Qëllohen nga një makinë në lëvizje, 1 i vdekur, 1 i plagosur rëndë! Më parë i shpëtuan 2 atentateve mafioze

Ylli Brahimi, 46 vjeç dhe Klisman Preçi, 28 vjeç, kanë qenë në shënjestër të një atentati mbrëmjen e sotme në Milot dhe për pasojë i riu ka mbetur i vdekur, ndërsa 46-vjeçari është i plagosur rëndë.

Viktima dhe i plagosur kanë qenë duke qarkulluar me një automjet në Milot dhe janë qëlluar me armë nga një automjet në lëvizje. Ndërkohë një makinë e djegur që dyshohets e u përket atentatorëve është gjetur në Gramëz të Krujës.

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi, të dy me precedentë të mëparshëm penal, i kanë shpëtuar edhe më parë tentativave për vrasje. Konkretisht Ylli Brahimi, i ka shpëtuar një atentati në vitin 2021, ndërsa Klisman Preçi ka shpëtuar plumbave në maj të këtij viti.

Vetëm 6 ditë më parë një vrasje mafioze me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbremjes së sotme ka lidhje me ngjarjen. SARANDA NEWS

Please follow and like us:
fb-share-icon