Wednesday, April 24, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Artan Hoxha publikon foton që po shpërndahet me shpejtësi, ja mesazhi i koduar që dha mbi varrin e Pablo Escobarit

Gazetari Artan Hoxha ndodhet prej disa ditësh në Kolumbi ku ka vizituar edhe qytetin e Medellinit, qendrën operacionale të kartelit të Escobarit duke dhënë edhe disa mesazhe prej andej.

Gjatë ditës së sotme ai ka postuar një foto nga varri i Escobarit duke thënë se “të paktën këtij ia gjetën varrin, kurse të tjerëve nuk i dihet as nam dhe as nishan”.

Mesazhi i Hoxhës lidhet me zhdukjen e bujshme të Ervis Martinajt, për të cilin nuk ka informacion se ku ndodhet prej më shumë se një muaji.

“Mbi varrin e mbretit të kokainës, narkotrafikantit më të madh në botë, Don Pablo Escobar…(1 dhjetor 1949- 2 dhjetor 1993).

Don Pablos, ja gjetëm varrin të paktën, por si t’ia bëjmë me ata të tjerët, qe nuk po u gjejnë as nam dhe as nishan…”, shkruan Hoxha në Facebook.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial