Saturday, April 27, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Atentat avokatit në Memaliaj

Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati të kryer në orët e mbrëmjes se djeshme, 28 mars. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj, teksa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me autoveturën e tyre.

Sipas dëshmisë të avokatit Zotaj, Fatos Lamaj 36 vjeç, nga fshati  Vjosë në Memaliaj, i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar, por fati ka qenë me avokatin, i cili përmes një manovre të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj.

Avokati Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës. Autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për cështje pronash. Avokati Zotaj ka qenë pala mbrojtëse e të afërmit të autorit.

Pasi i ka shpëtuar atentatit, avokati Zotaj ka denoncuar në polici ngjarjen e me pas grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ku ka gjetur gëzhojat e shkrehura nga kallashnikovi e me pas ka bërë të mundur arrestimin e agresorit Lamaj.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial