E premte, 13 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë...

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma

Afrim Qendro shkarkohet nga drejtimi i IKMT? Drejtori: Nuk ka asgjë zyrtare. Prej mbrëmjes së djeshme, në disa media shqiptare kanë qarkulluar informacione për një shkarkim të mundshëm të Afrim Qendro nga posti i drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për largimin e tij nga detyra.

I kontaktuar nga Report TV, Qendro ka deklaruar se nuk është njoftuar për ndonjë vendim shkarkimi. “Nuk ka asgjë zyrtare deri më tani”, është shprehur ai, duke lënë të hapur çështjen e vijimit të tij në krye të institucionit.

Edhe burime brenda IKMT-së kanë konfirmuar për Report TV se Afrim Qendro vazhdon të ushtrojë detyrën. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ai ka vijuar të publikojë në rrjetet sociale pamje nga aktiviteti i inspektorëve në terren.

Për momentin mbetet e paqartë nëse ekziston një vendim për shkarkimin e tij që ende nuk është komunikuar, apo nëse informacionet e shpërndara në media janë të pasakta. Verifikimet e deritanishme nuk konfirmojnë një ndryshim në drejtimin e IKMT-së.

Për të sqaruar situatën, Report TV i është drejtuar edhe ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, por deri në momentin e raportimit nuk ka marrë përgjigje.

IKMT është institucion në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa drejtori i përgjithshëm emërohet nga Kryeministri, me propozim të ministrit përgjegjës. Për rrjedhojë, çdo ndryshim në drejtimin e institucionit kërkon një vendimmarrje zyrtare, e cila deri tani nuk është bërë publike. Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial