Tuesday, June 9, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Lajme nga Saranda Ardit Cikuli ftesë 3 rivalëve: Ejani në debat mediatik të ballafaqohemi përballë...

Ardit Cikuli ftesë 3 rivalëve: Ejani në debat mediatik të ballafaqohemi përballë qytetarëve

Në prag të hapjes zyrtare të fushatës elektorale, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Ardit Cikuli i bën ftesë për debat mbi alternativat për Sarandën, kandidatëve të tjerë në garë.

Ardit Cikuli është i gatshëm për debat me të gjithë kandidatët, në vendin, studion, ditën, orën që duan ata. I hapur për çdo gazetar dhe për çdo format!

Qytetarët e Sarandës meritojnë një ballafaqim programesh, vizionesh, kapacitetesh intelektuale që të kenë mundësi të vendosin se kush është njeriu i duhur dhe vizioni i duhur për 4 vitet e ardhshme, thuhet në ftesën e drejtuar 3 rivalëve.

Me bindjen e thellë se programi realist, edhe në funksion të qytetarëve por edhe përgatitja e modeli i kandidatit të pastër, me integritetit dhe përgjegjshmëri që përfaqëson Ardit Cikuli, do jenë sfiduese për kandidatët dhe sigurisht fituese.

Ftojmë kandidatët të pranojnë ftesën, sepse është detyrë ndaj zgjedhësve të tyre!

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial