Wednesday, May 15, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Çifti i jep fund jetës, i njoftojnë miqtë përmes Facebook

“Mirupafshim”, ishte ky postimi i fundit në Facebook i Simona Lidullit. Gruaja u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në lagjen Ardeatino në Romë, e goditur me armë zjarri.

Ndërkohë në profilin e të dashurit të saj, Valerio Savino, u gjet një tjetër postim që lajmëronte fatkeqësinë: “Lamtumirë të gjithë miqtë e mi. Jeta ime tokësore dhe ajo e Simonës përfundon këtu”.

Ai u gjet i vdekur në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare. Mesazhet e lamtumirës të gjetura nga karabinierët, edhe në shtëpinë e burrit dhe në makinë, flasin për një vendim të përbashkët për t’i dhënë fund jetës.

Hetimet, të koordinuara nga prokurori i Romës Michele Prestipino, tregojnë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të përbashkët, për shkak të sëmundjes së njërit prej të dyve.

Një vdekje e dyfishtë e shpallur drejtpërdrejt në rrjetet sociale, para një audience miqsh dhe të afërmish.

Shumë prej miqve që lexuan mesazhin ngritën alarmin. “Ju lutem, ata që jetojnë në Romë të shkojnë menjëherë në shtëpinë e Simonës, në via Adolfo Consolini 51”, shkruan një i afërm nën postimin e fundit të gruas.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial