E enjte, 26 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Kulture 25 vjet pranë grave dhe vajzave, Shoqata “Jona” në Sarandë çel fushatën...

25 vjet pranë grave dhe vajzave, Shoqata “Jona” në Sarandë çel fushatën kundër dhunës me bazë gjinore

25 vjet pranë grave dhe vajzave, Shoqata “Jona” në Sarandë çel fushatën kundër dhunës me bazë gjinore. Shoqata “Jona” shënoi më 25 nëntor 25-vjetorin e saj dhe çeli fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Takimi bëri bashkë themelueset e shoqatës, aktivistë, miq, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët kanë qenë pjesë e punës së saj ndër vite.

Prej një çerek shekulli, “Jona” punon për të drejtat e grave dhe vajzave në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq. Angazhimi i saj përfshin fuqizimin ekonomik të grave, pjesëmarrjen e tyre në jetën shoqërore e politike dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Përvjetori ishte një rast për të falënderuar njerëzit që e kanë mbajtur gjallë këtë punë. Nga themelueset që hodhën hapat e parë te aktivistët dhe bashkëpunëtorët që iu bashkuan më pas, secili ka kontribuar që të drejtat dhe shqetësimet e grave e vajzave të marrin më shumë vëmendje në komunitet.

Me çeljen e fushatës, shoqata riafirmoi angazhimin për të drejtat e njeriut dhe për parandalimin e dhunës.

Mesazhi i përvjetorit u drejtohet edhe njerëzve që mund të bëjnë ndryshim në përditshmëri: të dëgjojmë me seriozitet kur dikush flet për dhunën, të mbështesim ata që kërkojnë ndihmë dhe t’u krijojmë grave e vajzave më shumë mundësi për të marrë pjesë në vendimet që prekin jetën e tyre. Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial