Wednesday, April 17, 2024
spot_img
HomeLajme Saranda NewsAktualitet12 vjet pas ngjarjeve të 21 janarit, Spiropali: Nuk kemi hequr dorë...

12 vjet pas ngjarjeve të 21 janarit, Spiropali: Nuk kemi hequr dorë kurrë nga drejtësia

 

Sot, shënohen 12-vite nga ngjarja e 21 janarit e vitit 2011, e cila është një ndër më të dhimbshmet në vendin tonë, pasi mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Lidhur me këtë ngjarje ka dhënë një konferencë për shtyp, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka bërë thirrje që të vendoset drejtësia. Sakaq, ajo komentoi publikimin e audios së urdhërave të dhëna nga Garda e Republikës për ekzekutimin e 4 protestuesve në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.

E dinë të gjithë që në 21 janar nuk pati vdekje aksidentale, po vrasje shtetërore. Por publikimi dje i transkriptit të një audioje ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shumë larg gardhit të Kryeministrisë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë.

Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi në emër të viktimave, jetimëve, familjarëve dhe vetë demokracisë së përgjakur në 21 janar.

Nuk jam këtu për të bërë politikë sot, në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do të hapë menjëherë hetimin e çështjes.

Jam këtu për të thënë se ne nuk kemi hequr e nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin, por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia. Sot edhe më shumë sepse ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike, flasin vetë edhe më shumë se sa të gjitha fjalët tona.”, u shpreh ndër të tjera Spiropali. saranda news

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial