Thursday, June 11, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Lajme nga Saranda Aksidenti me pasojë vdékje ditën e djeshme, arrestohet drejtuesi i automjetit

Aksidenti me pasojë vdékje ditën e djeshme, arrestohet drejtuesi i automjetit

Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Taulant Bita 45 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin Marsel Kasi 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, drejtues i automjetit ka hyrë në rrugë për të kaluar në korsinë tjetër, duke i prerë rrugën motoçikletës.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial