Wednesday, April 24, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Dhunohet seksualisht një e mitur, më pas abuzuesi publikoi aktin në TikTok

Një ngjarja e rëndë dyshohet ka ndodhur në një motel në Ferizaj, ku i dyshuari e kishte dërguar viktimën në motel dhe  e kishte keqpërdorur seksualisht pa dëshirën e saj. Rasti  dyshohet të ketë ndodhur në muajin shtator të vitit të shkuar në Ferizaj,por viktima e cila është vajzë e mitur ishte e frikësuar dhe e ka denoncuar rastin në Polici mbrëmjen e djeshme.

Bazuar në dëshminë e të miturës, i dyshuari e kishte dërguar atje me dhunë dhe e kërcënonte se do ta vrasë në rast se nuk kryejnë marrëdhënie seksuale me të. Burimet e medias nw Kosovw “Sinjali” kanë bërë me dije se i dyshuari e kishte xhiruar aktin dhe e kishte publikuar në rrjetin social TikTok.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje që ta arrestojnë të dyshuarin, por sipas familjarëve ai ndodhet jashtë shtetit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohet i dyshuari i cili është shpallur në kërkim policor.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial