Dhjetëra qytetarë protestojnë në Sarandë: “Shqipëria nuk shitet”, rikthehen sërish nesër. Dhjetëra qytetarë të Sarandës u mblodhën këtë mbrëmje në orën 18:00 në kuadër të nismës qytetare “Shqipëria nuk shitet”.
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit shprehën shqetësimet dhe arsyet që i kanë shtyrë t’i bashkohen kësaj lëvizjeje qytetare, duke ngritur zërin për çështje që, sipas tyre, prekin të ardhmen e vendit dhe të komunitetit lokal.
Protestuesit deklaruan se angazhimi i tyre nuk do të ndalet me këtë tubim, duke njoftuar se do të rikthehen sërish nesër për të vazhduar protestën dhe për të përcjellë mesazhet e tyre.
Në aktivitet morën pjesë qytetarë të grupmoshave të ndryshme, të cilët kërkuan më shumë dëgjim dhe vëmendje ndaj shqetësimeve të ngritura prej tyre. Saranda Web








