Tuesday, March 12, 2024
spot_img

20 pako me heroinë të fshehur në një ndarje sekrete të ‘Audi-t’, arrestohen 2 persona

2 shqiptarë, 30 dhe 44 vjeç kanë rënë në prangat e policisë kroatë pasi iu gjetën 11.35 kilogramë heroinë të fshehura në mjetin ‘Audi’ me të cilin po lëviznin.

2 shqiptarët u ndaluan sapo kaluan kufirin në Karasovići, rreth paradites së 10 janarit pasi dyshoheshin për trafik lëndësh narkotike. Kur policët ushtruan kontroll në mjetin e tyre, nëpërmjet një qeni anti-drogë u pikas se në mjet kishte të fshehur lënda narkotike.

Mediat kroate shkruajnë se heroina ishte e ndarë në 20 pako dhe ishte fshehur në një pjesë të modifikuar nën ndërruesin e marsheve dhe mbështetësen e krahut. Si drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri u arrestuan dhe u konstatua se ata synonin të transportonin heroinë nga Shqipëria në tregun e Evropës Perëndimore.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial