Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

“7-8 kate pa leje”/ Fillon ‘lufta’ Rama-Veliaj: Do konfiskohen pallatet tek sheshi “Skënderbej”!

Edi Rama ka sulmuar sot publikisht, Erion Veliajn, mbështetësin më të madh të Irfan Hysenbelliut, që iu prish resorti me urdhër të Edi Ramës. Rama ka thënë se mu në sheshin Skëndërbej është dhënë një leje për një pallat që do të konfiskohet për interes publik.

Kjo leje është dhënë nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Edi Rama tha: 

Në sheshin Skëndërbej vetëm nuk bërtet pallati, shihni sa u zgjata o njerëz të shkurtër. Gjembat më hyn mua pikë së pari dhe atyre që jetojnë nëpër fshatra që i kap policia për një çati pa leje. Kërkohet adresim i mëhershëm qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaçe e për tulla, sepse e kanë bërë vijën e ligjit si një litar që kërcejnë me lloj lloj marifetesh, që u puthin këmbët pasanikëve për disa lekë të qelbura. 

Ka pallat pa leje në Tiranë 7-8 kate. Atij nuk i hyn gjë në këmbë. Do shemben të gjitha ndërtesat në shkelje të ligjit, duke filluar nga Bashkia Tiranës. Të gjitha katët që do të konfiskohen do të shkojnë për strehim social, ose për mjedise pune për institucione. Kemi institucione që janë me qira.

Ndërkohë që 4-5 mijë metra katrorë janë këtu, ngjitur me sheshin Skënderbej, do ti marrim, ose do të na i japin. Këtu i bëjmë thirrje ndërtuesve që të mos përdorin qytetarët si pengje. Sot me vendimin e qeverisë, u kemi dhënë të drejtën e parablerjes. U kemi dhënë edhe mundësinë ta dhurojnë si një mënyrë për të larë pjesërisht mëkatin.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial