr asnjëherë nga ky objektiv.

“Nuk e braktisëm kurrë idealin e madh të bashkimit”, thekson ai.

Në përfundim, Lefter Nika njofton nisjen e një rrugëtimi parazgjedhor, me synimin që minoriteti etnik grek të paraqitet i bashkuar dhe të marrë drejtimin e pushtetit vendor.

“Sot nisim një rrugëtim parazgjedhor, i cili do ta gjejë të gjithë Minoritetin Etnik Grek të bashkuar, në mënyrë që ai vetë të marrë në dorë drejtimin e pushtetit vendor”, deklaron Nika.

Mesazhi i kreut të MEGA sinjalizon nisjen e angazhimit politik të kësaj force në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore, duke vendosur në qendër të objektivave bashkimin e minoritetit etnik grek dhe përfaqësimin e tij në qeverisjen lokale. Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

The post MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek appeared first on Saranda News.