Wednesday, April 24, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

E dashura i kërkoi që të ndahej, 14-vjeçari e qëllon me armë zjarri: Duhet të vdesësh

Një djalë 14-vjeçar nga Wisconsin dyshohet se e qëlloi të dashurën e tij të paktën tre herë në kokë, pasi ajo donte të ndahej nga ai. Vajza, e identifikuar nga familja si 14-vjeçarja Jazlene Jones arriti fatmirësisht të mbijetonte.

Elia Olson, 14-vjeçari u akuzua të martën për tentativë vrasjeje dhe posedim të një arme të rrezikshme. Nëse shpallet fajtor, ai mund të kalojë 60 vitet e ardhshme në burg.

14-vjeçarja para hetuesve tregoi se pasi i kishte thënë të dashurit se donte t’i jepte fund lidhjes, ai dyshohet se e urdhëroi atë të fikte telefonin e saj përpara se ai ta hidhte mënjanë dhe t’i drejtonte një revole në kokë dhe të gjuante me një të shtënë fillimisht.

Jazlene iu lut për jetën e saj, por Elia dyshohet se i tha vajzës “Duhet të vdesësh”. Ai e qëlloi atë dy deri në tre herë të tjera përpara se të ikte. Megjithë plagët e saj, Jazlene arriti të largohej me vrap nga vendi i ngjarjes.

Vajza u dërgua në spital me tre plagë me armë zjarri në kokë. Një nga plumbat hyri përmes mollëzës së saj të majtë dhe u fut në qafën e saj pranë arteries karotide, thuhet në dokumentet e gjykatës. Në spital, Jazlene thuhet se ishte e vetëdijshme dhe identifikoi Elian si personin që e qëlloi. Familja e Jazlene tha se ajo iu nënshtrua një operacioni të rëndë dhe ka planifikuar disa procedura të tjera.

Elia dyshohet se ka pranuar se ka qëlluar të dashurën e tij në një postim në Snapchat.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial