Saturday, April 27, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Automjeti përfundon nën rrotat e kamionit, 2 të vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Rrogozhinë-Elbasan pranë bishtit të Zhurit. Shoferi i automjetit tip “Mercedes Benz C Class” dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë pasi janë përplasur me një kamion. Trupat e pajetë janë bllokuar brenda makinës ndërsa nga pamjet duket se si është bërë copa copa mjeti që ka përfunduar nën rrotat e kamionit. Shkak i aksidentit dyshohet se ishte parakalimi i gabuar i makinës Benz.

 

Ndërkohë duket se brenda kamionit të ngarkuar me inerte ka mbetur shoferi, i identifikuar me inicialet I.C., i shokuar nga ngjarja e rëndë. Ai nuk arrin dot të dalë jashtë pasi një pjesë e makinës tip ‘Benz’ i ka bllokuar derën. Forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial